Lajmet

​Kurti zotohet se do të hartojnë Strategjinë Kombëtare për trajtimin e qenve endacakë

Kryeministri tha se kjo çështje është neglizhuar më herët.

Published

on

Për trajtimin e qenve endacakë sot është mbajtur një tryezë ku pjesëmarrës ishte kryeministri i vendit, Albin Kurti bashkë me ministrat e linjave dhe shoqërinë civile.

Kurti nga kjo tryezë është zotuar do të hartohet një Strategji Kombëtare për menaxhim të qëndrueshëm dhe efektiv të qenve, dhe se do të kërkojë po ashtu ndihmë edhe nga akterët, partnerët e huaj në mënyrë që mjetet financiare të mos jenë problem për zbatimin e masave dhe projekteve të qëndrueshme e humane për menaxhimin e qenve, ashtu që Kosova sa më parë të mos ketë më qen endacakë në rrugë.

Fatkeqësisht, në të kaluarën kjo çështje është neglizhuar dhe nuk ka pasur koordinim ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror, tha kryeministri, duke theksuar rëndësinë e trajtimit të këtij problemi nga rrënjët e tij, për të ofruar zgjidhje të qëndrueshme dhe efektive.

Kryeministri theksoi se qeveria do të dedikohet në këtë aspekt duke hartuar një Strategji Kombëtare për menaxhim të qëndrueshëm dhe efektiv të qenve, do të kërkojë po ashtu ndihmë edhe nga akterët, partnerët e huaj në mënyrë që mjetet financiare të mos jenë problem për zbatimin e masave dhe projekteve të qëndrueshme e humane për menaxhimin e popullsisë së qenve, ashtu që Kosova sa më parë të mos ketë më qen endacakë në rrugë.

“Prania e madhe e qenve endacakë, është problem për vetë qentë dhe mirëqenien e tyre, por është po ashtu i kthyer në problem të sigurisë së qytetarëve dhe të shëndetit publik në përgjithësi. Në veçanti janë të rrezikuar fëmijët, dhe Institucioni i Avokatit të Popullit ka konstatuar që ka pasur shkelje të drejtave të të fëmijëve nga sulmet që kanë pësuar nga qentë endacakë. Fatkeqësisht, në të kaluarën kjo çështje është neglizhuar dhe nuk ka pasur koordinim ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror. Ne duhet të trajtojmë këtë problem nga rrënjët e tij, për të ofruar zgjidhje të qëndrueshme dhe efektive. Besojmë që zanafilla e problemit është te mos menaxhimi dhe kontrolli i qenve me pronarë, mbarështimi i pakontrolluar i tyre, si dhe shitja dhe importi nga vendet fqinje. Ministria për Administrimin e Pushtetit Lokal, pritet që të koordinojë dhe mbështesë nivelin lokal me ngritje të kapaciteteve për zbatimin e mirëfilltë të masave për menaxhimin e popullsisë së qenve me dhe pa pronar”, tha Kurti.

Kurti po ashtu tha se Qeveria gjithashtu do të zotohet që do të mbështesë nivelin lokal për zbatimin e përgjegjësive ligjore lidhur me këtë temë.

“Edhe pse niveli lokal i ka shumicën e përgjegjësive për të zbatuar masat e nevojshme për menaxhimin e kësaj situate, mbështetja e nivelit qendror qoftë përmes hartimit të politikave dhe zbatimit të tyre, qoftë përmes mbështetjes financiare është jetike për nivelin lokal”, tha ai.

Duke potencuar rëndësinë e koordinimit, kryeministri tha të gjitha ministritë duhet të zotohen që detyrat që kanë të bëjnë me këtë tematikë t’i trajtojnë me seriozitetin më të madh.

“Ministria për Administrimin e Pushtetit Lokal, pritet që të koordinojë dhe mbështesë nivelin lokal me ngritje të kapaciteteve për zbatimin e mirëfilltë të masave për menaxhimin e popullsisë së qenve me dhe pa pronar. Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si një nga akterët kryesorë, pritet rishikim i akteve aktuale nënligjore, si dhe prezantimi i akteve të reja nënligjore. Ndërsa nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, pritet që të shqyrtohen mundësitë në buxhetin aktual vjetor të Republikës së Kosovës për alokimin e fondeve për zbatimin e masave emergjente të menaxhimit të popullsisë së qenve me dhe pa pronarë, por edhe të masave tjera të propozuara në Strategjinë Kombëtare për pesë vitet e ardhshme. Kurse, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës të Kosovës duhet të zotohet që të krijojë një plan për inspektimet e mirëfillta të mbajtjes së kafshëve, të projekteve të KSVL-së, si dhe projekteve të identifikimit dhe regjistrimit të qenve me pronarë”, tha kryeministri Kurti.

Po ashtu ai ka kërkuar edhe se “AUVK-ja, po ashtu duhet të zotohet që konform përgjegjësive ligjore, të veprojë shpejt dhe me seriozitet për çështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin e popullsisë së qenve dhe të zotohet që në projektet e menaxhimit të popullsisë së qenve, të mos përfshijë veterinerë që është dëshmuar që kanë abuzuar me kafshë dhe fonde në projektet e kaluara”.

Nga Oda e Veterinerëve pritet që së bashku me AUVK-në dhe me Qeverinë të shpërndajnë mikroçipat dhe pasaportat e aprovuara nga AUVK, për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve shoqëruese.

Lajmet

Terras: Zgjedhjet në Kosovë, duhet t’i japin fund bllokadës që i kushtoi vendit miliona nga BE-ja

Published

on

By

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, vlerëson se rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë duhet më në fund t’i japin fund bllokadës politike, e cila i ka kushtuar Kosovës miliona euro nga financimet e BE-së.

Terras thekson se kryeministri në mandat teknik, Albin Kurti, tani ka një mandat të qartë dhe përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë më pragmatike.

“Rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë duhet më në fund t’i japin fund bllokadës politike, e cila i ka kushtuar vendit miliona euro nga financimet e BE-së.

Kryeministri Albin Kurti tani ka një mandat të qartë dhe përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë më pragmatike”, ka shkruar Terras në rrjetin social “X”.

Continue Reading

Lajmet

Fletëvotim me vulë të dyshimtë në një qendër votimi në Pejë, rasti nën hetime

Published

on

By

Një parregullsi është raportuar në një qendër votimi në Pejë, ku një fletëvotim dyshohet se kishte vulë të ndryshme nga fletëvotimet tjera të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas raportit zyrtar, rasti ka ndodhur më 28 dhjetor 2025, rreth orës 20:00. Menjëherë pas raportimit, autoritetet kompetente kanë njoftuar prokurorin e shtetit, i cili ka bërë cilësimin e veprës penale.

Fletëvotimi i dyshuar është sekuestruar, ndërsa rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Është raportuar se në qendrën e votimit një fletëvotim kishte pasur vulën ndryshe nga fletëvotimet tjera të KQZ-së. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, fletëvotimi është sekuestruar. Rasti nën hetime“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Cenim e ekspozim i votës – Rastet që policia i raporton që ndodhën në ditën e zgjedhjeve

Published

on

By

Policia e Kosovës ka identifikuar disa raste që kanë të bëjnë me cenim të fshehtësisë së votimit, pengimit të procesit të votimit, cenim i përcaktimit të lirë të votueseve si dhe falsifikim të rezultateve të votimit.

Një rast  i cenimi të fshehtësisë së votimit është shënuar në Gllogoc.

Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Rasti tjetër është në Gjilan ku një person kishte plotësuar fletëvotimin dhe e kishte ekspozuar para se ta vendoste në kutinë e votimit.

Lidhur me veprat e lartcekura është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në qendrën e votimit pasi e kishte plotësuar fletën e votimit e kishte ekspozuar atë para se ta vendoste në kutinë e votimit. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK.

E një Ranilluk një grua ishte arrestuar e më pas u lirua me procedurë të rregull pasi që kishte bazë dyshimi se ka ushtruar ndikim te votuesit e subjekteve të tjera.

Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak të dyshimit se ka ushtruar ndikim te votuesit e subjekteve tjera. E dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin policor.

Ndërsa në Komunë të Pjesë në ditën e zgjedhjeve, është shënuar një rast i falsifikimit të rezultateve të votimit.

Është raportuar se në qendrën e votimit një fletëvotim kishte pasur vulën ndryshe nga fletëvotimet tjera të KQZ-së. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, fletëvotimi është sekuestruar. Rasti nën hetime”, njofton PK.

Continue Reading

Lajmet

PDK mban sot konferencë për media

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë sot një konferencë për media.

Aktiviteti do të zhvillohet në Selinë Qendrore të PDK-së, duke filluar nga ora 11:30.

Gjatë konferencës pritet të adresohen çështje aktuale politike.

Continue Reading

Të kërkuara