Lajmet

​Kuleba për vizitën e Steinmeier: Do të zgjidhet përmes diplomacisë

Ai shtoi se Kievi nuk pajtohet gjithmonë me politikën gjermane, porse respekton Gjermaninë si shtet dhe partner.

Published

on

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba shprehu besimin sot se situata në lidhje me vizitën e presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier në Ukrainë do të zgjidhet me diplomaci dhe nuk do të dëmtojë marrëdhëniet ukrainas-gjermane. Ai theksoi në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij irlandez, Simon Kauni në Kiev, se Ukraina qëndron për marrëdhënie të bazuara në respektin e ndërsjellë dhe ndërtimin e një politike të re gjermane ndaj Ukrainës në rrethanat aktuale.

Ai shtoi se Kievi nuk pajtohet gjithmonë me politikën gjermane, porse respekton Gjermaninë si shtet dhe partner, si dhe institucionin e presidentit federal, transmeton Interfax Ukraine.

Kuleba shprehu keqardhjen që raportimi i një media gjermane, e cila i referohet burimit, ka shkaktuar një situatë kaq të vështirë.

“Ka shumë punë në diplomaci që të harmonizohen formatet e vizitave, rezultatet e pritshme të vizitave dhe kur me këtë punë merren vetëm diplomatët, ne gjejmë gjithmonë zgjidhje të pranueshme reciprokisht. Kur nuancat e procesit të punës mbërrijnë në media, ka debate publike, skandale publike, emocione publike që pengojnë punën dhe krijojnë një sfond negativ”, sqaroi Kuleba.

Në fillim të kësaj jave, Steinmeier tha se ai planifikoi të vizitonte Kievin me homologun e tij polak dhe presidentët e Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë “për të dërguar një shenjë të fortë të solidaritetit evropian me Ukrainën, por se ata nuk e donin këtë në Kiev”.

Gazeta gjermane Bild raportoi se Zelensky refuzoi vizitën e Steinmeier për shkak të marrëdhënieve të tij të ngushta me Rusinë në vitet e fundit dhe mbështetjes afatgjatë për projektin e gazsjellësit Nord Stream 2.

Zëvendësshefi i Shtabit të Presidentit të Ukrainës, Igor Zhovko, shpjegoi se Steinmeier nuk ishte ftuar në Kiev, pasi Ukraina pret vendime konkrete nga Berlini për embargon ndaj furnizimeve të naftës nga Rusia, si dhe ato që lidhen me ndihmën ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën, veçanërisht sigurimi i armëve të rënda.

Lajmet

Gjashtë muaj burgim për kanosjen e Albin Kurtit, Xhemaili pranon fajësinë

Published

on

Kadri Xhemaili është dënuar me gjashtë muaj burgim për kanosjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në seancën gjyqësore të mbajtur të premten, Xhemaili e ka pranuar fajësinë dhe ka kërkuar falje. Gjykata ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë të arritur mes Prokurorisë dhe mbrojtjes.

Prokurori Bekim Kodraliu tha se marrëveshja është arritur me vullnet të lirë dhe pa presion, ndërsa mbrojtësi i të pandehurit, avokati Rinor Arifi, konfirmoi se mbrojtja qëndron prapa marrëveshjes.

Në seancë ka munguar i dëmtuari Albin Kurti. Sipas gjyqtarit Rrahman Beqiri, Kurti e kishte pranuar ftesën, por mungesën nuk e kishte arsyetuar.

Sipas aktakuzës, më 22 tetor 2025, Xhemaili, me qëllim të frikësimit të Kurtit lidhur me pozitën e tij zyrtare si kryeministër, e kishte kanosur publikisht përmes rrjetit social Facebook, duke i thënë se do ta privonte nga jeta./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy të dyshuar për “Vrasje në tentativë” dorëzohen në polici, njëri me pistoletë në dorë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy persona të dyshuar janë vetëdorëzuar në polici lidhur me një rast të “Vrasjes në tentativë” të raportuar më 9 gusht në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Vetëdorëzimi i tyre është bërë më 20 gusht, ndërsa njëri prej të dyshuarve ka dorëzuar edhe një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një grua nga plumbi qorr në Lipjan, dërgohet në QKUK

Published

on

By

Një grua është plagosur nga një plumb qorr mbrëmjen e së enjtes në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku e dëmtuara është qëlluar në trup.

Për shkak të lëndimeve të marra, ajo është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia e ka cilësuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë para një lokali në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të përdorimit të armës, i cili ka ndodhur mesnatën e së enjtes në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, një grua ka njoftuar se një burrë i panjohur ka shtënë tre herë me armë zjarri në ajër përballë lokalit të saj dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja. Rasti po hetohet nga organet e rendit./E.A/

Continue Reading

Të kërkuara