Aktualitet

​Lajçak thotë se ndihet i zhgënjyer me vendimet për Ballkanin Perëndimor

Published

on

I dërguari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Samiti BE-Ballkani Perëndimor ka zhgënjyer sërish vendet e rajonit.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se kanë ndërmarr vendime për Evropën Lindore, por jo edhe për Ballkanin Perëndimor.

Ne morëm një vendim gjeopolitik për Evropën Lindore, por nuk mund të kemi të njëjtin këndvështrim strategjik për Ballkanin Perëndimor. Kjo gjeneron zhgënjim të thellë në rajon. Jam krenar për udhëheqjen tonë evropiane në Lindje, por ne duhet ta rifitojmë atë për fqinjët tanë juglindor”, ka shkruar Lajçak. /UBTNews/

Aktualitet

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulme me intensitet më të lartë

Published

on

By

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se operacioni ushtarak SHBA-Izrael i koduar si “Epic Fury” dhe bllokada në Ngushticën e Hormuzit mund të përfundojnë, me kushtin që Irani të përmbushë pikat për të cilat është rënë dakord paraprakisht.

Përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, Trump theksoi se nëse ky supozim vërtetohet, rrugët detare do të hapen për të gjithë, përfshirë edhe vetë Iranin. Megjithatë, ai u tregua i paqartë sa i përket detajeve specifike të marrëveshjes së cilës i referohet, duke e cilësuar gatishmërinë e Iranit si një “supozim të madh”.

Në mesazhin e tij, Trump nuk kursye as paralajmërimet e ashpra, duke bërë të qartë se në mungesë të një pajtimi nga pala iraniane, bombardimet do të rifillojnë menjëherë. Ai specifikoi se faza e radhës e sulmeve do të jetë e një niveli dhe intensiteti shumë më të lartë se operacionet e mëparshme.

Ky qëndrim vjen pas njoftimit të tij të fundit për ndërprerjen e përkohshme të nxjerrjes së anijeve të bllokuara në rajon, ndërkohë që nga ana tjetër, Teherani zyrtar ka shprehur aspiratën për arritjen e një “marrëveshjeje gjithëpërfshirëse” me Shtetet e Bashkuara për të ulur tensionet në rajon.

Continue Reading

Lajmet

Publikohet studimi shkencor i profesorit të UBT-së, Arsim Hajdari, në një nga revistat ndërkombëtare të njohura të mjekësisë

Published

on

By

Profesori i UBT-së, Arsim Hajdari ka publikuar një studim të rëndësishëm në revistën ndërkombëtare MDPI, përkatësisht në journalin shkencor Life.

Punimi me titull “Real-World Experience with Brolucizumab in Treatment-Naïve nAMD with Low Baseline Visual Acuity: Short-Term Outcomes from a Prospective Single-Institution Study”, i realizuar në bashkëpunim me studiuesin Valdet Uka, trajton një nga sëmundjet më të shpeshta dhe më serioze të syrit, Neovascular age-related macular degeneration (degjenerimi makular i lidhur me moshën në formën neovaskulare), që është një shkak kryesor i humbjes së pakthyeshme të shikimit në nivel global.

Studimi është realizuar si një kërkim prospektiv në kushte reale klinike në Italian Eye Hospital, duke përfshirë 154 sy të pacientëve që nuk kishin marrë trajtim më parë dhe që paraqiteshin me nivel të ulët të shikimit në fillim të trajtimit.

Qëllimi kryesor ka qenë vlerësimi i efekteve afatshkurtra të terapisë me Brolucizumab, një nga barnat më inovative në trajtimin e sëmundjeve neovaskulare të syrit.

Një gjetje e rëndësishme e studimit është se pacientët më të rinj kanë treguar përfitime më të mëdha në përmirësimin e shikimit, ndërsa faktorë si gjendja fillestare e shikimit dhe fakti që pacientët nuk kishin marrë trajtim më parë rezultojnë të jenë determinantë kyç në suksesin e terapisë.

Ky publikim shkencor përfaqëson një kontribut të rëndësishëm për komunitetin akademik dhe mjekësor, edhe për praktikën klinike, pasi ofron të dhëna konkrete nga praktika reale për trajtimin e një sëmundjeje që prek miliona njerëz në mbarë botën.

Continue Reading

Lajmet

Tri raste te dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit në Istog, Pejë dhe Malishevë, të cilat kanë rezultuar me arrestime dhe hetime të vazhdueshme.

Në qytetin e Istogut, një person është shpallur në kërkim policor nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Sipas raportit, viktima është intervistuar nga hetuesit, ndërsa njësitë policore janë në kërkim të të dyshuarit, i cili ndodhet në arrati.

Një rast është regjistruar në Pejë, ku policia ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur disa viktima. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Për këtë rast janë njoftuar Qendra për Punë Sociale dhe mbrojtësi i viktimave, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Malishevë është arrestuar një person i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një burri tjetër brenda familjes. Pas procedurave të intervistimit, prokurori kujdestar ka vendosur që i dyshuari të lirohet dhe rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Vdekje e dyshimtë në Podujevë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hapur një rast “Hetim mbi vdekjen”, pas gjetjes së një trupi të pajetë në Podujevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, bëhet e ditur se viktima është një person i gjinisë mashkullore.

Në vendngjarje ka dalë mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Rasti mbetet nën hetime nga njësitë përkatëse.

Continue Reading

Të kërkuara