Lajmet

​Kurti: Sa më e dobët Serbia karshi Kosovës, aq më shumë po egërsohet ajo

Kreu i ekzekutivit ka folur edhe për vizitën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në Ballkan.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vendimin e Qeverisë së Serbisë për të intonuar himnin serb në fillim të vitit të ri shkollor në të gjitha shkollat e Serbisë e ka lidhur me dobësimin e saj. Siç tha ai, dobësimi i Serbisë karshi Kosovës po e shton agresivitetin serb.

Kurti me rastin e vënies së gurthemelit të shkollës “Ilir Konushefci” në fshatin Llugë të Podujevës tha se shqiptarët nën Serbi vazhdojnë të jenë të diskriminuar dhe se për këtë dëshmitarë ishin edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Sipas tij, edhe zullumit të Serbisë karshi serbëve të Kosovës po i vije fundi, pasi që Kosova është shtet i pavarur dhe më demokratik.

“Nuk bëhet fjalë për kurrfarë veprimi demokratik e human, përkundrazi sa më e dobët që është Serbia karshi Kosovës, aq më shumë po egërsohet ajo. Andaj edhe një lloj agresiviteti të shtuar të Serbisë duhet ta kuptojmë brenda dobësimit të saj në përgjithësi. Kosova është shtet i pavarur sovran dhe demokratik i cili angazhohet për gjithë qytetarët pa dallim, por natyrisht në angazhohemi edhe për shqiptarët në Serbi. Shqiptarët që janë nën Serbi, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ata janë të diskriminuar, dhe dëshmitarë për këtë ishte edhe delegacioni ynë që ishte në vizitë atje… Edhe ky zullum i shtuar i Serbisë që bëhet edhe për vetë serbët në Kosovë është duke i ardhur fundi sepse shteti i Kosovës është më demokratik dhe i pavarur”, tha ai.

Kreu i ekzekutivit ka folur edhe për vizitën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në Ballkan, në kuadër të të cilës nuk e vizitoi Kosovën. Sipas tij, kjo vizitë e presidentit turk kësaj radhe lidhet me Bosnjën.

“Ata i kanë agjendat e tyre dhe ne Turqinë e kemi shtet, mik e aleat. Turqia është shtet shumë i fuqishëm në NATO, por dialogu që zhvillohet mes Kosovës e Serbisë, tash Kosova nuk është aty temë, por është palë bëhet me ndërmjetësim të Brukselit dhe ndihmohet nga ShBA-ja. Nesër vijnë përfaqësuesit specialë nga Berlini dhe Parisi që do ta shoqërojnë Lajçakun, ndihma e gjitha shteteve mike është e mirëseardhur. Por, tash agjendat se kur vizitojnë e ku burrështetasit e shteteve mike, nuk mund ta kuptojmë plotësisht. Përshtypja ime është se jo vizitë kishte më tepër të bënte me Bosnjën sepse e konsiderojnë vend shumë më të rrezikuar se Kosova, andaj edhe vizita ishte në Serbi dhe Kroaci. Sepse Serbia dhe Kroacia kanë ndikime të fuqishme në Bosnjë. Vizita në Ballkan kësaj radhe e presidentit turk lidhet me Bosnjë. Nuk është se ne mund ta dimë qind për qind, ku, çka, kush shkon”, tha Kurti.

Lajmet

Sot nafta 1.64 euro, benzina 1.39 euro

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për datën 23 prill 2026.

Sipas vendimit të fundit, çmimet që hyjnë në fuqi nga ora 10:00 janë: Nafta (dizel): 1.64 euro për litër Benzina: 1.39 euro për litër; Gasi: 0.87 euro për litër.

MINT ka njoftuar qytetarët se për çdo parregullsi apo ankesë lidhur me çmimet në treg, mund të adresohen në emailin zyrtar të departamentit të konsumatorit ose përmes numrit të telefonit pa pagesë.

Këto çmime po vazhdojnë të mbeten në nivele të larta, kryesisht si pasojë e pasigurisë në tregjet ndërkombëtare dhe tensioneve të vazhdueshme nga konflikti mes SHBA-së, Iranit dhe Izraelit, gjë që ka reflektuar drejtpërdrejt në koston e karburanteve edhe në tregun tonë.

Continue Reading

Lajmet

Rahoveci drejt një qendre moderne për art dhe inovacion

Published

on

Në Rahovec po vazhdon ndërtimi i Qendrës për Arte, Kulturë dhe Inovacion, një projekt që synon të krijojë një hapësirë bashkëkohore për zhvillimin e jetës kulturore dhe kreative në qytet. Kjo qendër pritet t’u shërbejë artistëve, të rinjve dhe gjithë komunitetit artdashës, duke ofruar kushte më të avancuara për krijimtari, bashkëpunim dhe zhvillim profesional.

Me një investim që tejkalon 3 milionë euro, projekti synon të forcojë infrastrukturën kulturore në Rahovec dhe të hapë mundësi të reja për zhvillimin e artit dhe inovacionit, jo vetëm në nivel lokal, por edhe më gjerë.

Continue Reading

Lajmet

Kapen të dyshuarit që vodhën cigaret elektronike nga vetura në Vushtrri

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në një vjedhje të rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Vushtrri.

Rasti ishte denoncuar me 22 prill, pasi një qytetar kishte raportuar se persona të panjohur i kishin thyer xhamin e veturës dhe prej andej kishin vjedhur rreth 400 lloje të cigareve elektronike. Pas një pune operative dhe hetimore, njësitet policore kanë arritur t’i identifikojnë dhe t’i prangosin të dyshuarit në Mitrovicën e Jugut.

Gjatë operacionit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një pjesë të cigareve elektronike që ishin raportuar si të vjedhura.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët do të mbrohen në procedurë të rregullt. Ndaj tyre janë iniciuar rastet për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

Continue Reading

Lajmet

Fitore bindëse e Donjeta Sadikut në Kupën Botërore të boksit

Published

on

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka shënuar fitore bindëse në kuadër të turneut prestigjioz “Kupa Botërore e Boksit”, që po mbahet në Foz do Iguaçu të Brazilit.

Në mbrëmjen e 22 prillit, në kategorinë deri në 60 kilogramë, Sadiku e mposhti përfaqësuesen e Zelandës së Re, Jordan Wilson, me rezultat të pastër 5:0. Ajo e nisi meçin fuqishëm që në raundin e parë, duke e rrëzuar dy herë kundërshtaren në knockdown. Dominimi i saj vazhdoi edhe në raundin e dytë, ku realizoi një tjetër knockdown, duke detyruar gjyqtarin të ndërhyjë me numërim dhe të ndalë përkohësisht kundërshtaren. Në raundin e tretë, Sadiku ruajti kontrollin e plotë të meçit dhe e përmbylli duelin me epërsi të thellë.

Ky turne ka rëndësi të veçantë, pasi pikët e fituara ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e kualifikimit për Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”.

Meçi i radhës për Donjeta Sadikun është caktuar më 24 prill, duke filluar nga ora 16:00.

Continue Reading

Të kërkuara