Lajmet

Drenori proteston para Ambasadës Amerikane dhe KQZ-së

Drenori thotë se ai dhe pesë kandidatët e tjerë për kryetar të Drenasit janë kufizuar në fushatë nga Lladrovci.

Published

on

Kandidati për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori ka protestuar sot para Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të shprehur pakënaqësitë që siç tha ai, po u bëhen në garën zgjedhore nga kandidati aktual Ramiz Lladrovci.

Drenori i cili ishte shoqëruar nga kandidatët për asamblistë, paralajmëroi edhe padi për shkak të uzurpimit të billbordëve që sipas tij, ka bërë kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Drenori thotë se ai dhe pesë kandidatët e tjerë për kryetar të Drenasit janë kufizuar në fushatë nga Lladrovci, i cili garon edhe për një mandat.

“Ne jemi 6 kandidatë në garën për kryetar në Drenas, ndërsa kryetari aktual z. Lladrovci i ka uzurpu të gjithë billbordët, të cilët do të ishte dashur me qenë në përpjesëtim të ndarë për të gjithë kandidatët. Presim që PZAP të japë versionin e tij. Për këtë, po them do ta dërgojmë edhe në Prokurori, por siç shihet edhe në fotografi, në gjithë Drenasin thuajse është veç një kandidat dhe nuk ka kandidatë tjerë. Janë të gjithë billbordët e mundshëm që kanë qenë të lirë, të cilët janë vetëm me foton e Ramiz Lladrovcit”, tha ai.

Ai tha se në Drenas nuk ka frymë të demokracisë dhe se sipas tij, prokurorët shpejt po i mbyllin rastet për shkak të presionit të Lladrovcit.

Të njëjtën ankesë, Drenori e parashtroi edhe para Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ku tha se kishte sjellë edhe materialin për padinë që dikur Lladrovci kishte bërë për të.

“Atë që e kam sjellë sot është edhe materiali për padinë, të cilën e kishte bërë në atë kohë z. Lladrovci, edhe në atë kohë ishim kundërkandidatë. Ai kishte përdorur veturën zyrtare në një shkollë, dhe unë e kisha denoncuar në rrjete sociale, dhe ëpr të njëjtën kishte bërë padi, që unë nuk e kam ditë dhe më ka thirrë gjykata. Gjykata, në vend që të dënojë atë që ka përdorur veturën zyrtare, më ka dënuar mua sado me një dënim të ulët, vetëm sa për të thënë që është dënuar, duke e arsyetuar në vendim se Ramiz Lladrovci është vëllai i Fehmi Lladrovcit… Jo vetëm ai gjykatës, por edhe gjykatës tjerë, policë e prokurorë janë në presion të vazhdueshëm nga z. Lladrovci për të gjithë kundërshtarët politik”, tha ai.

Sipas tij, qytetarët e Drenasit duhet të jenë në dijeni se kryetari aktual është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmet

Dy të arrestuar për fajde në Gjakovë

Published

on

Në Gjakovë, më 24 shtator, janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se i kishin dhënë para me kamatë-fajde një personi mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi që lidhen me rastin, si dhe disa fishekë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen armë dhe municion në Gjilan, dy persona arrestohen

Published

on

Në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan, më 10 gusht, janë arrestuar dy persona të dyshuar për import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo mjeteve plasëse, ndërsa një person tjetër ndodhet në kërkim policor.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë pushkë gjuetie, gjashtë pistoleta, një armë e gjatë, një pushkë ajrore, 836 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër leje të armëve, para të gatshme dhe dy telefona mobilë.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kanosje me thikë në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka intervistuar dy persona të dyshuar në lidhje me një rast të kanosjes, ndërsa në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar dhe rasti ndaj tij do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare aktorja franceze Marina Vlady

Published

on

Aktorja, shkrimtarja dhe këngëtarja e njohur franceze, Marina Vlady, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, ka bërë të ditur familja e saj.

Familjarët njoftuan se Vlady u nda nga jeta në shtëpinë e saj, e rrethuar nga njerëzit e afërt dhe kafshët e saj.

Marina Vlady ishte një prej figurave të njohura të kinemasë franceze dhe italiane. Ajo e nisi karrierën në moshë shumë të re, me filmin “Avant le déluge” në vitin 1954, ndërsa në moshën 16-vjeçare fitoi çmimin Suzanne Bianchetti si një prej aktoreve më premtuese.

Në vitin 1963, ajo fitoi çmimin për interpretim në Festivalin e Kanës për filmin “Le Lit conjugal”.

Gjatë karrierës së saj, Vlady luajti në më shumë se 80 filma dhe bashkëpunoi me regjisorë të njohur, përfshirë Jean-Luc Godard, Orson Welles, Bertrand Tavernier, Chris Marker dhe Ettore Scola.

Përveç aktrimit, ajo u mor edhe me letërsi dhe muzikë. Vlady botoi rreth 10 libra, ndër ta kujtimet “24 images/secondes”, të publikuara në vitin 2005.

Një pjesë e rëndësishme e jetës së saj ishte edhe lidhja me këngëtarin dhe poetin rus Vladimir Visocki. Ata u martuan në vitin 1969 dhe Vlady jetoi për një periudhë në Moskë. Marrëdhënien e tyre ajo e përshkroi në librin “Vladimir ou le vol arrêté”, botuar në vitin 1987.

Fëmijët e saj e kanë përshkruar jetën e artistes si “të gjatë, të bukur dhe të mbushur plot”./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara