Lajmet

​Latifi pyetet për mungesën e anesteziologëve: Unë isha në Greqi javën e kaluar, e kanë të njëjtin problem

Ai ka shtuar se duhet të trajtohen me prioritet dhe të jenë kreativ në zgjidhjen e kësaj situate.

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka deklaruar se edhe në Greqi e shumë vende të tjera janë duke u përballur me largimin e punëtorëve shëndetësorë.

Ai ka theksuar se janë duke u marrë me çështjen e largimit të anesteziologëve, por kjo vështirësi po ndodh për shkak të keqplanifikimit në të kaluarën.

Kështu është përgjigjur në seancë plenare, ministri Rifat Latifi, i cili u pyet nga deputeti i LVV-së Fitim Uka. Ky i fundit pyeti se cilat janë masat që ka paraparë ministria për të parandaluar këtë situatë.


Vetëm gjatë muajit shtator është raportuar për largimin e gjashtë anesteziologëve e në anën tjetër thuhet që në Kosovë aktualisht nuk ka anesteziologë të papunë. I nderuar ministër, duke pasur parasysh rëndësinë e këtij profili specifik, a mund të na tregoni nëse ekziston rrezik për shërbimet publike në QKUK si pasojë e mungesës së anesteziologëve dhe cilat janë masat që keni paraparë të ndërmerrni ju si Ministri e Shëndetësisë për parandaluar një problem të tillë”, ka pyetur Uka.

Ndërkaq, ministri Latifi theksoi se janë duke u marrë me këtë çështje dhe se aktualisht janë 47 anesteziologë të angazhuar në Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimin Intensiv.

Unë isha në Greqi javën e kaluar, e kanë të njëjtin problem. Ka të njëjtin problem Austria, e ka të njëjtin problem Zvicra, e kanë të njëjtin problem shumica e këtyre vendeve me largimin e punëtorëve shëndetësorë. Nga 26 mijë mjekë në Greqi që punojnë në gjithë Athinën, vetëm dy mijë janë në sistemin publik. Edhe ne kemi të njëjtin problem. Edhe çështja e anesteziologëve është lënë pas dore për vite të tëra. Kjo vështirësi është shkaktuar se për vite me radhë prej vitit 2016, nuk është hapur asnjë konkurs për specializim nga anesteziologjia. Po të ishte bërë kjo, tash do të ishin dy gjenerata të anesteziologëve dhe nuk do të kishim problemet që i kemi sot. Pasojat e keq planifikimit apo të mos planifikimit fare të resurseve të kësaj dege të rëndësishme të kaluarën, po i shohim dhe përjetojmë tash. Nga viti 2020 mungojnë 22 anesteziologë, 16 e kanë lëshuar punën, katër janë pensionuar dhe dy kanë ndërruar jetë”, ka deklaruar Latifi.

Ai ka shtuar se duhet të trajtohen me prioritet dhe të jenë kreativ në zgjidhjen e kësaj situate.

Ne tash po hapim konkursin për 30 specializantë të anesteziologjisë në mënyrë që të ardhmen mos të kemi të njëjtin problem”, ka shtuar Latifi.

Lajmet

Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare

Published

on

By

Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.

Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.

Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.

“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes  Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.

 

Continue Reading

Lajmet

UBT shënon 25 vite si institucioni me ndikimin më të madh ekonomik në arsimin jopublik

Published

on

By

Në jubileun e 25-vjetorit të themelimit, UBT po konfirmon edhe një herë pozicionin e tij si institucioni me numrin më të madh të të punësuarve në sektorin privat të arsimit të lartë në Kosovë, duke dëshmuar ndikimin e drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Për një çerek shekulli, UBT ka ndërtuar jo vetëm një institucion arsimor modern, por një ekosistem të fuqishëm zhvillimi që gjeneron vende pune, inovacion dhe stabilitet ekonomik. Nga një fillim modest me pak akademik, sot UBT përfshin qindra profesorë, doktorë shkencash, ekspertë dhe profesionistë nga të gjitha trojet shqiptare dhe më gjerë.

Rritja e vazhdueshme e stafit gjatë këtyre viteve reflekton vizion të qartë strategjik dhe investim të qëndrueshëm në kapitalin njerëzor. Ky zgjerim nuk përfaqëson vetëm sukses institucional, por një kontribut konkret në uljen e papunësisë dhe fuqizimin e tregut të punës në Kosovë.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se arritja e këtij jubileu përkon me një moment të rëndësishëm zhvillimor për institucionin.

“25 vjet më parë nisëm me një vizion për të ndërtuar një institucion që do të ndikonte realisht në zhvillimin e vendit. Sot, kur UBT është punëdhënësi më i madh në arsimin e lartë privat, mund të themi me bindje se kemi krijuar një model të qëndrueshëm që gjeneron dije, punësim dhe zhvillim ekonomik”, theksoi rektori Hajrizi.

Përgjatë këtij rrugëtimi, UBT ka investuar vazhdimisht në zgjerimin e kapaciteteve akademike, teknologjike dhe kërkimore, duke krijuar një mjedis profesional ku promovohen barazia gjinore, meritokracia dhe zhvillimi i vazhdueshëm.

Në 25-vjetorin e tij, UBT nuk feston vetëm historinë e suksesit, por konfirmon angazhimin për të vazhduar të jetë një shtyllë e ekonomisë së dijes dhe një motor i fuqishëm i punësimit në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

5 milionë euro për gratë ndërmarrëse dhe zhvillimin e zonave rurale në Kosovë

Published

on

By

Agjencia Franceze për Zhvillim, përmes Proparco, ka nënshkruar një marrëveshje financimi me Agjencionin për Financim në Kosovë (AFK) në vlerë prej 5 milionë eurosh, me qëllim fuqizimin e grave dhe komuniteteve rurale.

Nga kjo shumë, 3 milionë euro janë të destinuara për gratë ndërmarrëse, ndërsa 2 milionë euro të tjera për projektet në zonat rurale.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, vlerësoi se këto kredi do të ndihmojnë në rritjen e përfshirjes së grave në biznes dhe zhvillimin e sipërmarrësve në komunitetet rurale. Ai shtoi se sa më shumë gra të jenë të përfshira në biznes dhe sektorin publik, aq më e fortë bëhet Kosova.

Drejtori ekzekutiv i AFK-së, Xhevdet Spahija, theksoi se bashkëpunimi me Proparco do të fokusohet kryesisht në kreditimin e grave ndërmarrëse dhe grave në bujqësi. Ai gjithashtu kujtoi se që nga viti 1999, AFK ka shpërndarë rreth 500 milionë euro përmes afro 165 mijë kredive.

Drejtori Regjional për Euroazi në Proparco, Steve Gardon, u shpreh se partneriteti synon të bëjë zhvillimin ekonomik në Kosovë më gjithëpërfshirës, duke fokusuar mbështetjen tek gratë sipërmarrëse dhe bizneset në zonat rurale, ku qasja në financa është më e kufizuar.

/Kosovapress/

Continue Reading

Të kërkuara