Lajmet

​Macron i shqetësuar për rreziqet mbi sigurinë bërthamore

Presidenti francez “dënon fuqishëm çdo shkelje të integritetit të objekteve bërthamore civile të Ukrainës”.

Publikuar

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është jashtëzakonisht i shqetësuar për rrezikun mbi sigurinë bërthamore si pasojë e pushtimit rus dhe në orët e ardhshme do të propozojë masa konkrete për të siguruar pesë objekte bërthamore të Ukrainës, njoftoi sot Pallati Elysee.

Rusia dhe Ukraina duhet të arrijnë një marrëveshje të sigurt bazuar në ato propozime, të bëra sipas kritereve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) për të siguruar bashkërisht ato vendndodhje, shtoi presidenca franceze në një deklaratë.

Presidenti francez “dënon fuqishëm çdo shkelje të integritetit të objekteve bërthamore civile të Ukrainës nga forcat ruse në kryerjen e agresionit të tyre ushtarak kundër Ukrainës. Është e nevojshme të garantohet siguria e tyre”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu thuhet se Rusia duhet t’i qasje të rregullt dhe të papenguar personelit që punon në këto termocentrale, për të garantuar vazhdimin e punës së tyre në siguri të plotë.

Pas granatimeve të mbrëmshme të termocentralit bërthamor në Zaporizhzhya, më i madhi në Evropë, G7 e vendeve më të zhvilluara industriale në botë, ku bën pjesë edhe Franca, i bëri thirrje Rusisë që të ndalojë sulmet në mjedisin e centraleve bërthamore të Ukrainës.

Pallati Elysee deklaroi se Rusia duhet të ndalojë menjëherë veprimet e paligjshme dhe të rrezikshme ushtarake dhe të lejojë kontrollin e plotë të autoriteteve ukrainase mbi të gjitha instalimet bërthamore brenda kufijve të njohur ndërkombëtarë të Ukrainës.

Lajmet

Tahiri: 30 maji është data e fundit kur duhet të shpërndahet Kuvendi

Publikuar

nga

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka nënvizuar sërish se nuk do të përkrahin iniciativën për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se e vetmja formë për shkuarjen e zgjedhjeve të parakohshme duhet të jetë përmes dorëheqjes apo shkarkimit të kryeministrit Albin Kurti.

Ai tha se më debatin e së premtes për tri vjet qeverisje të Kurtit do të shpalosin edhe një mocion për shkarkimin e tij.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Funerali i presidentit Raisi do të mbahet të martën

Publikuar

nga

Funerali i presidentit iranian, Ebrahim Raisi dhe ministrit të jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian do të mbahet të martën, raportoi gazeta iraniane Tasnim.

Një zyrtar iranian Hassan Hakikian tha se do të zhvillohet në qytetin e Tabrizit, në Iranin veriperëndimor.

Para se të bëhet varrimi do të bëhet ekspertiza mjekoligjore./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Të reshurat e shiut shkaktojnë dëme në Prishtinë, komuna me thirrje për qytetarët

Publikuar

nga

Të reshurat e shiut kanë shkaktuar dëme materiale në disa zona të kryeqytetit. Ekipet e zjarrfikësve në bashkëpunim me policinë e Kosovës janë duke i sanuar të gjitha dëmet.

Komuna e Prishtinës u bën thirrje qytetarëve që të kenë durim deri në sanimin e të gjitha dëmeve.

“Pas shiut të rrëmbyeshëm të mëngjesit të hershëm, në disa zona të kryeqytetit janë shkaktuar dëme materiale, të cilat ekipet e zjarrfikësve dhe Drejtorisë së Sigurisë dhe Emergjencave në bashkëpunim me policinë janë duke i sanuar. Ju lutemi të keni durim në trafikun e ngarkuar i cili është shkaktuar për shkak të ndërhyrjeve në sanim nga ekipet e emergjencave. Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 112 33 ose 0800 112 44”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Hamasi në solidaritet me Iranin pas vdekjes së presidentit

Publikuar

nga

Hamasi ka shprehur solidaritetin e tij me shtetin e Iranit, pas përplasjes së helikopterit ku mbetën të vdekur presidenti, ministri i Jashtëm dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë. Grupi militant tha se ndan dhimbjen me vëllezërit iranianë.

Grupi tha “se përplasja e helikopterit ka lënë të vdekur disa prej liderëve më të mirë iranianë që kishin një karrierë të shquar në rilindjen e Iranit”.

Grupi militant është në luftë me Izraelin që nga 7 tetori pas sulmit të tij tronditës në Izraelin jugor. Hamasi është një nga grupet e shumta militante të mbështetur dhe financuar nga Teherani, i cili ofron fonde, armë dhe trajnime./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara