Lajmet

​Kurti: Caku ynë është që të përmirësojmë kushtet arsimore dhe të ngrisim cilësinë

Mëngjesin e së enjtes, kryeministri e ministrja e Arsimit morën pjesë në përurime të shkollave në Podujevë.

Published

on

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci kanë marrë pjesë në përurimin e objektit të ri të shkollës “Luigj Gurakuqi” dhe sallës së edukatës fizike.

Në paralelen e ndarë të kësaj shkolle në Batllavë të Podujevës, Kurti ka thënë se nxënësit e mësimdhënësit do të kenë kushte më cilësore për arsim. Po ashtu, shefi i ekzekutivit u zotua se deri në fund të vitit do të finalizohen 17 objekte parashkollore ku do të arsimohen rreth 1800 fëmijë.

Mëngjesin e së enjtes, kryeministri e ministrja e Arsimit morën pjesë në përurime të shkollave në Podujevë.

Kryeministri Albin Kurti tha se duke krijuar kushte më të mira infrastrukturore për procesin arsimor do të ngritët edhe cilësia në arsim.

Me këtë objekt të ri shkollor me sipërfaqe të përgjithshme prej 1100 metra katror, ju presin 10 dhoma mësimi të pajisura me inventar bashkëkohor, të cilat do të jenë në shërbim të nxënësve dhe të komunitetit. Tani ato dhoma mësimi duhet të gumëzhijnë me tinguj pune. Aty duhet të nxitet kureshtja e nxënësve për dije që nesër të kemi profesionistë të mirë e qytetarë të përgjegjshëm. Të tillë që do t’i kontribuojnë zhvillimit të kësaj ane dhe gjithë vendit tonë. Më herët ishim edhe në përurimin të sallës së edukatës fizike me sipërfaqe prej 700 metra katror. Sepse në shkollat tona na duhen edhe librat e bankat për mësimin, por edhe sallat sportive dhe gjimnastika për shëndetin. Për një trup të disiplinuar dhe të shëndetshëm të fëmijëve tanë. Për një mendje të kthjellët e të ditur të nxënësve tanë, na duhen që të dyja”, ka thënë Kurti.

Më tej, ai foli edhe për rolin e mësimdhënësve, ku tha se roli i tyre është i pazëvendësueshëm.

Arsimi është shtylla jonë qendrore mbi të cilën zhvillohen të gjitha fushat tjera të shtetit dhe shoqërisë. Ne po punojmë me një qasje shumëdimensionale që ta forcojmë arsimin në vend. Caku ynë është që të përmirësojmë kushtet arsimore, por edhe ta ngrisim cilësinë. Për këtë qëllim e kemi ngritur buxhetin e arsimit në këtë vit për 12 për qind. Deri në fund të këtij viti priten të finalizohen 17 objekte parashkollore ku do të arsimohen dhe edukohen rreth 1800 fëmijë. Ndërkaq për tri vitet e ardhshme tani më kemi siguruar 18 milionë euro për investime fillestare në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit në infrastrukturën përkatëse në shkolla”, ka shtuar ai.

Edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është zotuar se kanë prioritet arsimin cilësor dhe gjithëpërfshirës.

Krahas politikave arsimore ne po vazhdojmë të përmirësojmë infrastrukturën shkollore gjithandej në komunat e Republikës së Kosovës. Duke e ditur rolin e rëndësishëm që e ka ambienti shkollor në mësimnxënie e mësimdhënie. Po punojmë pa u ndalur dhe me përkushtim të madh në shumë drejtime, duke i kaluar një nga një të gjitha vështirësitë në mënyrë që secila shkollë, secila klasë, secili mësues në Kosovë të jetë i gatshëm dhe i motivuar për të punuar dhe për t’i ndihmuar secilit fëmijë që të arrij potencialin e plot të tij ose të saj. Në këtë objekt shkollor tash e tutje nxënësit e paraleles së ndarë të shkollës “Luigj Gurakuqi” do të arsimohen e do të kenë mundësinë të zhvillojnë mësimin në kushte moderne në këtë objekt bashkëkohor” , tha Nagavci.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi tha se me qeverisjen në këtë komunë, prioritet mbetet ofrimi i kushteve më cilësore për fëmijët në shkolla duke ndërtuar objekte të reja shkollore, salla sportive e kabinete.


Ka qenë nevojë dhe kërkesë e kahershme e kësaj ane. Kjo shkollë me infrastrukturë të kompletuar, moderne do të ofrojë mundësi të reja për mësimdhënie dhe mësimnxënie për nxënësit e fshatit Batllavë dhe fshatrave përreth. Investimi më i mirë dhe më i duhur është pikërisht investimi në arsimin dhe edukimin e brezave të rinj. Sepse janë pikërisht ata të cilët me dijen e fituar do të kontribuojnë në ndërtimin e së tashmes dhe të ardhmes së komunës dhe shtetit tonë”, ka thënë ai.

Kujtojmë se as në shkollën e fshatit Lluga dhe as në atë Batllavës sot nuk është duke u zhvilluar mësimi për shkak të grevës së përgjithshme në arsim tash e 14 ditë. Në shkollën fillore në Lluga mësimdhënësit kanë ndarë vetëm tekstet shkollore për nxënësit.

Vendi

Sekuestrohen mbi 10 kilogramë marihuanë në Pejë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia e Kosovës kanë sekuestruar rreth 10.5 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë gjatë një operacioni të zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes në fshatin Nabërgjan të Pejës.

Gjatë aksionit të realizuar nga Njësiti për Luftimin e Narkotikëve, i cili u koordinua nga prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda, është arrestuar një person i dyshuar për blerje, posedim dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Përveç lëndës narkotike, zyrtarët policorë kanë sekuestruar edhe një telefon mobil që do t’i nënshtrohet ekzaminimeve hetimore. I dyshuari është dërguar për intervistim në stacionin policor, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë nën udhëzimet e prokurorit të shtetit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ngrihet aktakuzë ndaj shoferit që la të vdekur një grua në rrugën Mitrovicë–Prishtinë

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj të pandehurit N.S., për shkak të veprës penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur“, nga neni 371 par. 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Më 23 korrik 2026, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, i pandehuri N.S., duke drejtuar automjetin pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit, ka shkaktuar aksident trafiku, në atë mënyrë që, derisa ishte duke lëvizur në krahun dhe shiritin e kundërt të rrugës, ka goditur një automjet që ishte duke lëvizur në drejtimin e rregullt.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja M.V., ndërsa tre pasagjerë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Po ashtu, janë shkaktuar dëme materiale në automjete dhe në mbrojtëset e rrugës.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtorë për veprën e kryer penale dhe t`i japë dënim meritor sipas ligjit. /E.A/

 

Continue Reading

Rajoni

Bllokohen fondet e Kosovës: Më shumë se 3.600 nxënës shqiptarë në Luginë nisin vitin pa libra falas

Published

on

By

Më shumë se 3.600 nxënës shqiptarë të shkollave fillore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e kanë nisur vitin e ri shkollor pa librat falas të siguruar nga Qeveria e Kosovës, si pasojë e bllokimit të fondeve nga autoritetet e Serbisë.

Sipas kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, mjetet financiare të ndara nga Prishtina zyrtare po mbahen të bllokuara nga institucionet serbe dhe nuk po lejohet transferimi i tyre te KKSH-ja. Bllokada po ndodh përkundër faktit se bëhet fjalë për tekste shkollore që tashmë janë të aprovuara zyrtarisht nga vetë Ministria e Arsimit e Serbisë.

Kjo situatë vjen pas vitit të kaluar shkollor, kur për nxënësit shqiptarë u siguruan mbi 35 mijë libra në gjuhën shqipe të shpërndarë në 15 shkolla fillore. Përveç bllokimit të mjeteve për arsimin fillor, problemet vijojnë edhe në nivelin e mesëm, ku deri më tani nuk është aprovuar asnjë tekst shkollor në gjuhën shqipe sipas planprogrameve bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Marrëveshja politike ka marrë ‘goditje të rëndë’, por nuk është zhvlerësuar

Published

on

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar për Ekonomia Online se marrëveshja politike e arritur me Lidhjen Demokratike të Kosovës ka marrë një “goditje të rëndë”, por, sipas tij, ajo ende nuk është zhvlerësuar. Gjithashtu, shtoi se evitimi i zgjedhjeve bëhet kur të votohet Bekim Sejdiu.

I pyetur nëse do të ketë bisedime të reja me kryetarin e LDK-së, Kurti tha se marrëveshja përbën një sukses të dy subjekteve politike dhe se ende ekziston mundësia për shmangien e zgjedhjeve dhe forcimin e institucioneve.

“Marrëveshja politike që kemi arritur ka marrë një goditje të rëndë, mirëpo nuk është zhvlerësuar. Është sukses i madh i dy subjekteve tona politike dhe ata që e duan stabilitetin institucional, evitimin e zgjedhjeve, forcimin e shtetit e kanë shansin”, deklaroi Kurti, për Ekonomia Online.

Ai theksoi se nga kjo marrëveshje politike ka dalë edhe një emër konkret për kandidat, duke iu referuar profesorit Bekim Sejdiu.

“E kjo është, emri i përveçëm që ka dalë nga marrëveshja politike, përkatësisht Profesor Bekim Sejdiu”, tha Kurti.

Ndërkaq Kurti refuzoi të deklarohet nëse do të ketë kandidat tjetër për president./A.K/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara