Lajmet

​Kuvendi i Kosovës synon të rrisë transparencën dhe llogaridhënien

Sekretari i Kuvendit të Kosovës, tha se janë të interesuar që sa më shumë ta rrisnin transparencën në Kuvendin e Kosovës.

Published

on

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, deputetët e Kuvendit të Kosovës diskutuan me organizata të shoqërisë civile lidhur me ruajtjen dhe promovimin e parimeve të demokracisë.

Në këtë tryezë u vlerësua roli i shoqërisë civile në shtet ndërtimin e Kosovës, derisa u shpreh se optimizmi për ta rritur tutje transparencën e parlamentit të Kosovës.

Deputeti Fridon Lala, anëtar i Forumit për Transparencë Parlamentare tha se kjo ditë Kuvendin e Kosovës e gjen të listuar më së miri në rajon sa i takon transparencës.

Që nga viti 2009 me iniciativën e Institut Kombëtar Demokratik (NDI) shënon këtë ditë të rëndësishme dhe po ashtu promovimin vlerat e demokracisë duke sjellë qindra qytetarë për të ndërvepruar me përfaqësuesit e tyre të zgjedhur në një mori të aktiviteteve të shumta e duke angazhuar nxënës e të rritur në aktivitete të ndryshme kuize, pikturë, punëtori për demokraci. Studimet e fundit tregojnë që parlamenti i Kosovës ka progresuar shumë mirë në aspektin e hapjes nëse e krahasojmë me vendet në rajon dhe ka ndërmarr një mori hapash të cilat e bëjnë parlamentin më të hapur dhe transparent”, theksoi ai.

Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi tha se janë të interesuar që sa më shumë ta rrisnin transparencën në Kuvendin e Kosovës.

Hapja dhe transparenca institucionale është shtyllë e ndërtimit të demokracisë duke mundësuar qytetarëve të fitojnë njohuri për përgjegjësit dhe detyrat e tyre institucione. Këto njohur i mundësojnë atyre pjesëmarrje në jetën politike në vendimmarrje efektive… Kuvendi i Kosovës ndër vite ka nxjerr një varg dokumentesh dhe ka ndërtuar instrumente të shumta të cilët afirmojnë mëtej kulturën e hapjes të llogaridhënës të Kuvendit, duke avancuar rolin përfaqësues të deputetëve dhe përmirësuar proceset e komunikimit me qytetarë. Krijimi i një kulture të tillë po arrihet nëpërmjet rritjes së besimit të qytetarëve ndaj Kuvendit duke ofruar informata të mjaftueshme, të qasshme dhe të lehta për të kuptuar procedurat që zhvillohen në Kuvend”, theksoi ai.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra duke shpresuar se do të vazhdojë që Kuvendit i Kosovës të jetë edhe më tutje transparent, tha se shoqëria civile ka ndihmuar Kuvendin e Kosovës të forcojë demokracinë.

Dua të vlerësoj progresin që është bërë ndër vite sepse Kuvendi i Kosovës ka vazhduar të jetë derë e hapur për përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe për mediat dhe unë dua të japim vlerësim edhe për administratën e Kuvendit që ka qenë gjithmonë shumë e hapur krahas qasjes së saj për të shërbyer që interesi publik të jetë tek mediat dhe dua të besoj që Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vazhdoj të jetë i qasshëm për informata të cilat janë të nevojshme për publikun. Kosova është me fat që ka një shoqëri civile e cila ka ndihmuar shtet-ndërtimit të saj dhe na ka ndihmuar neve si Kuvend që të forcojmë çdo ditë e më shumë demokracinë dhe t’i ndihmojmë që krahas rritjes së saj të jetë në ranglistën e shteteve që synojnë të bëjnë progres në demokratizimin e saj. Sa jemi demokratik mendoj se ka edhe shumë punë për të bërë si shtet që demokracia të jetë vlerë që i hap rrugë Kosovës në shtet-ndërtim”, theksoi deputetja e PDK-së.

Allen Meta nga Instituti D4D ngriti si shqetësim rritjen e çrregullimit të informatave apo edhe të lajmeve të rreme nga viti 2020.

Ai kërkoi ndihmë nga institucionet por edhe mediat e shoqëria civile për të luftuar këtë dukuri.

Në vazhdimësi që nga viti 2020 ka pas rritje të çrregullimit të informacionit sidomos në rrjete sociale dhe përmes portaleve të ndryshme. Ne si D4D çka kemi bërë pak a shumë prej hapjes së parë kur ka filluar, kur filloj rritja e madhe e prezencës së këtyre lajmeve kemi filluar me mediat dhe partitë politike e disa OJQ që kemi bërë bashkëpunim me shty këtë mundësinë që vullnetarisht qoftë partitë politike apo mediat me u zotua që nuk kanë me shpërndarë kontent që përmban një lloj të gjuhës së urrejtjes apo çrregullimit informativ çfarëdo lloj qoftë. Vetëm gjatë zgjedhjeve të kaluara ne kemi hasur vetëm gjatë periudhës zgjedhore mbi 210-220 si informacione që kanë ardhur nga partitë politike. Shpresoj që bashkërisht si shoqëri civile mediat dhe me ndihmën e institucioneve duhet me gjet modalitet që duhet të luftojnë detyrimisht këto fenomene që nga viti 2020 janë duke shënuar rritje”, u shpreh Meta.

Në kuadër të shënimit të Ditës së Demokracisë sot është mbajtur edhe panairi i shoqërisë civile, garë shahu nga persona të verbër e aktivitete të tjera që afirmojnë demokracinë.

Lajmet

Rasti “Banjska”, seanca e radhës më 16 janar

Published

on

By

Seanca e radhës ndaj tre të akuzuarve, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, në rastin “Banjska” do të mbahet më 16 janar.

Seanca do të zhvillohet nga ora 09:30.

Ju njoftojmë se seanca gjyqësore në çështjen penale kundër të pandehurve B.S., V.T. dhe D.M., do të mbahet sipas planifikimit, me datë 16.01.2026, në ora 09:30”, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Ndërkohë, Spasojeviq, Toliq e Maksimoviq, përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.

Continue Reading

Lajmet

Prishtina pa rrymë e në zhurmën e gjeneratorëve – Pësojnë bizneset

Published

on

By

Pa kaluar shumë orë nga njoftimi, vendi u përball me reduktime të energjisë elektrike, e nga kjo po pësojnë qytetarët.

Disa biznese, u detyruan të ndezin gjeneratorët, por disa të tjera nuk i posedojnë.

Rrobaqepësi, barnatore, furra, kafiteri, janë veç disa nga bizneset në Prishtinë të cilat që nga mëngjesi nuk kanë rrymë.

Ndërkohë që mbrëmjen e së martës Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT ka  njoftuar se do të ketë reduktime të rrymës për sot dhe nesër në vend. Në njoftimin e KOSTT thuhet se kjo do të bëhet “për të garantuar funksionimin e sigurt të sistemit elektroenergjetik dhe për të mbrojtur integritetin e rrjetit”.

Continue Reading

Lajmet

Ambasadorët takojnë Kurtin, Orav: Nënvizuam rëndësinë e formimit të shpejtë të Qeverisë

Published

on

By

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë janë takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar zhvillimet pas zgjedhjeve.

Orav ka thënë se gjatë takimit është vlerësuar procesi zgjedhor, duke e cilësuar atë si një dëshmi të angazhimit të fortë të Kosovës ndaj parimeve demokratike, derisa është nënvizuar edhe rëndësia e formimit të shpejtë të qeverisë së re.

“Përgëzuam procesin zgjedhor që pasqyron një angazhim të fortë ndaj parimeve demokratike dhe nënvizuam rëndësinë e formimit të shpejtë të qeverisë”, ka shkruar Orav në platformën “X”.

Ai ka bërë të ditur se ambasadorët e BE-së kanë kërkuar gjithashtu ratifikimin e shpejtë të marrëveshjeve që lidhen me Planin e Rritjes, me qëllim që përfitimet të arrijnë sa më shpejt te qytetarët e Kosovës.

Po ashtu, Orav ka theksuar se dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet thelbësor për përparimin e të dyja palëve në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.

Continue Reading

Lajmet

​Arrestohet një person nën dyshimet për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin S.R nën dyshimin për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.

Sipas Prokurorisë Speciale për veprimet e mëtutjeshme publiku do të njoftohet në kohë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në koordinim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Krime të Rënda dhe Krim të Organizuar, ka arrestuar të dyshuarin S. R nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.Për veprimet e mëtutjeshme publiku do të njoftohet në kohë”, thuhet në njoftimin e PSRK së.

S.R është në mesin e të arrestuarve për trazirat në Zveçan para tri vjetësh.

Kujtojmw se, më shumë se 90 pjesëtarë të KFOR-it kishin pësuar lëndime, pas përleshjes me protestuesit serbë.

Dhuna në Zveçan shpërtheu pasi serbët lokalë kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, pas zgjedhjeve lokale të mbajtura më herët po atë vit, që u bojkotuan nga serbët.

Continue Reading

Të kërkuara