Lajmet

​Kurti për deklaratat e Vuçiqit për vrasje: Po flet për imagjinatën dhe planet e tij

Ai e përsëriti se është kryeministër i shpresës dhe progresit.

Published

on

Kryeministri Albin Kurti duke folur për deklaratat e çuditshme të presidentit serb Aleksandër Vuçiq se institucionet e Kosovës “po përgatisin likuidimin e popullit në veri”, tha se Beogradi kur flet për dhunë e vrasje flet për vete dhe jo për Kosovën. Sipas tij, në emër të Kosovës flasin vetëm institucionet e Kosovës. Ai e përsëriti se është kryeministër i shpresës dhe progresit ndërsa Serbia ka një president të frikës dhe kërcënimit.

“Kur ata flasin për dhunë, kur ata flasin për vrasje, flasin për vete, flasin për imagjinatën, mendimet dhe planet e tyre, nuk flasin për Republikën tonë. Për Republikën tonë, flet Qeveria e Republikës së Kosovës, flasin institucionet e shtetit tonë. Dita e 1 gushtit do të shkonte tërësisht paqësore dhe do të ishte dita e parë e punës, javës e muajit të tetë të vitit, mirëpo më 31 korrik, u ngritën ato barrikada prej njerëzve të cilët kishin nxitur, planifikuar, përgatitur e financuar strukturat ilegale që u bënë banda kriminale nëpër rrugët në veri të Kosovës. Pra, kur ata flasin nuk janë duke folur për neve por janë duke folur për vete. Ne jemi për paqe, për siguri, për stabilitet afatgjatë dhe na duhet që me shtetin tonë, jo vetëm ta mbrojmë sovranitetin dhe integritetin territorial, por edhe demokracinë, kushtetutshmërinë, sundimin e ligjit, dhe kurrë nuk bën ta harrojmë, progresin”, deklaroi Kurti.

Kreu i ekzekutivit u shpreh se progresi në Kosovë duhet të mbrohet. Duke thënë se Dogana e Kosovës ka shënuar rritje të të hyrave dhe progresi ndihet në çdo fushë, ai, duke aluduar në udhëheqësin e Serbisë, tha se disa autokratë janë të shqetësuar me shembullin e mirë të Kosovës për demokraci cilësore.

Ndërsa, në lidhje me aksionet anti-kontrabandë në veri të Kosovës, ministri i Financave, Hekuran Murati, deklaroi se ato po mirëpriten edhe nga vet serbët lokalë në atë pjesë të vendit.

“Edhe vet popullata lokale është në njëfarë forme e çliruar që po luftohen grupet kriminale dhe grupet e kontrabandës, nëse u kujtohet në njërin nga operacionit numri i sasisë së konfiskuar të pajisjeve për prodhim të kriptovalutave ka qenë enorm dhe popullata atje është falënderuese sepse gjatë kohës sa kanë qenë ato pajisje tu operuar e kanë dobësuar tensionin e energjisë elektrike për komplet fshatin, me konfiskimin e atyre pajisjeve fshati mund të furnizohet me tension të rregullt, pra edhe grupet e tjera kriminale që bëjnë kontrabandë janë gjithnjë shqetësim për popullatën lokale”, tha Murati.

Këto deklarata Kurti dhe Murati i bënë gjatë një vizite në Doganën e Kosovës.

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Prizren, gjendet pa shenja jete një shtetas i Shqipërisë

Published

on

By

Në Prizren është raportuar një rast i vdekjes së dyshimtë, ku një burrë shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në orët e parë të mëngjesit të datës 1 nëntor, rreth orës 01:20.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga organet e rendit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Raportohet një person i zhdukur në Ferizaj

Published

on

By

Në Ferizaj është raportuar zhdukja e një personi, i cili është larguar nga strehimorja ku po qëndronte.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor rreth orës 08:00.

Lidhur me rastin, në konsultim me prokurorin është iniciuar shënimi zyrtar dhe hetimet po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Pesë rastet të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë regjistruar pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjes në disa qytete të ndryshme të vendit.

Në Prishtinë është raportuar se një viktimë grua është kanosur verbalisht nga një i dyshuar burrë, i cili tashmë ndodhet në kërkim policor.

Në Lipjan, pas një mosmarrëveshjeje, një viktimë grua është sulmuar nga një i dyshuar mashkull, i cili me vendim të prokurorit është liruar pasi ka pranuar tretman mjekësor.

Po ashtu në Prishtinë është regjistruar edhe një rast tjetër i dhunës në familje ndaj një viktime grua, ku pas intervistimit të palëve, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në Viti është arrestuar një person pasi ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy personave. I dyshuari, me rekomandim të specialistit dhe vendim të prokurorit, është dërguar për trajtim mjekësor nën mbikëqyrje të policisë.

Ndërsa në Klinë, njësitë policore kanë arrestuar dhe dërguar në mbajtje një të dyshuar burrë për veprat penale kanosje dhe dhunë në familje ndaj një viktime burrë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari në Podujevë për vrasje në tentativë

Published

on

By

Në Podujevë është arrestuar një person si i dyshuar për veprën penale – vrasje në tentativë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri, por i njëjti nuk kishte qëlluar, ndërsa në vendin e ngjarjes organet e rendit kanë gjetur një gëzhojë.

Ndërsa pas mbledhjes së provave materiale, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, deri sa janë kryer edhe kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit, por që nuk është gjetur diçka e dyshuar. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara