Lajmet

Akar flet për kërcënimet e FETO-s, Mehaj kërkon mbështetje për anëtarësim në NATO

Në takim u vlerësuan të shkëlqyera marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë në nivelin ushtarak.

Published

on

Me ceremoni ushtarake në ministrinë e Mbrojtjes, ministri i këtij dikasteri, Armend Mehaj priti në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar dhe delegacionin e tij.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar në konferencën për medie tha se paqja, sovraniteti e integriteti i Kosovës janë të rëndësishme për Turqinë, madje ai ka theksuar se ishte shqetësuese situata që ndodhi muaj më parë në veri të vendit. Ministri turk foli edhe sa i përket çështjes së FETO-së për çka thotë është kërcënuese edhe për Kosovën.

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj ka kërkuar nga homologu i tij turk që ta mbështesin Kosovën për anëtarësim në NATO.

“Ministrit i kam kërkuar mbështetje për Kosovën në aspiratën drejt anëtarësimit në NATO por t’i kalojmë fazat siç duhet t’i kalojë një shtet siç është Kosova, partneritetin për paqe e këtu më ka premtuar ministri që do të na mbështes. Kemi diskutuar edhe për trajnime më të ndërsjellta dhe më të mëdha të përbashkëta në vitin që vjen. Kosova do të marrë pjesë në ‘Defender 23’ e ne vitin që vjen do të kemi nevojë për partnerët tanë shtete të NATO-së”, tha Mehaj.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulus Akar në konferencën e përbashkët me Mehajn tha se paqja, integriteti dhe sovraniteti i Kosovës janë të rëndësishme për Turqinë.

“Natyrisht që çështja e paqes në Kosovë, çështja e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës në mënyrë që të keni ju një jetë më të mirë është e rëndësishme edhe për ne. […] Në një anë zhvillimi ekonomik i Kosovës, bashkëpunimi ynë në kuadër të zhvillimit ekonomik dhe në anën tjetër bashkëpunimi ynë në kuadër të marrëdhënieve ushtarake, mbrojtja dhe industria e mbrojtës në kohët e fundit po zhvillohet në mënyrë pozitive.

Përderisa marrëdhëniet e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë po thellohen, në anën tjetër po kryhen përpjekjeje të mëdha edhe në involvimin e Kosovë në institucione të tjera euroatlantike. Sepse e dimë që janë shumë të rëndësishme hapat e ndërmarrë nga Kosova sidomos pas shpalljes së pavarësisë në mënyrë që Kosova të anëtarësohet plotësisht në institucionet euroatlantike. Po ashtu edhe marrëdhëniet tona ushtarake po zhvillohen në kuadër të stërvitjeve ushtarake në mënyrë që t’i shkëmbejmë sa më mirë përvojat tona në fushën e ushtrisë”, tha ministri turk.

Ai tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishëm dhe se në kuadër të këtij dialogu përkrahim zhvillimet që ndodhin në rajon. Me këtë rast ai tha se pret nga institucionet kosovare që të marrin hapa konkret sa i përket çështjes së FETO-s

“E dimë që edhe dialogu mes Beogradit e Prishtinës është shumë i rëndësishëm, për këtë arsye në kuadër të këtij dialogu po i përkrahim dhe përkrahim zhvillimet që po ndodhin në rajon në mënyrë që të krijohet një stabilitet dhe paqe. Po ashtu po kemi takime edhe në kuadër të çështjes së FETO-s në mënyrë që të ndërmerren hapa konkret në këtë aspekt. Kjo çështje nuk është kërcënuese vetëm për shtetin tonë por mund ë jetë kërcënuese edhe për shtetin e Kosovës, në këtë aspekt nga miqtë tanë kosovarë dhe institucionet kosovare po presim të merren hapa konkret”, theksoi ai në konferencën e përbashkët me Mehaj. 

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara