Lajmet

​Kryeministri Kurti sot në Bruksel

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të qëndrojë sot në Bruksel. Për vizitën zyrtare në Bruksel, Kurti ka thënë takimi i sotëm nuk është dialog me Serbinë, por vetëm darkë tradicionale e liderëve të Ballkanit Perëndimor që shtrohet nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, që njëherazi është edhe zëvendëspresident i Komisionit Evropian, Josep Borrell.

Kështu ka deklaruar Kurti para deputetëve të hënën ku edhe prezantoi programin qeverisës.

“Darka nesër mbrëma në Bruksel nuk është dialog me Serbinë, por është darkë tradicionale e liderëve të Ballkanit Perëndimor, gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që shtrohet nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, që njëherazi është edhe zëvendëspresident i Komisionit Evropian, Borrel. Mosliberalizimi i vizave është çështje politike, nuk është çështje teknike meqenëse kriteret janë teknike e ato tashmë janë plotësuar, imazhi nuk është kriter teknik, por është bërë pengesë politike. Ne i kemi plotësuar kriteret por qytetarët e Republikës nuk e kanë hall sa i kemi plotësuar ne kriteret, por a po hiqen vizat a nuk po hiqen. Prandaj edhe është ky dyzim, dyzimi nuk është në programin tonë, është në situatën kundërthënëse të vet Bashkimit Evropian të cilën ne duhet ta adresojmë”, ka thënë Kurti.

Kujtojmë se në fund muajit prill, kryeministri Kurti ka qëndruar në vizitë dy ditore në Bruksel ku ka zhvilluar takime me krerët më të lartë të BE-së.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, më 26 prill deklaroi se dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të mbahet më 11 maj, por që Kurti para mediave në Bruksel ishte deklaruar se nuk do të marrë pjesë në këtë takim.

Lajmet

Edhe një ditë kohë për të aplikuar subvencionim të teksteve shkollore

Published

on

By

Vetëm deri nesër (3 tetor 2025)  në ora 23:59 do të mund të aplikohet për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore përmes platofrmës e-Kosova. Kështu ka njoftuar Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).

Për të gjithë ata që ende nuk e kanë plotësuar aplikimin e tyre, ky është njoftimi i fundit për të përfituar nga mundësia e subvencionimit. Pas këtij afati, pra nga ora 00:00 e datës 4 tetor, aplikimet nuk do të pranohen më dhe platforma do të mbyllet. Që nga hapja e platformës më 15 gusht 2025 janë pranuar 203,865 aplikime, janë trajtuar 200,679 aplikime, prej tyre janë aprovuar 195,343, janë refuzuar 5336 aplikime, ndërsa në proces të verifikimit mbesin edhe 3186 aplikime. Platforma do të mbetet e qasshme vetëm për koordinatorët komunalë dhe shkollorë, deri në përfundim të trajtimit të aplikimeve të mbetura. MAShTI inkurajon të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë që nuk kanë aplikuar ende, të përfundojnë aplikimin brenda afatit të përcaktuar, në mënyrë që fëmijët e tyre të përfitojnë nga subvencionimi i teksteve shkollore dhe materialeve mësimore”, thuhet në thirrjen e MAShTI-it./D.B/EO

Continue Reading

Aktualitet

Fillon fushata sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

Published

on

Me rastin e fillimit të Muajit të Ndërgjegjësimit Kundër Kancerit të Gjirit, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës fillon fushatën sensibilizuese kundër Kancerit të Gjirit.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, përfaqësues të shoqërisë civile dhe profesionistë shëndetësorë.

“Mamografia është metoda më e rëndësishme diagnostikuese për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Si një ekzaminim radiologjik, ajo mundëson identifikimin e ndryshimeve shumë të vogla në indin e gjirit, shpesh para se këto të jenë të dukshme klinikisht. Zbulimi i hershëm ka rëndësi thelbësore, pasi rrit ndjeshëm mundësinë e trajtimit efektiv dhe ul vdekshmërinë nga kjo sëmundje. Mamografia rekomandohet si mjet skriningu për gratë mbi 40 vjeç, ose më herët për ato me faktorë rreziku, duke qenë një procedurë të thjeshtë, të shpejtë dhe të sigurt për ruajtjen e shëndetit të grave. Gjatë këtij muaji, Mamografi Mobil do të jetë në qytetet e parashikuara në kalendar, sipas datave të specifikuara, nga ora 10:00 deri në 16:00”, thuhet në njoftim të MSH-së.

Me rastin e fillimit të Muajit të Ndërgjegjësimit Kundër Kancerit të Gjirit, Ministria e Shëndetësisë njofton se nga data 1 deri më 31 tetor 2025, Mamografi Mobil do të jetë në qytetet e Kosovës./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​De Bruyne: Nuk kam problem me trajnerin Conte

Published

on

Mesfushori belg, Kevin De Bruyne ka mohuar zërat për një përçarje me trajnerin Antonio Conte, pas fitores së Napolit 2-1 ndaj Sporting Lisbonës në Ligën e Kampionëve.

De Bruyne i cili kishte reaguar me nervozizëm kur u zëvendësua në ndeshjen kundër Milanit, tha se marrëdhëniet me Conten janë të mira.

“Me Conten nuk ka pasur kurrë problem. Jam fitues, dua të luaj dhe të bëj diferencën”, deklaroi ai.

De Bruyne ishte vendimtar në triumfin e Napolit, duke asistuar të dy golat e Rasmus Hojland dhe shpjegoi edhe rolin e tij në skemën e Contes, duke theksuar se shpesh lëviz në qendër, ndërsa shokët e skuadrës ndryshojnë pozicione në sulm.

Belgu iu bashkua Napolit këtë verë pas përfundimit të kontratës me Manchester Cityn dhe deri tani ka qenë një nga lojtarët kryesorë të ekipit italian./S.K/KP/Sky Sport/

Continue Reading

Lajmet

​Policia konfiskon armë, granatë dore, dhe drogë në shtëpitë e tre personave në Kamenicë

Published

on

By

Policia e Kosovës njofton se tre persona nga fshati Muqivërc e Kamenicës janë arrestuar nga pasi që në shtëpitë e tyre janë gjetur para, armë, fishekë dhe drogë.

Në raportin e Policisë thuhet se janë konfiskuar paratë, një granatë dore, një revole, rreth 345 fishekë të ndryshëm si dhe rreth 1.1 gram me substancë narkotike.

Fsh. Muqivërc, Kamenicë 01.10.2025 – 04:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar para të gatshme një granatë dore, një revole, rreth 345 fishekë të ndryshëm si dhe një sasi rreth 1.1 gramë me substancë narkotike. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara