Sport

​Kuka me kritika të ashpra për dy xhudistet kosovare dhe institucionet shtetërore

Bëhet fjalë për Laura Fazlin dhe Flaka Loxhën.

Published

on

Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka kritikuar ashpër dy xhudiset kosovare, Laura Fazliun dhe Flaka Loxhën për të cilat ka thënë se nuk po punojnë me përkushtim për të pasur paraqitje më të mira në gara ndërkombëtare.

Shumë i ashpër Kuka ishte me Laura Fazliun duke thënë se ajo duhet ta ndryshojë urgjentisht qasjen pasi ajo është e vetkënaqur me titullin e nënkampiones evropiane.

“Laura Fazliu 63 kg sivjet arriti titullin e nënkampiones evropiane dhe prej asaj gare si duket vetëkënaqësia e medaljes nuk po e lë të koncentrohet në gara tjera. Ana e saj taktike shumë e pa definuar dhe pothuajse shumë pak punon në këtë drejtim. Kjo tregon që duhet ndryshuar qasjen urgjent. Humbi me një diskualifikim të çuditshëm por me garuese të atij niveli nuk duhet lejuar të ndodhin aksione me rrezik”, ka shkruar Kuka në Facebook.

Ai më pas pati kritika edhe për xhudisten tjetër, Flaka Loxha, për të cilën ka thënë se ende nuk e ka arritur nivelin për të qenë pjesë e një kampionati botëror.

“Flaka Loxha 57 kg performoi jo mirë dhe realisht niveli i saj për një Botëror ende nuk ka arritur. Anën fizike e ka të mirë por i mungojnë gjuajtjet në këtë nivel, problem që e potencojmë çdo stërvitje në sparing në klub por ende nuk ka ecje para”.

Në fund ai ka kritikuar edhe institucionet shtetërore që sipas tij nuk e kanë përshëndetur medaljen e bronztë të fituar nga Distria Krasniqi.

“E fare në fund medalja e botërorit fare pak u përshëndet nga njerëzit kompetent të shtetit tonë e besa asnjë intervistë nuk e pash të Distrias në media pos informata nga gara. Po mendoj po të vinte medalja botërore nga ndonjë sport tjetër si do reagohej”, ka shkruar Kukan ë fund.

Sport

Briken Calja shkëlqen në Taranto, shpallet kampion dhe thyen rekorde

Published

on

By

Reprezentuesi i Shqipërisë, Briken Calja, është shpallur kampion i Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, pas një paraqitjeje të jashtëzakonshme në peshëngritje.

Sportisti i Team Albania dominoi garën në kategorinë deri në 75 kilogramë, duke treguar formë të shkëlqyer.

Në stilin e shkëputjes, Calja realizoi tri prova të suksesshme, duke ngritur 147, 152 dhe 154 kilogramë. Me rezultatin maksimal prej 154 kilogramësh, ai fitoi medaljen e artë dhe njëkohësisht vendosi tri rekorde mesdhetare.

Edhe në stilin e shtytjes, Calja vazhdoi me paraqitje mbresëlënëse. Ai ngriti 184 kilogramë, duke vendosur rekordin mesdhetar në këtë stil dhe duke fituar medaljen e bronztë.

Kjo është një tjetër paraqitje e madhe e peshëngritësit shqiptar, i cili i ka dhuruar Shqipërisë një medalje të artë në “Taranto 2026”.

Me suksesin e Caljas, Shqipëria numëron tashmë gjashtë medalje në këto Lojëra: dy të arta, një të argjendtë dhe tri të bronzta.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Islam Selmani i artë, medalja e 7-të për Kosovën

Published

on

By

Islam Selmani ka shkëlqyer në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke fituar medaljen e artë dhe duke i sjellë Kosovës medaljen e shtatë në këto Lojëra.

Karateisti kosovar triumfoi në finale dhe u shpall kampion, duke shkruar një faqe të rëndësishme për karatenë e Kosovës.

Kjo është medalja e parë e artë për Kosovën në karate në “Taranto 2026” dhe medalja e shtatë e delegacionit kosovar.

Një paraqitje fantastike e Islam Selmanit, i cili tashmë është kampion i Lojërave Mesdhetare.

D.L

Continue Reading

Sport

Briken Calja i artë në “Taranto 2026”, Shqipëria fiton medaljen e dytë të artë

Published

on

By

Briken Calja i ka sjellë Shqipërisë medalje të artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Peshëngritësi shqiptar garoi të martën paradite në kategorinë deri në 75 kilogramë, duke shkëlqyer në stilin e shkëputjes.

Calja fitoi medaljen e artë në shkëputje, pasi ngriti me sukses peshën maksimale prej 154 kilogramësh.

Në stilin e shtytjes, shqiptari u rendit i treti, duke fituar medaljen e bronztë me një peshë maksimale prej 184 kilogramësh.

Me këtë sukses, Calja ka kontribuar në një paraqitje të mirë të Shqipërisë në “Taranto 2026”, ku deri tani ka fituar dy medalje të arta, një të argjendtë dhe dy të bronzta.

Foto: euronews

D.L

Continue Reading

Sport

Sigurohet medalja e shtatë për Kosovën, Islam Selmani në finale

Published

on

By

Islam Selmani ka siguruar medaljen e shtatë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke shkruar njëkohësisht histori për karatenë kosovare.

Karateisti ynë ka triumfuar në gjysmëfinale dhe është kualifikuar në finale, duke i siguruar Kosovës medaljen e parë në karate në këto Lojëra Mesdhetare.

Selmani tani do të luftojë për medaljen e artë, me synimin për ta kurorëzuar paraqitjen e tij me titullin e kampionit.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara