Lajmet

​Kurti takon Feith: Kosova vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor

Kurti tha se Kosova ka dëshmuar që është partner i besueshëm në arenën ndërkombëtare.

Published

on

Në 10-vjetorin e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka takuar ish-shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith.

Kurti tha se tashmë Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor.

Sot jemi mbledhur që të festojmë 10-vjetorin, momentin kur Kosova u bë sovrane dhe plotësisht e pavarur. Para 10 vjetësh, Republika e Kosovës ishte katër vjet. Tashmë jemi shteti më demokratik i Ballkanit Perëndimor. Kemi zhbërë 76 grupe kriminale. Përparimi ynë në sundimin e ligjit është në pajtim me avancimin tonë ekonomik“, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se Kosova ka dëshmuar që është partner i besueshëm në arenën ndërkombëtare.

Synimi i mirë i Feith ishte në përputhje me dëshirën për liri dhe aspiratat tona për të mos u përjashtuar nga komiteti ndërkombëtar“, ka shtuar Kurti.

Ish-shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovës, Pieter Feith ka përmendur sfidat me të cilat po përballet Evropa.

Jam i bindur Albin, që me udhëheqjen tënde të urtë do të mundësoni që të mbrohet interesi i Kosovës. Në Bruksel nuk ishin shumë të interesuar për rolin tim. Duke qenë ashtu siç kam qenë shfrytëzova një qasje që të lëvizja përpara në zbatimin e një liste të gjata të dispozitave të planit të Ahtisari-t. Barta autoritetin dhe përgjegjësinë tek institucionet. Qysh nga fillimi kishte një kundërshtim të madh nga Serbia. Në verë 2013 përfaqësuesit e grupit ndërkombëtar filluan që të japin konsiderata të daljes dhe dhënies fund të pavarësisë së mbikëqyrur. Kishte shumë refleksione për datat, atëherë po mendonim në fund të verës 2012 dhe në të njëjtën kohë parimet e mia po fokusoheshin që gjatë vitit të kaluar, përpjekjet e fundit për të zbatuar sa më shumë që është e mundur të planit të Ahtisari-t. 90 për qind të pakos e pa dritën e të zbatuarit me “dritën e gjelbër” të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. Si rezultat kur erdhi koha që të përfundojë në shtator të vitit 2012, të nesërmen shkuam me keqardhje për shkak të miqësisë që kishim me kosovarët. Shkuam dhe nuk lamë gjurmë prapa“, ka shtuar ai

Lajmet

​Aleanca Kombëtare për Integrim fiton bindshëm Gostivarin

Published

on

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka fituar në Gostivar sipas rezultateve zyrtare në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Kandidati nga radhët e AKI-së Valbon Limani ka marrë 60.75 për qind ose 16 mijë e tetë vota nga 115 vendvotime të numëruara deri më tash nga gjithsej 121 sosh.

Sebaedin Dauti nga koalicioni VLEN, ka marrë 4 mijë e 60 vota ose 15.41 për qind.

Në Gostivar nuk do të ketë garë për balotazh më 9 nëntor./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Mickoski nga VMRO-DPMNE shpall fitoren në më shumë se 30 komuna

Published

on

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski shpalli fitoren në më shumë se 30 komuna, përfshirë edhe Strumicën e cila njihej si bastion i LSDM-së.

Mickoski tha se VMRO-DPMNE ka fituar edhe në Dellçevë, Berovë, Manastir, Shtip, Kavadar, Gjevgjeli, Sveti Nikollë, Ohër, Gazi Babë, Gjorçe Petroc, Resnjë dhe në shumë të tjera.

“Para nesh ka edhe dy javë, dy javë ku duhet ta rrethojmë ndryshimin që e filluam. Kemi fitore në mbi 30 komuna që në raundin e parë. Fituam bindshëm në raundin e parë në Strumicë, 20 vjet e kemi pritur këtë ditë”, tha ai./S.K/KP/AlsatMk/

Continue Reading

Lajmet

​Manchester United triumfon në derbin ndaj Liverpoolit

Published

on

Në kuadër të xhiros së tetë të Premier Ligës angleze është zhvilluar një nga ndeshjet më të zjarrta të sezonit, derbi mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit, i cili përfundoi me fitoren e “djajve të kuq” me rezultat 2:1.

Skuadra e trajnerit Ruben Amorim e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në epërsi që në minutën e dytë me golin e Bryan Mbeumo, i cili shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen e vendasve dhe mposhti portierin Alisson.

Liverpooli kërkoi me ngulm barazimin gjatë gjithë pjesës së parë, por pa sukses, ndërsa reagimi erdhi vetëm në minutën e 78-të, kur Cody Gakpo realizoi për 1:1 pas një aksioni të bukur ekipor.

Megjithatë, gëzimi i “The Reds” zgjati pak, pasi në minutën e 84-të mbrojtësi Harry Maguire u ngjit më lart se të gjithë në zonë dhe me një goditje të saktë me kokë shënoi golin e dytë për Unitedin, duke i dhënë skuadrës së tij një fitore të madhe në transfertë.

Pas këtij triumfi, Manchester United ngjitet në kuotën e 13 pikëve dhe renditet në vendin e nëntë të tabelës, ndërsa Liverpooli mbetet në pozitën e tretë me 15 pikë, duke humbur mundësinë për t’u afruar me kryesuesit.

Ky derbi konfirmoi se United po rikthehet gradualisht në formë, ndërsa për Liverpoolin, humbja në “Anfield” shërben si alarm për përmirësim në javët e ardhshme./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Kjo javë pritet të karakterizohet nga mot relativisht i qetë dhe me temperatura pranverore, ku sot temperaturat do të lëvizin nga -2 deri në 17 gradë Celsius.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -2°C dhe 9°C, ndërsa ato maksimale ditore pritet të jenë në intervalin 13°C deri 22°C.

“Moti i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale: -2 – 0°C. Temperaturat maksimale: 14-17. Era: Kryesisht nga jugperëndimi e lehte deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./S.K/EO/

 

Continue Reading

Të kërkuara