Lajmet

​LDK përmes rezolutës kërkon që MF ta pezullojë rivlerësimin e pronave

Hoti kërkoi që Ministria e Financave sa më shpejt ta sjellë në Kuvendin e Kosovës projektligjin për tatimin në pronë.

Published

on

Lidhje Demokratike e Kosovës para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka paraqitur propozim rezolutën e saj për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë, e cila kishte në përbërje tri pika kryesore dhe përmes të cilës kjo parti po kërkon që fillimisht Ministria e Financave të pezullojë rivlerësimin e pronave dhe faturat e tatimit në pronë për vitin 2023, të llogariten sipas vlerësimit paraprakë.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti tha se problemi me rritjen e tatimit në pronë është shkaktuar nga niveli qendror dhe beson që zgjidhja duhet të gjendjet në nivelin qendror.

Teksa lexoi përmbajtjen e rezolutës, Hoti kërkoi që Ministria e Financave sa më shpejt ta sjellë në Kuvendin e Kosovës projektligjin për tatimin në pronë.

“Ministria e Financave të pezulloj rivlerësimin e pronave dhe faturat e tatimit në pronë për vitin 2023, të llogariten sipas vlerësimit paraprakë kjo është plotësisht e realizueshme dhe nuk ka asnjë ndikim negative tek komunat sepse buxhetet e komunave janë të planifikuara me ngarkesat e vjetra tatimore të tatimit në pronë. MFTP që të sjellë në Kuvend Projektligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme. I cili duhet të përmbajë amendamentet që mundësojnë dy gjëra që të jep mundësi ligji që të përshtat ngarkesën tatimore në përputhje me situatën ekonomike dhe këto mund të nxjerrim indikator konkret dhe të lejoj mundësinë të ndryshoj pragu ndoshta të ulet norma minimale…E treta që ministria e Financave në bashkëpunim me komunat gjatë vitit 2023 fillimisht të bëjë rivlerësimin e pronave dhe ndoshta të kalohet tek vlerësimi individual i pronave jo vlerësimi i pronave për gjithë zonën”, tha ai.

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u shpreh se mosreagimi i ministrit Hekuran Murati, karshi kësaj rritje të tatimit në pronë është rezultat i asaj që ministri nuk ka qenë i njoftuar me këtë raport.

“Komunat nuk i kanë ndryshuar normat tatimore, kanë mbet në ato që kanë qenë por ngarkesa tatimore është rritur për shkak të rivlerësimit që ka bërë Ministria e Financave sa i përket pronave. Në tetor 2022 ekipi i tatimit në pronë në MF e ka përgatitur raportin e rivlerësimit të pronave normalisht që vlera e pronave është rritur në bazë të këtij vlerësimi për shkak të inflacionit që ka ndodhur gjatë vitit 2022 edhe për shkak se ka pas disa vite që është përdorur vlera e mëhershme e pronave. Problemi është se si duket ministri nuk e ka parë këtë raport deri më 23 janar të këtij viti kur departamenti i tatimit në pronë ka filluar të gjeneroj faturat e tatimit në pronë në vlerë dyfish më të lartë sesa më parëpara sepse ndryshe nuk ka si të mos kuptohet mos reagimi i ministrit me kohë qysh me kohë se nga janari do të kenë fatura dyfish më të larta të tatimit në pronë”, tha ai.

Hoti theksoi se Murati për gjendjen e krijuar nuk mori asnjë përgjegjësi, duke ua hedhur fajin komunave.

“Ministri nuk mori kurrfarë përgjegjësie, në fakt për gjendjen e krijuar sikur këto fatura të dyfishuara të kishin hyrë ndonjë haker në sistem dhe me i dyfishua këto fatura e jo MF, faji u hodh tek komunat mandej komunat e sqaruan situatën që nuk kanë përgjegjësi në këtë drejtim dhe mandej doli ministri me këtë propozimin që t’u falen nga 100 euro nga ngarkesa e tatimit në pronë…është e pamundur kjo u dëshmua edhe në përgjigjen që vetë MF i kthen komunës së Drenasit, ku jep sqarim se komunat nuk kanë të drejtë ligjore ta bëjnë këtë ligj”, tha Hoti.

Propozimin e Hekuran Muratit për falje të 100 eurove të borxhit e quan si propozim i pazarit, ndërsa thekson se me këtë dyfishim të faturave të tatimit në pronë ka ulur inskasimin e tatimit në pronë në komuna dhe do të ndikohet në të hyrat komunale.

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet se shtyu zyrtaren policore

Published

on

Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka përdorur fjalë fyese dhe ka shtyrë një zyrtare policore.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 15:08.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet për kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një person

Published

on

Policia ka ndaluar një automjet me targa vendore në Vërmicë, ku janë gjetur katër migrantë, shtetas të huaj.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 04:00. Automjeti drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, migrantët janë trajtuar nga institucionet përkatëse dhe më pas janë dërguar në qendrën strehimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona sulmojnë me kaçavidë një burrë në Ferizaj

Published

on

Një burrë në Ferizaj ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është therur me një mjet të mprehtë, konkretisht kaçavidë, nga dy persona të panjohur.

Rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 22:30.

Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre të dyshuar për materiale të shfrytëzimit seksual të fëmijëve në Prizren dhe Drenas

Published

on

Policia e Kosovës ka identifikuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Rasti është raportuar më 21 shtator në Prizren dhe Drenas. Si prova materiale janë sekuestruar tre telefona celularë.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë ftuar për intervistim.

Rasti mbetet në procedurë hetimore, njofton Policia e Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara