Sport

​Kthimi në PSG? Maignan frikëson tifozët e Milanit

Maignan është një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Stefano Piolit.

Published

on

Mike Maignan nuk ka dashur të garantojë qëndrimin te Milani kur është pyetur nëse mund të transferohet në PSG duke thënë se nuk mund të thotë asgjë për të ardhmen.

Sulmuesi francez është produkt i sistemit të të rinjve të PSG-së dhe kaloi gjashtë vjet në klub përpara se të largohej për në Lille në vitin 2016, ku shkëlqeu përpara se të bënte kalimin në Milano në verën e vitit 2021.

Maignan është një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Stefano Piolit dhe klubi e ka bërë të qartë se ata nuk do të ishin të gatshëm të pranonin asgjë më pak se 100 milionë euro për francezin, i cili ka tërhequr interes nga klube të ndryshme si Chelsea dhe Bayern Munich.

Duke bërë një koment të shkurtër për “Le Parisien”, Maignan foli rreth asaj se si do të ndihet kur të përballet me PSG-në në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

“Unë kam luajtur tashmë kundër tyre kur isha në Lille, kështu që është një fushë që e njoh. Do të jetë një lojë e shkëlqyer, me një ritëm të lartë, siç më pëlqen mua”, tha Maignan.

Më pas ai u pyet nëse mund ta shihte veten duke u kthyer te PSG në të ardhmen.

“Unë jam parizian, por sot nën kontratë me Milanin. Dhe për të ardhmen, nuk ka asgjë për të thënë”, theksoi ai.

Maignan është kontraktuar me Milanin deri në qershor të viti 2026 dhe në muajt e ardhshëm mund t’i ofrohet një marrëveshje e re, duke rritur pagën e tij.

Gjithashtu nuk ka asnjë shenjë se PSG po planifikon të zëvendësojë Gianluigi Donnarumman.

Sport

Volejbollistja Julia Azevedo shpëton mrekullisht pas një sulmi me armë në Rio de Janeiro

Published

on

Volejbollistja braziliane Julia Azevedo, 28 vjeç, ka mbijetuar pas një tentative grabitjeje gjatë së cilës u qëllua në shpinë në Rio de Janeiro.

Ngjarja ndodhi ndërsa ajo po udhëtonte me babanë e saj, Marcos, i cili gjithashtu shpëtoi. Plumbi kaloi pranë shtyllës kurrizore dhe organeve vitale të Azevedos, duke e shpëtuar nga pasoja më serioze.

Julia ndau përvojën në Instagram, duke thënë se ndihet “e lindur përsëri” dhe se do të bëjë një pushim të përkohshëm nga volejbolli për t’u rikuperuar. Ajo falënderoi stafin mjekësor, policinë dhe tifozët për mbështetjen.

Babai i saj, i cili është nënkryetar i klubit Tijuca Tenis Clube, shprehu mirënjohje ndaj Zotit që familja e tij ka mbijetuar.

Azevedo pritet të rikthehet në stërvitje brenda një muaji dhe shpreson të luajë në ndeshjen e fundit të Superligës më 22 dhjetor.

Klubi i saj konfirmoi se volejbollistja është jashtë rrezikut për jetën dhe po shërohet në shtëpi. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

Pas fitores ndaj Barcelonës, Terry shpërthen në lavde për yllin e Chelseat

Published

on

John Terry ka lavdëruar Marc Cucurellën, duke e cilësuar si një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë, pas triumfit 3-0 të Chelseat ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Ish-kapiteni legjendar i londinezëve u shpreh se e impresionuan agresiviteti, forca në duelet një-kundër-një e kontributi ofensiv i spanjollit:

“Ai është një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në futbollin botëror për momentin. Ka gjithçka që dua të shoh te një lojtar i Chelseat.”

Cucurella ishte ndër lojtarët më vendimtarë të ndeshjes, duke ndalur plotësisht sensacionin e Barcelonës, Lamine Yamal. Edhe Wayne Rooney e vlerësoi për një nga paraqitjet më të forta të një mbrojtësi të majtë në vitet e fundit.

Portieri Robert Sanchez shtoi se bashkëkombësi i tij e kishte Yamalin “krejtësisht nën kontroll” gjatë gjithë takimit.

Mbrojtësi spanjoll ka kaluar një transformim të madh pas një fillimi të vështirë te Chelsea, duke u shndërruar në një lojtar kyç dhe një nga më të qëndrueshmit në dy sezonet e fundit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

Gjysmëfinalja e plejofit Sllovaki – Kosovë do të luhet në Bratislavë

Published

on

Federata e Futbollit e Sllovakisë ka vendosur që gjysmëfinalen e plejofit për kualifikim në Botërorin 2026 kundër Kosovës ta zhvillojë në Bratislavë. Opsione të tjera ishin stadiumet e qyteteve Trnava dhe Košice.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës, Peter Palençik, shpjegoi arsyet pas këtij vendimi:

“Pas shortit të ndeshjeve të plejofit, morëm në konsideratë opsionet. U analizuan stadiumet e Bratislavës, Trnavës dhe Košicës, duke marrë parasysh kushtet, mundësitë dhe kompleksitetin e përgatitjes së një ndeshjeje të tillë. Logjistika për mbërritjen dhe qëndrimin e të dy ekipeve, kapaciteti i stadiumit dhe mundësia e ndërhyrjes në rast të ndonjë situate të paparashikuar ishin faktorë vendimtarë. Në fund, vendosëm që ndeshja të zhvillohet në Bratislavë dhe ia kemi komunikuar këtë edhe UEFA-s”, tha Palençik për “futbalsfz.sk”.

Kapaciteti i stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja është 22,500 ulëse, dhe tribunat janë tërësisht të mbuluara.

Stadiumi u lëshua për shfrytëzim pas rinovimit në vitin 2013. Ndeshja është caktuar për 26 mars, ora 20:45. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

Hidhet shorti i Kupës së Kosovës

Published

on

Është hedhur sot shorti i së 16-ës së finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Në këtë fazë, ekipet elitare të futbollit kosovar e kanë shmangur një përballje eventuale mes tyre, ndërsa 10 ekipet e Superligës pa dyshim se janë favorite për të shkuar në të tetën e finales, përpos nëse ndodh ndonjë befasi.

Siç dihet trofeu i Kupës së Kosovës në vitet e fundit është bërë edhe më i rëndësishëm për faktin se fituesi i tij e siguron edhe pjesëmarrjen në garat evropiane.

Më poshtë mund t’i shohim çiftet e së 16-ës së finales.

Continue Reading

Të kërkuara