Lajmet

​Kurti e Haradinaj përplasen për veriun e vendit

Kurti ka thënë se nuk ka koalicion me Listën Serbe.

Published

on

Përplasje në seancën e Kuvendit ka pasur në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ku ky i fundit adresoi kritika për veprimet e qeverisë që lidhën me situatën e fundit në veri të vendit. Pas kësaj, Kurti i ka thënë Haradinajt që të mos shesë moral meqë, sipas Kurtit, e njohin mirë.

Kurti ka thënë se nuk ka pasur luftim të korrupsionit e krimit të organizuar asnjëherë siç po ndodh aktualisht me qeverinë e drejtuar nga ai.

“Dhe më lejoni të ua them me përgjegjësi të plotë se kurrë nuk ka pasur më shumë luftim të krimit e korrupsionit në veri e mbyllje të rrugëve ilegale sesa tash. A e kemi realizuar qëllimin, jo, por luftim të krimit e të korrupsionit më shumë se tash nuk ka pasur kurrë. Dhe për ta treguar më qartë këtë, vetëm ta keni parasysh që para 4 viteve kryekrimineli atje që është sot është pritur në zyrën e kryeministrit në Prishtinë, sot ka fletë arrest dhe është në listën e zezë të Thesarit amerikan, ky është dallim shumë i madh, bile nuk është as në veri të Kosovës, është në Serbi, a ka ardhur ne veri të Kosovës për një video, ky është dallim i madh prandaj ju lutem mos më shisni moral e patriotizëm se ju njohim mirë”, ka thënë Kurti.

Përsëri ka reaguar ish-kryeministri Haradinaj sipas së cilit Kurti nuk mund t’i marrë meritat e veprimeve të amerikanëve për listë të zezë.

Ai e ka quajtur Kurtin “good guy” dhe sipas tij i njëjti është tërhequr prapa nga veriu i Kosovës.

“Kryeministri tha ‘mos shit moral’ vërtetë nuk kam kujt me i shitë se i kisha shitë, atij që është bërë ‘good guy’ nuk e di çfarë drejtimi me i shitë moral ose me çfarë vlerash për shkak se ‘good guy’ nuk di me ju shitë moral, di me disa njerëzve që janë më të vërtetë dhe që e dinë çka po duan, edhe me ju shitë moral edhe me t’ju ndihmoj atyre që arritën ‘good guy’ është problem me ju shitë moral. Mos merr merita për listën e zezë, kush ka hy në listë të zezë, sepse atë e ka bërë Amerika, tregona çka po bëhet me Rakiqin tënd, njëjtë si ai tjetri është, ti jem me të në tavolinë”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa në kundër replikën e tij, Kurti ka thënë se nuk ka koalicion me Listën Serbe.

“Ju e dini shumë mirë unë kam qenë gjithmonë ‘good guy’, gjithmonë kam qenë ‘good guy’, pra absolutisht unë nuk ju kuptoj çfarë vlera paska mos me qenë ‘good guy’, pra kam besuar në atë që e kam thënë dhe kam vepruar sipas asaj që kam besuar, kjo të bënë ‘good guy’. Kur është situata tejet e rrezikshmet për shtetin e kombin kam bërë veprime radikale, por tash nuk është ajo situatë, unë nuk jam radikal për nga karakteri por për nga tema. Kur Kosova rrezikohet me shkëmbim territorial e ndarje, kur Kosova rrezikohet me falje të 8 mijë e 200 hektarëve, kur Kosova rrezohet me ‘Zajednica’, normalisht që jam radikal, por sot nuk është kjo situatë, nuk ka nevojë”, ka thënë Kurti.

Lajmet

Plagosje me armë zjarri në Fushë Kosovë, i dyshuari në arrati

Published

on

By

Në Fushë Kosovë, një burrë ka mbetur i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri nga një person i dyshuar.

Viktima është dërguar me urgjencë në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njësitet policore që kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja si prova materiale. I dyshuari për kryerjen e kësaj vepre ndodhet në kërkim policor, ndërsa rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe po hetzimet po vazhdojnë.

Ndërkohë në Prishtinë, policia ka arrestuar katër gra të dyshuara, pasi të njëjtat kanë sulmuar fizikisht një grua tjetër.

Për shkak të lëndimeve të pësuara, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit kujdestar, pas intervistimit, katër të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.  /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Komisionet shqyrtojnë ligjet e drejtësisë, Çitaku: Pushteti po bllokon projektligjin për UÇK-në

Published

on

By

Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për të shqyrtuar në parim një paketë projektligjesh të rëndësishme që prekin sektorin e drejtësisë, përfshirë ato për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë, Këshillin Gjyqësor, Këshillin Prokurorial si dhe statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ky shqyrtim ka nxitur reagimin e menjëhershëm të nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, e cila ka kritikuar ashpër mazhorancën për përshpejtim të procedurave pa debat publik, ndërsa i akuzoi për bllokim të projektligjit për Dhomat e Specializuara.

“Sot, në komisionet e Kuvendit po përshpejtohet shqyrtimi i një numri të madh projektligjesh të Qeverisë, shumë prej tyre për sektorin e drejtësisë. Pa analizën e duhur, pa debat substancial dhe pa dëgjime publike. Drejtësia nuk reformohet duke shmangur shqyrtimin parlamentar. Ky nxitim ngre dyshime serioze se ligjet po i përshtaten agjendës politike të pushtetit,” deklaroi Çitaku.

Tutje, ajo paralajmëroi se po bëhen dallime me projektligjin që mbron UÇK-në.

“Ndërkohë, projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara mbahet në sirtarin e ministres, nën arsyetimin e ‘ekspertizës juridike’. Për ligjet e tjera, procedura të përshpejtuara. Për mbrojtjen e UÇK-së, zvarritje! Donikë, Albin dhe zyrtarë përgjegjës: mos e pengoni këtë projektligj. Procedojeni menjëherë në Kuvend. Dëgjojeni popullin që tash e 15 ditë është në shesh. Çdo ditë vonesë vetëm sa ka për ta rënduar përgjegjësinë tuaj. Dhe më besoni: dita e llogaridhënies do të vijë”, shkruan Çitaku në reagimin e saj. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kosova U21 synon fitoren e radhës ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës U21 në futboll ka zhvilluar të martën stërvitjen e fundit në prag të përballjes me Qipron U21. Pas fitores bindëse 3:0 të javës së kaluar si mysafire kundër San Marinos, futbollistët e rinj shprehen të gatshëm dhe synojnë të marrin një tjetër fitore.

Ndeshja do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00.

Kjo është ndeshja e parafundit kualifikuese për Kampionatin Evropian U21 2027, i cili do të organizohet në Shqipëri dhe Serbi. Aktualisht, Kosova U21 renditet në vendin e katërt të grupit me 11 pikë dhe është pa gjasa matematike për t’u kualifikuar tutje.

Grupi kryesohet nga Spanja me 21 pikë, e ndjekur nga Finlanda në vendin e dytë me 19 pikë.

Ciklin kualifikues Kosova U21 do ta mbyllë më 6 tetor, ku po ashtu në shtëpi do të përballet me Finlandën U21. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Qeveria e Kosovës mban mbledhje, në rend dite 35 pika

Published

on

By

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e saj të radhës, me fillim nga ora 10:00, në ndërtesën e Ekzekutivit.

Në këtë takim, kabineti qeveritar pritet të shqyrtojë dhe të marrë vendime për një sërë çështjesh të rëndësishme, pasi në rendin e ditës janë paraparë gjithsej 35 pika për shqyrtim e miratim. /E.A/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara