Lajmet

​Kusari-Lila reagon ndaj deklaratave të PDK-së për ministren Gërvalla

Publikuar

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e ka quajtur kauzë të rreme deklaratat e PDK-së, ndaj ministres Donika Gërvalla për UÇK-në dhe Gjykatën Speciale. Ajo përmes një konference për medie tha se seanca e sotme ishte skenë e fyerjeve dhe sharjeve të deputetëve të PDK-së.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti të shkarkojë ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Lajmet

Musliu- Shoshi pas deklaratës së Osmanit: Më mirë vonë se kurrë

Publikuar

nga

Pas deklaratës që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë rreth mosinformimit të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla e cila ditë më parë kishte dërguar një letër në Këshillin e Evropës kanë pasuar reagimet nga personalitete të shumta.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi ka thënë se Presidentja, si përfaqësuese e unitetit të popullit, është dashur të shpërfaqë të vërtetën e keq-qeverisjes së Albinit,  shumë më herët.

“Më mirë vonë se kurrë!

Presidentja, si përfaqësuese e unitetit të popullit, është dashtë të shpërfaq të vërtetën e keq-qeverisjes së Albinit shumë më herët. Tashmë dëmi është bërë, por e vërteta e dështimit po dihet qartë!”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Krasniqi: Mundësia për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës është ezauruar

Publikuar

nga

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi deklaroi se mundësia e dërgimit të vendit në zgjedhje përmes shpërndarjes së Kuvendit është ezauruar.

Kreu i PDK-së, Krasniqi në një konferencë për media theksi se thirrja e PDK-së për koordinim mes partive më të mëdha politike parlamentare për të shkuar vendi në zgjedhje të parakohshme nuk e ka gjetur mbështetjen e nevojshme.

Thirrja dhe propozimi i PDK-së për koordinim në mes partive më të mëdha politike në vend që të shpërndajmë Kuvendin, nuk ka gjetur mbështetjen e mjaftueshme. Unë mund të hamendësoj për arsyet e gatishmërisë deklarative të partisë në pushtet për të shkuar në zgjedhjet e parakohshme, por vërtet jam i habitur nga mosgatishmëria e partive opozitare për ta bërë një gjë të tillë, sepse mos shkuarje në zgjedhje po ia zgjatë mandatin pushtetit aktual”, theksoi ai.

Krasniqi ka përmendur tri opsione për zgjedhje të parakohshme, duke thënë se opsionin për dorëheqje të Kurtit nuk varet nga opozita.

Tri opsione janë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Mocioni i mosbesimit të qeverisë për të cilin ne kemi thënë se kur ka mundësi që të jenë 61 vota padyshim që e mbështesim. Për këtë ishim të premten në sallën e Kuvendit të Kosovës për ta votuar rezolutën e propozuar nga AAK e cila parashihte ose shkarkim ose dorëheqje. E dyta është dorëheqja e kryeministrit një gjë që nuk varet nga ne por nga ai dhe e ka bërë të qartë se nuk do të jap dorëheqje, Dhe e treta shpërndarja e Kuvendit. Unë e them sot dhe e përsëris, ne kemi dashur t’ia shkurtojmë mandatin kësaj qeverie 8 muaj më herët. Mendoj që edhe 8 ditë më herët me përfundua këtë qeveri është në dobi të vendit dhe qytetarëve tanë. Në të ardhmen kushdo që mund ta ketë një iniciativë që e sjell një mundësi të zgjedhjeve të parakohshme PDK është konsistente në qëndrimin e vet”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se sa më parë që përfundon ky mandat i qeverisë aktuale, dhe të shkojë në zgjedhje vendi, është më mirë për qytetarët.

Krasniqi po ashtu ka përmendur se Kosovës i duhet qeveri e re kredibile, e përgjegjshme me kryeministër Bedri Hamza.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Komandanti i KFOR-it në Kosovë: NATO, e gatshme të ruajë paqen

Publikuar

nga

Në një vit pas një ngjarjeje të dhunshme, komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka shprehur qartësisht gatishmërinë e NATO-s për të ruajtur paqen në vend. Ky reagim vjen pas sulmit ndaj paqeruajtësve të KFOR-it në komunën e Zveçanit, ku 93 efektivë u plagosën, disa prej tyre me lëndime të rënda.

Gjeneralmajor Ulutaş, në një deklaratë, ka vlerësuar guximin dhe sakrificat e bashkëluftëtarëve të tij, të cilët kanë punuar për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Kosovë. Ai theksoi se kontributi i tyre ka ndihmuar në parandalimin e përshkallëzimit të dhunës dhe stabilizimin e situatës në zonë.

Pas incidentit, NATO ka reaguar duke dislokuar rreth 1000 paqeruajtës shtesë dhe forca të blinduara më të rënda në Kosovë. Gjithashtu, qëndrimi i KFOR-it në veri të vendit është rritur dhe numri i patrullave është trefishuar, duke përfshirë edhe përgjatë vijës kufitare administrative.

Këto hapa, sipas Ulutaş, dëshmojnë angazhimin e NATO-s për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ai shtoi se KFOR-i do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur paqen dhe sigurinë në përputhje me këtë mandat.

Ndërkaq, autorët e sulmit janë nën hetim, dhe Ulutaş theksoi se është e rëndësishme që ata të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre të papranueshme./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

Kongresi i Kolumbisë ka miratuar legjislacionin që ndalon ndeshjet me dem

Publikuar

nga

Kongresi i Kolumbisë ka miratuar legjislacionin që ndalon ndeshjet me dem. Ligjvënësit e miratuan projektligjin 93-2 të martën. Aktivistët kanë shpenzuar shumë vite duke kërkuar të ndalojnë sportin e diskutueshëm të gjakut, i cili është një traditë koloniale shekullore në vend. Ndalimi do të vendoset në faza gjatë një periudhe trevjeçare, gjatë së cilës do t’i kërkohet shtetit të ndihmojë në gjetjen e opsioneve alternative të punësimit për dhjetëra mijëra njerëz të varur drejtpërdrejt ose indirekt nga sektori.

Duke raportuar nga Bogota, Alessandro Rampietti i Al Jazeera tha se projektligji kishte marrë dritën jeshile pas “viteve të betejave të vështira politike”. Tradita dikur popullore, e prezantuar nga kolonizatorët spanjollë, kishte “humbur tifozët vitet e fundit” dhe ishte kthyer në një “argëtim për një elitë të vogël”, tha ai.

Juan Carlos Losada, një ligjvënës me Partinë Liberale, i tha Al Jazeera se ndalimi do t’i mundësonte vendit të rivlerësonte “kulturën e dhunës” që kishte trashëguar.

“Gjeneratat e ardhshme do të rriten në një vend ku kultura do t’i përcaktojë gjërat në mënyrë shumë më kreative sesa torturimi i kafshëve për argëtimin e disa njerëzve të pandjeshëm,” tha ai.

Megjithatë, adhuruesit e ndeshjeve me dema e përshkruan ndalimin si një sulm ndaj lirive të pakicave, si dhe një problem për qytetet ku këto ngjarje tërheqin mijëra vizitorë. Matador Johan Andres Paloma tha se thirrja e tij ishte “një simbol identiteti” për shumë kolumbianë./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara