Lajmet

​Kriza energjetike, Haradinaj: Kurti po rrezikon shëndetin dhe mirëqenien sociale të qytetarëve

Haradinaj ka thënë se Qeveria e ka për detyrë që për çdo ditë të japë sqarime për mungesë të rrymës.

Published

on

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kritikuar se qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti ka neglizhuar zgjidhjen e krizës energjetike.

Në seancën plenare për debatin parlamentar në lidhje me krizën energjetike në Kosovë, të iniciuar nga Grupi Parlamentar i AAK-së, Haradinaj theksoi se për mbi 9 muaj qeverisje, Lëvizja Vetëvendosje nuk mori masa me kohë për të mos përfunduar në reduktime të ashpra të energjisë elektrike, që po rrezikojnë shëndetin dhe mirëqenien sociale të qytetarëve.

“Sektori i energjisë ndër vite është viktimë e jo-stabilitetit politik. Ndërrimi I shpeshtë I politikave të institucioneve ndërkombëtare relevante edhe në pamundësi të një ambienti të favorshëm në realizimin e projekteve kapitale në funksion dhe të adresimit të sigurisë së furnizimit. Këta janë disa nga faktorët kryesor që e kanë sjell vendin në këtë gjendje. Njëkohësisht sot secili mund ta drejtojë gishtin kah secili dhe modeli i amnestimit për mosveprim është bërë model i qeverisjes ndër vite, duke e fajësuar tjetrin. Kulmin e ka arritur me qeverinë aktuale, e cila duke qenë 10 vjet në opozitë dhe pjesë e institucioneve i ka ditur problemet me të cilat ballafaqohet Kosova në këtë sektor. Por u dashtë mbi 9 muaj për të kuptuar sa emergjente është situata dhe se kërkoheshin ndërmarrja e masave emergjente për të mos përfunduar në reduktime të ashpra të energjisë elektrike, duke rrezikuar shëndetin dhe mirëqenien sociale të qytetarëve”, theksoi ai.

Ish-kryeministri Haradinaj ka thënë se Qeveria e ka për detyrë që për çdo ditë të japë sqarime për mungesë të rrymës.

“Dëgjova shumë diskutime më herët, e pash që shumica kanë ardhur këtu me hequr faj nga vetja. Pra, u mundojshin me heq faj nga vetja, ndërsa më mirë është që kohën ta shfrytëzojmë me diskutu e t’iu tregojmë qytetarëve të vendit se si do të jetë situata me reduktimet, sa orë do t’i kenë rrymë në ditë, dhe sa herë në ditë. Pra, mos harroni është një ndërprerje disa orëshe, por nuk është e vetmja brenda 24 orëve… Çdo ditë duhet me dalë me u dhënë një shpjegim qytetarëve, mos me i lënë vetëm me njoftimet ku ka reduktime. Kjo situatë është e ngjashme me kohën pandemisë kur kishim deri 40 të vdekur në ditë, edhe s’kishim një zyrtar qeveritar që del me shpjegu çka ka ndodhur sot”, tha Haradinaj. 

Lajmet

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

Published

on

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se Kalaja e Prizrenit do të mbyllet përkohësisht për vizitorët, për shkak të fillimit të punimeve për zbatimin e masave emergjente.

Sipas njoftimit, mbyllja do të zgjasë dy javë, duke filluar nga 25 gushti 2026.

Vendimi është marrë nga Njësia Menaxhuese e Kalasë së Prizrenit, me miratimin e Institutit Arkeologjik të Kosovës, me qëllim krijimin e kushteve të sigurta gjatë zhvillimit të punimeve.

Ministria ka bërë të ditur se për çdo ndryshim sa i përket afatit të mbylljes dhe rihapjes së kalasë për vizitorë, publiku do të njoftohet me kohë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për dhunim

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një grua ka raportuar se para dy deri në tre muajsh, derisa ndodhej në shtëpinë e një personi në Gjilan, ai dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të pa pëlqimin e saj.

I dyshuari është identifikuar dhe arrestuar nga Policia. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet nga autoritetet kompetente./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I shkaktoi plagë vetes me armë në Pejë, konfiskohet AK-47

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person është gjetur në Pejë me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit, në rrethana ende të panjohura.

Rasti është raportuar më 24 gusht, rreth orës 14:10. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur të dyshuarin, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Sipas mjekëve, ai është jashtë rrezikut për jetë.

Gjatë kontrollit në një automjet-kombi, policia ka gjetur dhe konfiskuar një AK-47, e cila dyshohet se është përdorur nga i dyshuari, si dhe 11 fishekë dhe një gëzhojë.

Pas konsultimit me prokurorin dhe intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetim./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aktakuzë për spiunazh ndaj BIA-s serbe dhe shantazh me incizime

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurit F.Sh., i cili ngarkohet me veprat penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, i pandehuri vepronte si pjesë e strukturave të inteligjencës së Serbisë.

“F.Sh., nga një datë e papërcaktuar e deri më 9 tetor 2025, në cilësinë e personit të rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë, i njohur si ‘BIA’, e ka ndihmuar veprimtarinë e këtij shërbimi, duke vepruar sipas urdhrave dhe detyrave të zyrtarëve të tij”, thuhet në aktakuzë.

Organet e hetuesisë bëjnë të ditur se i akuzuari ka grumbulluar informacione me rëndësi shtetërore dhe i ka bartur ato te zyrtarët e BIA-s.

“I pandehuri F.Sh. akuzohet se ka mbledhur, siguruar dhe përcjellë përmes mesazheve telefonike të dhëna, informacione dhe dokumente lidhur me aktivitetet politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës”, njofton Prokuroria Speciale.

Përveç spiunazhit, F.Sh. ngarkohet edhe për dobi financiare të kundërligjshme përmes kërcënimit ndaj një personi me inicialet A.J., me një vlerë që e kalon shumën e 13 mijë eurove.

“Gjatë vitit 2022 deri në dhjetor 2025, e ka shantazhuar të dëmtuarin A.J., duke e detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij, në shumën që tejkalon 13,000.00 euro. F.Sh. i ka kërkuar të dëmtuarit para në emër të huazimit, duke e kërcënuar se, në rast të mosdhënies së parave, do të publikonte në media video-incizime dhe informacione që do t’i dëmtonin rëndë nderin, reputacionin dhe autoritetin”, bëhet e ditur në aktakuzë.

Çështja penale tashmë i ka kaluar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa i pandehuri F.Sh. ndodhet nën masën e paraburgimit. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara