Lajmet

​LVV kërkon dorëheqjen e Imri Ahmetit

Anëtarë të LVV-së në një konferencë për media kërkuan zbardhjen e të gjitha rasteve të korrupsionit në Lipjan.

Published

on

Lëvizja e Vetëvendosje – Dega në Lipjan ka kërkuar dorëheqjen e të parit të kësaj komune, Imri Ahmetit, pas arrestimit të nëntë zyrtarëve komunalë për dëmtim të buxhetit me rastin e ndërtimit të stadiumit të Magures.

Anëtarë të LVV-së në një konferencë për media kërkuan zbardhjen e të gjitha rasteve të korrupsionit në Lipjan.

Alban Salihu nga VV tha se këtë shqetësim e kanë adresuar qysh në vitin 2021, kur bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, kanë vizituar stadiumin. Ai ka akuzuar të parin e Lipjanit se po kontrollon tenderët në këtë komunë për përfitime.

Salihu derisa ka akuzuar, kryetarin e Lipjanit tha se nuk është hera parë që zyrtarët komunalë vihen para drejtësisë për akte të tilla.

“Kurdisja e tenderëve e abuzimi i tyre është tashmë një fakt i pamohueshëm në Komunën e Lipjanit, dhe asnjë nga këto veprime të dëmshme për interesin e qytetarëve nuk mund të mendohet pa ideatorin kryesor të tyre, që është kryetari i Komunës, Imri Ahmeti. Nuk është hera parë që zyrtarët e Komunës së Lipjanit vihen para drejtësisë për akte të tilla abuzive me detyrë. Fatkeqësisht qytetarët e kësaj komune, janë ata të cilët dëmtohen më së shumti nga këto shpërdorime e ky keqmenaxhim masiv. Ata shohin përditë pasurimin e shpejtë e jetën luksoze të shumë prej zyrtarëve të Komunës së Lipjanit që është në shpërputhje të plotë me pagat që i marrin. Disa prej zyrtarëve të arrestuar dje, përveç që operojnë ngushtë me Imri Ahmetin janë të njohur për jetën luksoze që bëjnë e pasurinë e majme që kanë krijuar, e kjo nuk mund të kishte epilog tjetër e as sqarim përveç se kësaj që ndodhi dje”, theksoi Salihu.

Sipas Salihut, me ditën e djeshme është parë edhe fytyra e vërtetë e kryetarit, Imri Ahmeti, siç thotë ai, si një përfitues personal përmes personave të tretë doli në sipërfaqe. Salihu ka ftuar Prokurorinë dhe policinë e krimeve ekonomike të hetojë edhe shumë kontrata tjera.

“Me ditën e djeshme kanë rënë maskat, fytyra e vërtetë e Imri Ahmetit, si një përfitues personal përmes personave të tretë doli në sipërfaqe. Ne ftojmë Prokurorinë t’i zgjerojë hetimet, kurse policinë e krimeve ekonomike ftojmë të hetojë edhe shumë kontrata tjera po kaq abuzive, nëse jo më shumë sesa rasti i Stadiumit të Magures. Kryetari Ahmeti nuk mund të struket e as të kamuflojë skandalin e keqpërdorimit të qindra mijëra eurove. Ky rast duhet të shërbej si momenti kur filloj të dalin keqpërdorimit tjera të tij. Përkundër diktatit që ushtron Imri Ahmeti ndaj zyrtareve komunal”, shtoi Salihu.

Asambleistja Shahadije Dragaqina – Bikliqi ka përmendur po ashtu edhe disa projekte të tjera, që sipas saj janë të ngjashme me këtë të fundit.

“Ka vite që në Lipjan është sekret publik që kryetari i komunës operon nëpërmjet personave të caktuar, zyrtar të komunës, njerëz të besueshëm të tij në dhënien e tenderëve, realizimin e projekteve me cilësi të ulët, mbylljen e projekteve të papërfunduara, dhënien e lejeve për ndërtim. Logjika e mendësia e njëjtë, sikurse te Stadiumi i Magures, është e pranishme kudo në projektet e komunës. Pothuajse në gjendje të njëjtë e me keqpërdorime të natyrës së njëjtë është edhe Stadiumi në Dubrajë të madhe, edhe më keq është projekti i ashtuquajtur për Tregun e Gjelbër, në të cilin janë investuar mijëra euro për të shndërruar në gërmadhë që nuk përdoret për asgjë tjetër, përveçse nga qentë endacakë, ndërsa shtigjet e ecjes, një projekt për të cilin krekosej bashkë me Lumir Abdixhikun, Imri Ahmeti kanë filluar të shpërbëjnë një ditë pas përurimit dhe gjithë këto shihen qartë në terren… Buxheti i komunës është i qytetarëve të Lipjanit dhe jo pasuri private e kryetarit të komunës”, tha ajo.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar dje se nëntë zyrtarë komunalë të Lipjanit janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të mashtrimit dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, duke e dëmtuar buxhetin e Komunës me 300 mijë euro.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se personat e arrestuar në cilësinë e personave zyrtar, si anëtarë të Komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit futbollistik në fshatin Magure Komuna e Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani.

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Fushë Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një vdekje të dyshimtë që ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Fushë Kosovë.

Sipas raportit 24- orësh, ngjarja është raportuar rreth orës 19:00, me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë intervenuar menjëherë njësitë policore dhe ekipi mjekësor.

Pas ekzaminimit fillestar, mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës burrë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti aktualisht po trajtohet si “Hetim mbi vdekjen” deri në pranimin e rezultateve mjeko-ligjore.

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe çështje të bashkëpunimit bilateral.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.

Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosova për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke ritheksuar se aleanca ndërmjet dy vendeve mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Kosovën.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së

Published

on

By

Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.

Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.

Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.

Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/

Continue Reading

Lajmet

KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), pasi subjekti dështoi të organizojë zgjedhjet e brendshme deri në afatin e paraparë (25 shkurt 2026). Edhe pse partia ishte njoftuar paraprakisht, ajo nuk e ka përmbushur këtë obligim ligjor.

KQZ i ka dhënë AKR-së një afat shtesë prej 45 ditësh për ta mbajtur Kuvendin Zgjedhor. Nëse ky kusht nuk plotësohet as brenda kësaj periudhe, partia do të çregjistrohet përfundimisht nga regjistri zyrtar.

AKR, e cila ishte pjesë e Kuvendit që nga viti 2007, aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Vesel Makolli, pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit në tetor 2025. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.

Continue Reading

Të kërkuara