Lajmet

​Kuvendi pritet të miratojë rezolutë për agresionin rus në Ukrainë

Kusari-Lila tha se pas agresionit rus në Ukrainë nuk mund të trajtohen njëjtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Published

on

Kuvendi i Kosovës shumë shpejt do të miratojë një rezolutë për agresionin rus në Ukrainë. Përmes saj pritet t’i kërkohet Bashkimit Evropian që të bëhet dallimi ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor që u rreshtuan pro BE-së dhe NATO-s dhe refuzimit të Serbisë. Për harmonizimin e një rezolute të tillë do të vazhdojë koordinimi i grupeve parlamentare në legjislativ.

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se pas agresionit rus në Ukrainë nuk mund të trajtohen njëjtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Bashkërisht Kuvendi i Kosovës të miratojë një rezolutë në frymën e ngjarjeve që tashmë kanë përfshirë gjithë botën me agresionin rus në Ukrainë dhe unifikimin e BE-së dhe shteteve të NATO-s ndaj këtij agresioni. Të prezantojmë qëndrimin e Kuvendit të unifikuar në një rezolutë të përbashkët, e cila gjithashtu synon të kërkojë nga mekanizmat e BE-së që të bëhet qartë dallimi midis shteteve që u rreshtuan pro vendeve të BE-së dhe NATO-s dhe vendeve që refuzuan të bëjnë një gjë të tillë, siç është Serbia. Pas ngjarjeve në Ukrainë, nuk mund të vazhdohen të trajtohen njëjtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ky dallim duhet të bëhet. Tash ka mbetur në nivelin e shefave të grupeve parlamentare që të koordinohemi për përmbajtjen e kësaj rezolute dhe të jemi unikë në prezantimin dhe votimin e saj”, tha ajo.

Mirëpo, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri kërkoi debat parlamentar në Kuvend për gjendjen e sigurisë në vend. Ai tha se duhet rishikuar strategjia kombëtare e sigurisë dhe fondi për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Njëra prej çështjeve që adresova në Kryesi është kërkesa jonë për një debat parlamentar për siguri. Ajo çka shihet në luftën në Ukrainë, sulmin e Rusisë të drejtpërdrejtë mbi tërësinë territoriale në një shtet demokratik dhe rreshtimin e Kosovës përkrah botës perëndimore është një moment që duhet të reflektohet. Ajo që dua të them është se rrethanat, të cilat janë krijuar në aspektin e sigurisë, si në nivel ndërkombëtar, po ashtu në nivel të Ballkanit Perëndimor, po ashtu kërkojnë një reflektim edhe të Kuvendit të Kosovës. Si AAK kemi adresuar disa çështje të rëndësishme, e para ka të bëjë me strategjinë e re të sigurisë kombëtare të vendit që ndërlidhet edhe me veprimet më të shpejta në anëtarësim e Kosovës në NATO. E dyta ka të bëjë me fondin për forcimin e financimit të ushtrisë sonë që ka qenë një kërkesë e kamotshme e jona. Kjo lidhet drejtpërdrejt edhe me rishikimin e buxhetit për siguri dhe pastaj thënë më troç, nëse një botë u bashkua në ndihmesë të një kauze të drejtë të Ukrainës, pse jo mos të bashkohemi edhe ne si subjekte politike… nuk hyri (në rend të ditës së seancës plenare), jemi duke diskutuar me grupet parlamentare se cila do të jetë qasja e mirë”, tha ai.

Krahas këtyre, Kryesia e Kuvendit mori vendim që të ketë dy seanca gjatë kësaj jave. Të enjten do të mbahet seanca e rregullt, ndërsa të shtunën seancë solemne për nder të Epopesë së UÇK-së.

“Gjithashtu u vendos që më 5 mars për nder të fillimit të ditëve të Epopesë së UÇK-së, Kuvendi i Kosovës të mblidhet në seancë solemne me fillim në orën 12:00”, tha Kusari-Lila.

Në mesin e pikave të rendit të ditës në seancën e së enjtes pritet të jenë vendimi i Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e masave emergjente në furnizimin e energjisë dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar.

lajme

Sot mot i ngrohtë, por me mundësi për stuhi pasdite

Published

on

By

Dita e sotme pritet të nisë me mot të ngrohtë dhe me diell, por pasdite situata do të ndryshojë me shtimin gradual të vranësirave.

Sipas parashikimeve, orët e pasdites mund të sjellin riga lokale shiu, shtrëngata të izoluara dhe mundësi për shkarkime rrufesh në disa zona të vendit.

Temperaturat minimale për sot do të lëvizin mes 11 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të mbërrijnë nga 28 deri në 32 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, por gjatë momenteve me stuhi ajo mund të pësojë përforcime të përkohshme dhe të fryjë me hov. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Albulena Haxhiu dekreton Zejnulla Gashin Kryeprokuror të Shtetit

Published

on

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekretuar Zejnulla Gashin në postin e Kryeprokurorit të Shtetit, pas propozimit të bërë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK).

Haxhiu bëri të ditur se, pas pranimit të propozimit dhe dokumentacionit nga KPK-ja, është zhvilluar një shqyrtim i detajuar i materialeve, duke përfshirë edhe informacionet e institucioneve të sigurisë dhe raportet e organizatave që kanë monitoruar procesin e përzgjedhjes.

“Marrë parasysh rëndësinë e këtij funksioni dhe nevojën për funksionalizimin e plotë të institucioneve të drejtësisë, kam vepruar në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo i uroi Gashit suksese në detyrën e re, duke theksuar se funksioni i Kryeprokurorit të Shtetit është një nga shtyllat kryesore të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së rendit kushtetues.

Sipas saj, lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit, kriminelëve të luftës, dhunuesve dhe çdo forme tjetër të kriminalitetit duhet të marrë përgjigje të vendosur nga organi i akuzës.

Haxhiu shtoi se pret që Gashi ta ushtrojë detyrën me integritet profesional e moral, paanshmëri dhe guxim, duke vepruar gjithmonë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Zejnulla Gashi u propozua një ditë më parë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për postin e Kryeprokurorit të Shtetit, pasi mori pesë nga gjashtë votat e anëtarëve të Këshillit. Ai pason në këtë detyrë Blerim Isufajn./A.K/

Continue Reading

Vendi

KRU “Prishtina” apelon për kursimin e ujit të pijshëm

Published

on

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve që ta përdorin ujin e pijshëm në mënyrë sa më racionale, për shkak të rritjes së konsumit gjatë kësaj periudhe dhe nevojës për të siguruar furnizim të qëndrueshëm për të gjithë konsumatorët.

Sipas njoftimit, qytetarët duhet të shmangin përdorimin e ujit të pijshëm për larjen e automjeteve, ujitjen e sipërfaqeve të mëdha bujqësore dhe gjelbëruese gjatë orëve të pikut, mbushjen e pishinave, si dhe për çdo përdorim tjetër jo thelbësor.

KRU “Prishtina” rikujton gjithashtu se të gjitha ndërtesat shumëkatëshe të ndërtuara në 20 vitet e fundit duhet të kenë të instaluara pompat e ujit brenda objekteve, në mënyrë që furnizimi të arrijë edhe në katet më të larta.

“Obligim ligjor e kemi që shtypjen e ujit ta dërgojmë në minimum 1.5 bar, ose deri në 15 metra lartësi”, thuhet në njoftimin e kompanisë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Zotëro aftësitë që nuk zëvendësohen nga inteligjenca artificiale: Tri rrugë drejt suksesit në UBT

Published

on

By

Dinamika e tregut bashkëkohor të punës po dëshmon se profilet më të kërkuara lidhen me mendimin analitik, fuqinë e komunikimit dhe kreativitetin digjital. Sot, mbi 80% e kompanive dhe organizatave globale kërkojnë pikërisht aftësi të tilla që lidhen me ndikimin njerëzor. Për t’iu përgjigjur këtyre kërkesave, UBT ofron tri programe të ndara studimi, të cilat pavarësisht fushave specifike, plotësojnë të njëjtin mision: përgatitjen e brezit të ri të udhëheqësve në sferën e vendimmarrjes, informacionit dhe industrisë kreative.

Në programin Media dhe Komunikim, studentët pajisen me njohuri të thella teorike dhe praktike që i aftësojnë të menaxhojnë rrjedhën e informacionit dhe të performojnë me sukses në të gjitha format e komunikimit modern.

Për ata që synojnë botën e analizës dhe vendimmarrjes, programi Shkencat Politike është i hartuar sipas kurrikulave më të mira evropiane dhe amerikane. Studentët e këtij drejtimi zhvillojnë mendimin kritik, kuptojnë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe aftësohen për hartimin e dokumenteve politike dhe diplomatike të rëndësishme për vendin dhe rajonin.

Ndërkaq, për të gjithë ata që duan të hyjnë në një nga sektorët me rritjen më të shpejtë në ekonominë globale, programi Arti dhe Media Digjitale ofron një formim të gjithanshëm. Studentët këtu kombinojnë aftësitë artistike me teknologjinë më të re, duke zotëruar fusha mjaft të kërkuara si dizajni grafik, animacioni, videoproduksioni, efektet vizuale dhe kuratoria digjitale.

Ky rrugëtim akademik mbështetet fuqishëm nga pozicioni i UBT-së si institucion lider në arsimin e lartë, i cili integron vazhdimisht teknologjitë më të fundit me nevojat e tregut global. Në vitin 2026, UBT ka konfirmuar reputacionin e tij ndërkombëtar duke u renditur si institucioni numër një në botë në kategorinë “University Brand and Reputation” në rangimin global WURI, si dhe është vlerësuar me titullin prestigjioz “Engaged University of the Year”, duke u renditur përpara universiteteve të njohura nga Evropa, Amerika dhe Azia.

Me mbi 25 vite përvojë dhe inovacion të vazhdueshëm, UBT mbetet një nga shtyllat më të fuqishme në rajon për përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes. Për të mbështetur zhvillimin tuaj profesional në cilindo nga këto tri drejtime, institucioni ofron një bursë studimi prej 20% për të tri vitet e studimit. Ky është momenti për të siguruar të ardhmen tuaj në universitetin numër një – apliko tani, pasi vendet e lira me bursë janë të limituara!

 

Continue Reading

Të kërkuara