Sport

​Ky është numri i fanellës që PSG ia ka ofruar Leo Messit

Published

on

Njëra nga çështjet që diskutohet menjëherë pas një kalimi të një lojtari nga njëri klub te tjetri është numri që ata do ta bartin në fanellë, sidomos kur numri që lojtari e kishte bartur te klubi paraprak është i zënë në klubin e ri.

Kjo është situata edhe me Lionel Messin i cili pritet ta kompletojë kalimin te Paris-Saint-Germain pasi e përfundoi kontratën me Barcelonën, përcjellë KosovaPress.

Messit iu ofrua numri 10-të nga shoku i tij Neymar por ai e refuzoi. Numri 19 që Messi e kishte bartur më herët të Barcelona gjithashtu është i zënë në PSG dhe alternativa tjetër është numri 30 edhe pse në Ligue 1 zakonisht ky numër është i rezervuar për portierët.

Gjithsesi, ardhja e Leo Messit është një privilegj i madh për kampionatin francez dhe ata nuk do të paraqesin pengesa të tjera për kompletimin e këtij operacioni.

Sport

Hendbollistet e Kosovës pësojnë humbjen e dytë, mposhten nga Greqia

Published

on

By

Hendbollistet e Kosovës, ndonëse dhanë maksimumin në parket, nuk arritën t’u bëjnë ballë grekeve në përballjen e radhës në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Kosova pësoi humbjen e dytë në këtë garë, pasi Greqia triumfoi me rezultat të thellë 40:20.

Vajzat kosovare luftuan deri në fund, por epërsia e kundërshtares ishte e dukshme gjatë gjithë ndeshjes.

Pas kësaj disfate, hendbollistet e Kosovës do të kërkojnë rezultate më të mira në sfidat e radhës, me synimin për ta mbyllur paraqitjen në Taranto me një rezultat pozitiv.

D.L

Continue Reading

Sport

Donjeta Sadiku i siguron Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Published

on

By

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka siguruar medaljen e parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Sadiku triumfoi ndaj boksieres turke Esmanur Lok, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale dhe, rrjedhimisht, një medalje për Kosovën.

Boksierja jonë tashmë synon të vazhdojë rrugëtimin drejt medaljes së artë. Në gjysmëfinale, Sadiku do të përballet me greken Sofia Legaki.

Sfida zhvillohet të mërkurën, ku Sadiku do të kërkojë një tjetër fitore për të avancuar në finale dhe për ta bërë edhe më të madhe suksesin e Kosovës në Taranto.

Kosova tashmë e ka medaljen e parë, por Donjeta Sadiku synon të shkojë deri në fund.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Donjeta Sadiku siguron medaljen e parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Published

on

By

Boksierja Donjeta Sadiku i ka siguruar Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi triumfoi në çerekfinale ndaj turkes Esmanur Lok.

Përballja e kategorisë deri në 60 kilogramë solli një luftë mjaft të fortë. Sadiku e nisi me dominim raundin e parë, ndërsa boksierja turke u rikthye në të dytin, duke shfrytëzuar edhe përparësinë në gjatësi. Në raundin e tretë e vendimtar, ku u shkëmbyen goditje të shumta, përvoja e boksieres kosovare bëri diferencën — me goditje më të pastra, ajo mori fitoren me vendim të ndarë të gjyqtarëve (4:1).

Me këtë kalim në gjysmëfinale, Donjeta Sadiku ka të sigurt të paktën medaljen e bronztë, ndërsa synon të artën. Në gjysmëfinale ajo do të përballet me boksieren nga Greqia, Sofia Legaki.

Sadiku mbetet e vetmja nga ekipi i boksit që vazhdon garën, pasi katër boksierët e tjerë kosovarë u eliminuan në luftërat e tyre të para. /E.A/

Continue Reading

Sport

Valmir Matoshi transferohet te Sturm Graz për 1 milion euro

Published

on

By

Reprezentuesi i Kosovës, Valmir Matoshi, është transferuar te skuadra austriake Sturm Graz.

Klubi austriak e zyrtarizoi të hënën transferimin e mesfushorit kosovar, i cili te Sturm Graz kalon nga Thuni për shumën e 1 milion eurove. Matoshi ka nënshkruar kontratë afatgjatë me klubin e ri.

23-vjeçari e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës te Thuni, ku është zhvilluar si futbollist dhe pjesë e ekipit të parë ishte që nga viti 2022. Në sezonin e kaluar, Matoshi u shpall kampion i Zvicrës me Thunin.

Pas transferimit, mesfushori kosovar ka shprehur kënaqësinë për kalimin te Sturm Graz, klub që këtë sezon do të garojë edhe në Ligën e Evropës.

“Sturm ka krijuar një emër shumë të mirë në arenën evropiane. Edhe këtë vit do të luajë në Ligën e Evropës dhe gjithmonë ka synime të mëdha. Këtë ma kanë bërë të qartë edhe në bisedat shumë të mira që kam pasur me drejtuesit sportivë në Graz. Prandaj, mund ta identifikoj plotësisht veten me këtë detyrë dhe këtë rol këtu”, deklaroi Matoshi.

I kënaqur me transferimin është shprehur edhe drejtori sportiv i Sturm Grazit, Michael Parensen.

“Jemi jashtëzakonisht të lumtur që arritëm ta transferojmë Valmir Matoshin. Është një lojtar që vrapon jashtëzakonisht shumë dhe angazhohet maksimalisht, duke qenë shumë intensiv si në fazën e mbrojtjes, ashtu edhe në lojën me topin”, tha Parensen.

Matoshi deri tani ka zhvilluar dy paraqitje me Përfaqësuesen e Kosovës, ndërsa ka shënuar edhe një gol.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara