Lajmet

​Malisheva e Mamusha përfitojnë nga mbështetja e BE për efiçiencë, përurohen pesë projekte

Të lumtur që përfituan nga ky fond ishin dy kryetarët e komunave, Malishevës dhe Mamushës.

Published

on

Komuna e Malishevës dhe ajo e Mamushës janë komunat e radhës përfituese të aplikimit të masave të efiçiencës së energjisë nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, mbështetur nga Bashkimi Evropian, Banka Botërore dhe Qeveria e Kosovës.

Në komunën e Malishevës janë përfunduar dy projekte për efiçiencë energjetike në ndërtesën e komunës së Malishevës dhe në shkollën e mesme “Hamdi Berisha” në vlerë mbi 400 mijë euro.

Ndërkaq, tri projekte të tjera me panele solare janë realizuar në Mamushë në vlerë mbi 45 mijë eurosh në ndërtesën administrative komunale, në shkollën “Anadolu” dhe në shkollën e mesme “Ataturk”.

Disa nga masat që përfshihen në këto projekte janë, izolimi termik i jashtëm me lesh guri, ndërrimi i dritareve dhe dyerve me ato efikase nga alumini, kaldaja e re për ngrohje qendrore me pelet ose pompe termike, ndriçim LED dhe komponentë të tjerë.

Zëvendësshefi i Bashkëpunimit në zyrën e BE-së në Prishtinë, Alessandro Bianciardi, deklaroi se janë të lumtur që po financojnë projekte që ndihmojnë në trancizionin e Kosovës drejt energjisë së gjelbër.

“Bashkimi Evropian për disa vite po e ndihmon Kosovën në tranzicionin drejt një energjie më të gjelbër, për të dekarbonizuar ekonominë dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë financime për këtë. Tani BE ka ofruar një paketë të rëndësishme prej 75 milionë eurosh për të ndihmuar sërish Kosovën në futjen e masave për efiçiencën e energjisë dhe energjinë e ripërtëritshme, veçanërisht në objektet rezidenciale, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë edhe me ndërtesat publike, por edhe me ndërtesat e banimit, të përpiqemi të përmirësojmë performancën e tyre të efiçiencës së energjisë dhe të përdorim gjithnjë e më shumë energji të rinovueshme”, tha Bianciardi.

Të lumtur që përfituan nga ky fond ishin dy kryetarët e komunave, Malishevës dhe Mamushës.

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati tha se përmes këtij fondi u mundësohet qytetarëve një jetë më e mirë dhe më cilësore. Ai tha se nga kjo masë Komuna e Malishevës ka përfituar mbi 400 mijë euro .

“Përmes këtij fondi ne ju mundësojmë qytetarëve të Komunës së Malishevës që të kenë një jetë më të mirë, përkatësisht edhe nxënësit dhe mësimdhënësit, sepse përmes këtij projekti ne edhe kursejmë energjinë, mirëpo edhe rrisim cilësinë e jetës dhe punës nëpër këto objekte ku veçse zhvillojmë aktivitete. Komuna e Malishevës deri më tash nga ky fond ka përfituar rreth 1 milion euro, ku kemi edhe katër objekte të cilat duhet që më vazhdimësi t’i riparojmë apo edhe t’i ndërtojmë kapacitetet që kanë të bëjnë me kursimin e energjisë elektrike dhe në këtë mënyrë të vazhdojmë që Komuna e Malishevës të jetë njëra prej komunave e cila ka gëzuar përfitimin nga ky fond e që sigurisht qytetarët e kësaj komune të kenë mundësinë për një jetë më të mirë dhe më cilësore”, tha Kastrati.

Kryetari i Mamushës, Abylhadi Krasniqi, tha se frytet e projekteve të mbështetura nga Bashkimi Evropian vetëm janë duke i shijuar për shkak se pjesa më e madhe e energjisë që shërben për administratën komunale prodhohet prej paneleve solare.

“Në Komunën e Mamushës prej solareve për momentin e kemi prodhimin e rrymës deri 86 për qind e konsumimit të objekteve komunale. Por, shpresojmë që projekte të tillë do të ketë Kosova më shumë dhe shpresojmë që nuk do të kemi nevojë të bëjmë një termocentral të ri për prodhim të energjisë së ripërtërishme”, tha Krasniqi.

Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku ripërsëriti angazhimin e Qeverisë së Kosovës për energji të gjelbër duke thënë se synojnë që projekte të ngjashme të aplikohene dhe në dnërtesa të tjera private.

“Shpresojmë që brenda vitit 2031 do t’i arrijmë caqet që është një transformim i sektorit dhe investime në kapacitete të reja 1600 MGW energji të ripërtrishme. Por, që çfarëdo transformimi nuk jep rezultatin e duhur pa kursimin e energjisë dhe pa efiçencën, pra të bëjmë punë sa më shumë me më pak energji, me më pak mund, ky është synimi. Andaj, ne vazhdojmë ta përkrahim punën që bënë Fondi i Efiçiencës dhe shpresojmë të shohim projekte dhe investime të kësaj natyre më tutje dhe jo vetëm në Komunën e Malishevës por edhe në komuna tjera të cilat do të vazhdojmë t’i vizitojmë gjatë këtyre ditëve për t’i përuruar investimet, kryesisht nëpër objekte publike, pra ndërtesa të komunave, shkollave. Por në fazat e mëvonshme edhe në ndërtesa banesore dhe pse jo në banesa private”, tha Mjeku.

Ndërsa drejtori Menaxhues i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Ahmet Ismaili dha lajmin e mirë se tha se do të vazhdojnë edhe me tëj me këto masa edhe në komuna të tjera në vend.

“Ne do të vazhdojmë edhe me projekte tjera në përputhje me strategjinë e energjisë që së fundmi është miratuar në Kuvend, me një plan tonin dhe mbështetje që kemi ne do të vazhdojmë edhe me tutje me këto masa. Po ashtu, komuna e Malishevës gjithashtu është një prej komunave që do të përfitojë në vazhdimësi”, tha Ismaili.

Kujtojmë se sipas IPA 2017, BE-ja ka ndarë 10 milionë euro për Fondin e Mirëbesimit të menaxhuar nga Banka Botërore me qëllim të mbështetjes së operacioneve të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (KEEF) në infrastrukturën publike komunale duke përfshirë ndërtesat publike dhe ndriçimin publik.

Granti i BE-së është i kombinuar me 5 milionë euro kredi nga Banka Botërore si dhe bashkëfinancim nga Qeveria me 1 milionë euro/vit.

Në kuadër të “Pakos për Mbështetje të Energjisë” të financuar nga BE-ja prej 75 milionë euro si përgjigje ndaj krizës energjetike, Fondi i Kosovës për efiçencën e energjisë do të zbatojë 20 milionë euro për masat e efiçiencës së energjisë në sektorin e banimit.

BE-ja kërkon më tej të mbështesë Kosovën në zbatimin e strategjisë së re të energjisë (2022-2031) në veçanti në fushën e eficiençës së energjisë dhe energjisë së rinovueshme.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara