Lajmet

​Kurti: Rritja e buxhetit për FSK-në do të jetë prioritet edhe në vitet e ardhshme

Published

on

Shefi i Qeverisë, Albin Kurti pati sot një takim të veçantë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama, me të cilët bisedoi mbi përgatitjet për stërvitjen e forcave amerikane me forcat aleate “Defender-Europe 21”, ku Kosova do të jetë në mesin e 16 vendeve pritëse dhe pjesëmarrëse në stërvitje me trupat e saj ushtarake.

Gjithashtu, ata njoftuan kryeministrin Kurti edhe me procesin e bashkë-zbarkimit të kontingjentit të FSK-së krahas trupave amerikane në misionin paqeruajtës në Kuvajt.

Në takim u diskutua edhe për zhvillimin e mëtutjeshëm të aftësive dhe rritjen e kapaciteteve operacionale, si dhe implementimin e planeve për të ardhmen në funksion të përmbushjes së plotë të misionit kushtetues dhe ligjor të FSK-së.

Kurti shprehu zotimin që sikurse me rritjen buxhetore prej mbi 100 milionë euro për vitin e ardhshëm, FSK-ja do të mbetet prioritet edhe në vitet pasuese.

“Përkrahja e Forcës së Sigurisë, sipas kryeministrit, është e domosdoshme në mënyrë që vendi ynë të ketë ushtri të mirëtrajnuar e të pajisur sipas standardeve të ushtrive moderne të vendeve të NATO-s, të jetë e gatshme për mbrojtjen e vendit dhe kontribut-dhënëse për paqen, sigurinë dhe stabilitetin global”, thuhet në njoftim./UBTNews

Lajmet

Miratohet Udhëzimi Administrativ për vitin e ri shkollor, nis më 1 shtator

Published

on

By

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se është miratuar Udhëzimi Administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2025/26.

Sipas këtij udhëzimi, të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit në vend, nga kopshtet parashkollore, klasat parafillore, shkollat fillore e të mesme të ulëta e të larta, deri te qendrat burimore për mësim dhe këshillim, do ta nisin vitin shkollor më 1 shtator 2025 dhe do ta përmbyllin më 19 qershor 2026.

Dokumenti përcakton gjithashtu pushimet vjeshtore, dimërore e pranverore, si dhe ditët e festave zyrtare, duke krijuar një kalendar të qartë dhe të strukturuar për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Ky udhëzim përcakton datat e fillimit dhe përfundimit të vitit shkollor në të gjitha institucionet publike dhe private, duke përfshirë nivelet e ndryshme të arsimit: nga institucionet parashkollore, shkollat fillore, klasat parafillore, shkollat e mesme të ulëta dhe të larta, deri te qendrat burimore për mësim dhe këshillim. Po ashtu, përcakton pushimet vjeshtore, dimërore, pranverore dhe festat zyrtare, duke siguruar kështu një kalendar të qartë dhe të strukturuar për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit” shkroi Nagavci.

Continue Reading

Bota

Shtëpia e Bardhë konfirmon konferencën e përbashkët për shtyp Trump-Putin

Published

on

By

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit në Alaska, i planifikuar për nesër, konfirmoi Shtëpia e Bardhë.

Konfirmimi vjen pasi Kremlini njoftoi më parë të njëjtin plan, raporton CNN.

Kur u pyet për konferencën, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Caroline Leavitt u përgjigj shkurt se ishte plani.

Nesër në mëngjes, herët në mëngjes, Trump do të largohet nga Shtëpia e Bardhë dhe do të shkojë në bazën tonë të përbashkët ushtarake në Anchorage, Alaska, ku do të marrë pjesë në një takim kokë më kokë me presidentin Putin, i ndjekur nga një drekë dypalëshe me delegacionet përkatëse nga të dy vendet, dhe më pas një konferencë për shtyp,” tha Leavitt për Fox News.

Leavitt konfirmoi gjithashtu se gazetarët do të kenë mundësinë t’u bëjnë pyetje të dy presidentëve. Ajo shtoi se takimi do të jetë një mundësi për Trump “të ulet dhe ta shikojë presidentin rus në sy dhe të shohë se çfarë përparimi mund të bëhet për të çuar gjërat përpara dhe për t’i dhënë fund kësaj lufte brutale dhe për të sjellë paqe”.

Continue Reading

Lajmet

Leoni, mbrojtësi i ri i Parmës, tashmë do të jetë një lojtar i Liverpuli

Published

on

Hezitimi i Interit dhe Milanit për të shpenzuar shifra të caktuara, ka bërë që të dy skuadrat milaneze të shohin se si dështon një objektiv i merkatos që e ndiqnin prej muajsh. Xhovani Leoni, mbrojtësi i ri i Parmës, tashmë do të jetë një lojtar i Liverpulit.

Futbollisti po ndiqej me shumë interes pas debutimit të tij në sezonin e kaluar te Parma dhe vlerësohet si një nga talentet më të mëdhenj të shkollës së mbrojtësve italianë.

Ndërsa Interi dhe Milani po negocionin që të ulnin çmimin që kishte vendosur Parma, Liverpuli nuk ka hezituar që të paguajë për të siguruar mbrojtësin.

Mediat italiane bëjnë të ditur se është gjetur akordi për transferimin e lojtarit për 35 milionë euro, ku 5 janë si bonuse e klauzola.

Futbollisti pritet që të udhëtojë drejt Anglisë, për të kryer vizitat mjekësore e firmosur, pasi Liverpuli kërkon ta ketë gati menjëherë dhe jo të presë një vit duke e lënë huazim në Itali, siç ishte përfolur një ditë më parë.

Continue Reading

Lajmet

KQZ: Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet lokale do të zgjasë më shumë se zakonisht

Published

on

By

Drejtori i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Besnik Buzhala, ka deklaruar se verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të merr më shumë kohë se zakonisht për shkak të pushimeve vjetore në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Ai ka shtuar se pas dorëzimit të listave përfundimtare të kandidatëve, Zyra e Sekretariatit është duke i përgatitur ato për procedurat e verifikimit.

Pasi që është pyetur nga një anëtar i KQZ-së se sa do të merr kohë, Buzhala është përgjigjur se do të vonohen, raporton KosovaPress.

Zyra është duke përgatitur listën e cila do të ketë të gjitha informacionet. Verifikimi i kandidatëve do të merr kohë më shumë se zakonisht. Kjo pse pjesa më e madhe e Këshillit Gjyqësor i Kosovës është në pushim. Numër më i madh i kandidatëve do të jenë që do të dërgohen për verifikim. Numri i kandidatëve dihet saktësisht, një subjekt i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës mund të mbërrijë rreth 800-850 kandidatë që mund të dërgohen për verifikim”, tha Buzhala.

 

Continue Reading

Të kërkuara