Lajmet
Kuvendi i Kosovës vlerësohet si ndër parlamentet më transparente në rajon
Të dhënat e Open Data Kosova që e radhisin Kuvendin e Kosovës në vendin e dytë sa i përket transparencës.
Published
4 years agoon
By
UBT newsKuvendi i Kosovës është radhitur ndër institucionet më transparente në rajon. Kjo u tha në aktivitetin që organizua nën ombrellën e Forumit për Transparencë Parlamentare për nder të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, ku u hapën edhe dyert e Kuvendit për të gjithë qytetarët.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se ashtu sikurse edhe viteve të tjera përmes shënimit të Ditës së Demokracisë synojnë që ta promovojnë demokracinë, të hapet e të bëhet sa më transparent Kuvendi i Kosovës, e institucionet e zyrtarët publikë të jenë sa më llogaridhënëse pasi kanë marrë përgjegjësi për t’ju shërbyer qytetarëve të Kosovës.
Ai tha se të dhënat e Open Data Kosova që e radhisin Kuvendin e Kosovës në vendin e dytë sa i përket transparencës së parlamenteve Snë rajon, nuk duhet të sjellin vetëkënaqësi por të kërkohet më shumë.
“Transparenca dhe llogaridhënia janë parakushtet kryesore për funksionimin e demokracisë, prandaj puna e deritashme e këtij forumi i kanë kontribuar në krijimin e një kulture parlamentare duke e bërë Kuvendin tonë të qasshëm dhe të hapur për publikun. Këtë e dëshmojnë edhe faktet sipas Open Data Kosova e cila thotë se Kuvendi i Kosovës qëndron në vendin e dytë në rajon sa i përket transparencës me 78% të plotësimit të të gjitha parametrave të transparencës. Natyrisht nuk duhet të jemi të kënaqur, ne synojmë ta ngrehim transparencën e Kuvendit të Kosovës dhe vitin tjetër Kosova të jetë e para në rajon prej shteteve me Kuvendin më transparent”, u shpreh Konjufca.
Në fjalën e saj, drejtoresha e NDI-së për Kosovë, Nancy Soderberg, u shpreh krenare për mbështetjen e Kuvendit ndër vite duke thënë se rezultatet në transparencë janë të dukshme, duke e radhitur Parlamentin kosovar ndër më transparentët në botë.
Ajo përmendi edhe faktin që një numër i lartë i grave janë zgjedhur deputete dhe kjo, sipas saj, kontribuon që të bëjnë demokracinë funksionale në Kosovë.
“Demokracia këtu është e vështirë, ju keni jo vetëm sfida që vijnë nga pandemia, keni çështje të vështira rajonale dhe tensionet me invazionin e padrejtë të Ukrainës, demokracia këtu nuk është ndalur asnjëherë dhe zotimi apo anagzhimi i njerëzve për këtë shihet në baza të përditshme për të pasur një parlament transparent dhe llogaridhënës. Jo aksidentalisht Kosova është një prej parlamenteve më të balancuara në aspektin gjinor në botë, siç thaëm më parë, demokracia është e vështirë por nuk është e pamundur, është e jashtëzakonshëm të shohim kontributin e grave në të gjitha nivelet e shoqërisë në Kosovë dhe numrin rekord që është zgjedhur në vitin 2021 , është duke ndihmuar të bëjë demokracinë funksionale në Kosovë”, deklaroi Soderberg.
Koordinatorja e Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), Arnhild Spence, që mori detyrën së fundmi, foli për rëndësinë e mediave të pavarura dhe rolin e tyre që kanë në një demokraci të shëndoshë.
“Tema e lirisë së mediave është mesazhi im i parë këtu sot duke ditur kontestin e punës në Kosovë dhe rëndësinë e punës në mënyrë të bashkuar për të luftuar gjuhën e urrejtjes, lajmet e rreme dhe për t’u siguruar që kemi një demokraci të fortë në media. Mesazhi im i dytë ka të bëjë me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm që kanë për qëllim të mos e lënë askënd mbrapa dhe t’i shtyjnë ata të tjerët përpara dhe është me rëndësi të themi se Kosova është duke e kremtuar vitin e personave me aftësi të kufizuara dhe para syve tanë jemi duke parë një garë të shahut dhe jemi shumë të lumtur dhe krenarë që po mbështetim këto aktivitete të tilla si Kombe të Bashkuara”, u shpreh Spence.
Në kuadër të shënimit të Ditës së Demokracisë sot është mbajtur edhe panairi i shoqërisë civile, garë shahu nga persona të verbër, ndërsa gjatë ditës janë paralajmëruar edhe debate dhe aktivitete të tjera që afirmojnë demokracinë.
lajme
Vance: SHBA pret lëvizjen e Iranit për Hormuzin
Published
2 minutes agoon
April 7, 2026By
UBTNews
Gjatë qëndrimit të tij në Hungari për të mbështetur kryeministrin Viktor Orban në prag të zgjedhjeve të 12 prillit, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u shpreh i bindur se SHBA-ja do të marrë një përgjigje nga Teherani përpara skadimit të afatit të fundit.
Sipas tij, objektivat ushtarake amerikane në këtë luftë janë arritur në masë të madhe dhe tashmë topi është në fushën e Iranit.
Uashingtoni kërkon rihapjen e menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit, rrugë kjo ku kalon rreth 20% e naftës botërore.
Bllokada e tanishme ka paralizuar trafikun detar dhe ka shkaktuar rritje të paprecedentë të çmimeve të karburanteve në mbarë botën, prandaj administrata Trump po këmbëngul që lundrimi i lirë të rikthehet pa vonesa të mëtejshme.
Lajmet
UBT dhe Oda e Arkitektëve të Kosovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi: Një urë e re mes akademisë dhe praktikës
Published
53 minutes agoon
April 7, 2026By
UBTNews
Fakulteti i Arkitekturës në UBT, i njohur për standardet e larta akademike dhe qasjen inovative, ka bërë një hap të madh drejt fuqizimit të studentëve të tij duke nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi (MoU) me Odën e Arkitektëve të Republikës së Kosovës (OARK).
Ky partneritet strategjik synon të forcojë lidhjen mes edukimit akademik që ofron UBT dhe kërkesave rigoroze të tregut profesional. Përmes kësaj kornize, studentët e UBT-së do të kenë një qasje më të drejtpërdrejtë në proceset e integrimit profesional dhe avancimin e standardeve etike e bashkëkohore në fushën e arkitekturës.
Marrëveshja e nënshkruar krijon një platformë afatgjatë që do të fokusohet në disa shtylla kryesore; avancimi i standardeve profesionale në arkitekturë; përgatitja e studentëve për tregun profesional dhe proceset e integrimit në profesion; shkëmbimi i njohurive dhe përvojës ndërmjet akademisë dhe profesionit; organizimi i aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe profesionale; bashkëpunimi në zhvillimin e aktiviteteve që kontribuojnë në edukimin profesional të vazhdueshëm (EVP).
Për Fakultetin e Arkitekturës në UBT, kjo marrëveshje konfirmon edhe një herë përkushtimin për t’u ofruar studentëve jo vetëm dije teorike, por edhe mundësi konkrete për t’u bërë pjesë e elitës profesionale.
Bashkëpunimi me OARK-në shërben si një platformë që nxit zhvillimin e arkitekturës moderne në vend, duke i dhënë zë gjeneratave të reja të arkitektëve.
Oda e Arkitektëve, gjithashtu shpreh gatishmërinë që përmes këtij partneriteti me UBT-në, të kontribuojë në ndërtimin e një profesioni të fortë dhe bashkëkohor, duke siguruar që dija akademike të përkthehet në zgjidhje praktike për mjedisin e ndërtuar në Republikën e Kosovës.
Vendi
Një muaj paraburgim për ish-policin serb të dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Published
2 hours agoon
April 7, 2026By
UBTNews
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për A.D., ish-pjesëtar i MPB-së së Serbisë, i cili dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Kaçanikut gjatë marsit të vitit 1999.
Sipas Prokurorisë Speciale, i dyshuari në bashkëkryerje me forcat serbe mori pjesë në dëbimin e dhunshëm të banorëve të fshatit Ivajë dhe djegien e shtëpive të tyre. Ai gjithashtu akuzohet për torturimin brutal dhe trajtimin çnjerëzor të 13 civilëve shqiptarë brenda stacionit policor në Kaçanik.
Ndërsa autoritetet në Serbi e kanë cilësuar arrestimin si “politik”, drejtësia në Kosovë ka intensifikuar kohët e fundit ndjekjen e krimeve të luftës, ku vetëm gjatë muajit mars u dënuan dy ish-pjesëtarë të tjerë të forcave serbe me 15 dhe 7 vite burgim. Prej përfundimit të luftës, ku u vranë mbi 13 mijë civilë, dhjetëra persona janë dënuar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit.
Lajmet
Rama: Kush thotë se sot ka më shumë korrupsion, flet përçartë
Published
2 hours agoon
April 7, 2026By
UBTNews
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pretendimet për rritje të korrupsionit në Shqipëri janë të pabaza dhe nuk përkojnë me realitetin.
Gjatë një aktiviteti për prezantimin e vendeve të lira të punës në sektorin publik, kreu i qeverisë theksoi se vendi i ka shpallur luftë korrupsionit si asnjëherë më parë, falë reformave që kanë garantuar pavarësinë e drejtësisë.
Sipas Ramës, raportet e ndryshme ndërkombëtare që bazohen në anketime shpesh kanë boshllëqe, ndërsa i vetmi dokument që bën një analizë rigoroze është ai i Komisionit Evropian. “S’mund të ketë korrupsion në rritje kur ka shumë më shumë përfitues nga garat publike.
“Këto janë fakte,” u shpreh kryeministri, duke shtuar se forca qeverisëse ka udhëhequr procesin që i ka çliruar duart institucioneve ligjzbatuese.
Vance: SHBA pret lëvizjen e Iranit për Hormuzin
UBT dhe Oda e Arkitektëve të Kosovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi: Një urë e re mes akademisë dhe praktikës
Irani sfidon Trumpin: Nuk ka tërheqje para kërcënimeve
Një muaj paraburgim për ish-policin serb të dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Bayern Munich arrin kuotën e 100 golave, thyen çdo rekord në Evropë
Rama: Kush thotë se sot ka më shumë korrupsion, flet përçartë
Policia konfiskon mbi 1200 palë xhinse në Banjskë
100 vjetori i lindjes së Marilyn Monroe do të shënohet me shumë aktivitete kulturore
Spektakël në Prishtinë: Drita dhe Luboteni janë fituesit e Kupës së Kosovës në volejboll
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet2 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Naser Rugova, publikon studim shkencor mbi digjitalizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë
