Lajmet

​Kuvendi i Kosovës synon të rrisë transparencën dhe llogaridhënien

Sekretari i Kuvendit të Kosovës, tha se janë të interesuar që sa më shumë ta rrisnin transparencën në Kuvendin e Kosovës.

Published

on

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, deputetët e Kuvendit të Kosovës diskutuan me organizata të shoqërisë civile lidhur me ruajtjen dhe promovimin e parimeve të demokracisë.

Në këtë tryezë u vlerësua roli i shoqërisë civile në shtet ndërtimin e Kosovës, derisa u shpreh se optimizmi për ta rritur tutje transparencën e parlamentit të Kosovës.

Deputeti Fridon Lala, anëtar i Forumit për Transparencë Parlamentare tha se kjo ditë Kuvendin e Kosovës e gjen të listuar më së miri në rajon sa i takon transparencës.

“Që nga viti 2009 me iniciativën e Institut Kombëtar Demokratik (NDI) shënon këtë ditë të rëndësishme dhe po ashtu promovimin vlerat e demokracisë duke sjellë qindra qytetarë për të ndërvepruar me përfaqësuesit e tyre të zgjedhur në një mori të aktiviteteve të shumta e duke angazhuar nxënës e të rritur në aktivitete të ndryshme kuize, pikturë, punëtori për demokraci. Studimet e fundit tregojnë që parlamenti i Kosovës ka progresuar shumë mirë në aspektin e hapjes nëse e krahasojmë me vendet në rajon dhe ka ndërmarr një mori hapash të cilat e bëjnë parlamentin më të hapur dhe transparent”, theksoi ai.

Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi tha se janë të interesuar që sa më shumë ta rrisnin transparencën në Kuvendin e Kosovës.

“Hapja dhe transparenca institucionale është shtyllë e ndërtimit të demokracisë duke mundësuar qytetarëve të fitojnë njohuri për përgjegjësit dhe detyrat e tyre institucione. Këto njohur i mundësojnë atyre pjesëmarrje në jetën politike në vendimmarrje efektive… Kuvendi i Kosovës ndër vite ka nxjerr një varg dokumentesh dhe ka ndërtuar instrumente të shumta të cilët afirmojnë mëtej kulturën e hapjes të llogaridhënës të Kuvendit, duke avancuar rolin përfaqësues të deputetëve dhe përmirësuar proceset e komunikimit me qytetarë. Krijimi i një kulture të tillë po arrihet nëpërmjet rritjes së besimit të qytetarëve ndaj Kuvendit duke ofruar informata të mjaftueshme, të qasshme dhe të lehta për të kuptuar procedurat që zhvillohen në Kuvend”, theksoi ai.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra duke shpresuar se do të vazhdojë që Kuvendit i Kosovës të jetë edhe më tutje transparent, tha se shoqëria civile ka ndihmuar Kuvendin e Kosovës të forcojë demokracinë.

“Dua të vlerësoj progresin që është bërë ndër vite sepse Kuvendi i Kosovës ka vazhduar të jetë derë e hapur për përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe për mediat dhe unë dua të japim vlerësim edhe për administratën e Kuvendit që ka qenë gjithmonë shumë e hapur krahas qasjes së saj për të shërbyer që interesi publik të jetë tek mediat dhe dua të besoj që Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vazhdoj të jetë i qasshëm për informata të cilat janë të nevojshme për publikun. Kosova është me fat që ka një shoqëri civile e cila ka ndihmuar shtet-ndërtimit të saj dhe na ka ndihmuar neve si Kuvend që të forcojmë çdo ditë e më shumë demokracinë dhe t’i ndihmojmë që krahas rritjes së saj të jetë në ranglistën e shteteve që synojnë të bëjnë progres në demokratizimin e saj. Sa jemi demokratik mendoj se ka edhe shumë punë për të bërë si shtet që demokracia të jetë vlerë që i hap rrugë Kosovës në shtet-ndërtim”, theksoi deputetja e PDK-së.

Allen Meta nga Instituti D4D ngriti si shqetësim rritjen e çrregullimit të informatave apo edhe të lajmeve të rreme nga viti 2020.

Ai kërkoi ndihmë nga institucionet por edhe mediat e shoqëria civile për të luftuar këtë dukuri.

“Në vazhdimësi që nga viti 2020 ka pas rritje të çrregullimit të informacionit sidomos në rrjete sociale dhe përmes portaleve të ndryshme. Ne si D4D çka kemi bërë pak a shumë prej hapjes së parë kur ka filluar, kur filloj rritja e madhe e prezencës së këtyre lajmeve kemi filluar me mediat dhe partitë politike e disa OJQ që kemi bërë bashkëpunim me shty këtë mundësinë që vullnetarisht qoftë partitë politike apo mediat me u zotua që nuk kanë me shpërndarë kontent që përmban një lloj të gjuhës së urrejtjes apo çrregullimit informativ çfarëdo lloj qoftë. Vetëm gjatë zgjedhjeve të kaluara ne kemi hasur vetëm gjatë periudhës zgjedhore mbi 210-220 si informacione që kanë ardhur nga partitë politike. Shpresoj që bashkërisht si shoqëri civile mediat dhe me ndihmën e institucioneve duhet me gjet modalitet që duhet të luftojnë detyrimisht këto fenomene që nga viti 2020 janë duke shënuar rritje”, u shpreh Meta.

Në kuadër të shënimit të Ditës së Demokracisë sot është mbajtur edhe panairi i shoqërisë civile, garë shahu nga persona të verbër e aktivitete të tjera që afirmojnë demokracinë.

Vendi

Policia shpall në kërkim Albert Sylajn, kërkohet ndihma e qytetarëve

Published

on

By

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale në Pejë, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, ka lëshuar një kërkesë zyrtare për bashkëpunim me qytetarët me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

I kërkuari është Albert (Sylejman) Sylaj, i lindur më 12 dhjetor 1984 në Deçan.

Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë çfarëdo informacioni lidhur me vendndodhjen e të dyshuarit, të njoftojnë menjëhirë organet e rendit ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor.

Kontaktet për të lajmëruar Policinë e Kosovës:

  • 192 dhe 0800 19999 (të dy numrat pa pagesë)
  • 039 432 327 (Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë)

Continue Reading

Lajmet

LVV kërkon seancë të jashtëzakonshme dhe komision hetimor parlamentar

Published

on

By

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për të thirrur seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, njoftoi se seanca synohet të mbahet më 26 tetor 2026, ku do të kërkohet themelimi i një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar zinxhirin e përgjegjësisë.

Nagavci theksoi se viktima i kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun ndaj jetës së saj tri ditë para se të vritej.

“Ajo kërkoi ndihmë dhe mbrojtje, por përfundoi e vrarë. Asnjë grua nuk duhet ta humbasë jetën pasi u është drejtuar institucioneve për mbrojtje. Çdo veprim dhe mosveprim duhet të hetohet dhe askush nuk duhet t’i shmanget përgjegjësisë”, ka shkruar Nagavci. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport të detajuar dhe hetime për përgjegjësi institucionale

Published

on

By

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka kërkuar raport të detajuar me shkrim lidhur me të gjitha veprimet dhe mosveprimet e institucioneve në rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetorit në Vitomiricë të Pejës, ku i dyshuar kryesor është kunati i saj.

Përmes një komunikate për media, Kryeprokurori i Shtetit njoftoi se rastit do t’i jepet trajtim me urgjencë dhe seriozitet maksimal, duke autorizuar koordinatorin nacional për rastet e dhunës në familje që të analizojë çdo procedurë të ndërmarrë më parë.

Në kuadër të këtij autorizimi, nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, është kërkuar një raport i hollësishëm që përfshin:

  • Kronologjinë e plotë të trajtimit të rasteve të së ndjerës, identitetin e personave të raportuar dhe cilësimin juridik të veprave.
  • Të dhënat për prokurorët kujdestarë e ngarkues, veprimet procedurale dhe kohën e ndërmarrjes së tyre, si dhe vendimet e nxjerra bashkë me arsyetimet përkatëse.
  • Vlerësimin e rrezikut, masat e marra për mbrojtjen e viktimës dhe komunikimin ndërinstitucional me Policinë e Kosovës.
  • Trajtimin e veçantë të shkresës paralajmëruese të dërguar nga e ndjera më 22 tetor 2026.

Përveç kësaj, Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) të nisë veprimet hetimore dhe verifikuese mbi mënyrën se si Policia e Kosovës i ka trajtuar raportimet e mëparshme të viktimës.

Në njoftim theksohet se nëse do të konstatohen shkelje ligjore, neglizhencë apo dështim në përmbushjen e detyrave zyrtare, do të ndërmerren masa të rrepta ligjore pa asnjë tolerim, si në nivel individual ashtu edhe institucional. Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ritheksoi se çdo pretendim për mosveprim do të shqyrtohet në mënyrë të plotë, objektive dhe profesionale për sqarimin e të gjitha rrethanave.

 

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në vend, ku në disa prej tyre viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Në Fushë Kosovë janë regjistruar dy ngjarje të ndara. Në rastin e parë, një person u arrestua pasi sulmoi fizikisht dy gra, të cilat morën tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari u lirua më pas në procedurë të rregullt. Në ngjarjen tjetër në këtë komunë, pas një përleshjeje fizike mes dy personave ku po ashtu u kërkua ndihmë mjekësore, prokurori vendosi t’u caktojë masën e ndalimit të dyshuarve.

Ndërkohë, dy raste të tjera të dhunës fizike ndaj grave u raportuan në Kamenicë, ku të dy të dyshuarit u arrestuan nga policia dhe me vendim të prokurorit u dërguan në mbajtje.

Përplasje fizike në familje u shënuan edhe në Prishtinë dhe Vushtrri. Në kryeqytet, rasti ndaj të dyshuarit po vazhdon në procedurë të rregullt, ndërsa në Vushtrri, viktima mori trajtim mjekësor dhe i dyshuari u lirua pas intervistimit /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara