Sport

​Kriza e Barcelonës, reagon Guardiola: Kjo është zgjidhja që e shpëton klubin

Published

on

Barcelona është duke kaluar nëpër një sezon të komplikuar nën urdhërat e trajnerit Ronald Koeman. Edhe pse rezultatete e javëve të fundit janë shumë pozitive, klubi katalunas është pothuajse jashtë garës për titull në La Liga, e po ashtu ka pak gjasa që të vazhdojë tutje në Ligën e Kampionëve pas humbjes nga PSG në ndeshjen e parë me rezultat 4-1.

Përtej rezultateve, klubi nuk po gjen rehati as në hierarkinë drejtuesve dhe se fundi ata ishin subjekt i një bastisjeje kur përfundoi në pranga ish-presidenti Josep Maria Bartomeu.

Barcelona si një klub duhet të shikojë në të ardhmen tani dhe sipas Pep Guardiolas, një ikonë e këtij klubi, ata do të kthehen më të fortë se kurrë. Trajneri i Manchester Cityt u pyet për situatën e katalunasve në një konferencë për shtyp e cila u transmetua nga “Goal”.

“Është një situatë e pakëndshme, por shpresoj se do të përfundojë mirë”, tha shefi i Manchester Cityt në konferencën e tij për shtyp. “Ai është tashmë i pafajshëm derisa gjykata të provojë se është fajtor”, filloi Pep.

Por gjëja kryesore, siç sugjeron ai vetë, është që një president i ri do të zgjidhet këtë të dielë që po vjen. Kjo shënon një ndryshim shumë pozitiv në mjedisin e Barcelonës dhe një që duhet të shkaktojë rilindjen e tyre.

Të tre kandidatët janë udhëheqës të aftë, siç përmend ai, por Barcelona ka nevojë për një president të fortë dhe të guximshëm. Shpresojmë, kushdo që i fiton zgjedhjet më 7 mars do të jetë pikërisht ai.

“Unë e di se brenda një jave do të kemi një president të ri. Është një situatë e vështirë në Barcelonë, por njeriu i ri duhet të ketë guximin për të udhëhequr në vitet e ardhshme. Sa më shumë njerëz të jetë e mundur duhet të votojnë dhe të drejtojnë klubin më të mirë në botë ”, tha ish-trajneri katalunas.

Çfarëdo që të ndodhë më pas, Pep është i sigurt se Barcelona do të jetë në rregull. Në një mënyrë ose në një tjetër, një klub i historisë dhe fuqisë së tyre do të gjejë rrugën përsëri.

“Jam shumë i sigurt se ata do të kthehen më të fortë. Presidenti i ri duhet të drejtojë me besim dhe të mbledhë tifozët së bashku dhe kjo do t’i bëjë ata klubin që janë. Unë jam duke pritur me padurim për zgjedhjet.” tha menaxheri i Manchester City.

Sport

Osmani dhe Gashi titullarë në humbjen e Bayernit U19

Published

on

By

Dy mesfushorët, Erblin Osmani dhe Yll Gashi, ishin titullarë në humbjen 2:0 të Bayern Munichut U19 ndaj Vikingut U19, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në UEFA Youth League.

Në takimin e zhvilluar të hënën, Osmani qëndroi në fushë deri në minutën e 87-të, ndërsa Gashi u zëvendësua në minutën e 70-të.

Osmani, i cili është pjesë e grupmoshave të reja të Bayernit, muajin e kaluar regjistroi edhe debutimin me Përfaqësuesen A të Kosovës.

Mesfushori u aktivizua për tre minuta në fitoren 1:0 të “Dardanëve” ndaj Irlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve.

D.L

Continue Reading

Sport

Genc Nuza delegohet gjyqtar kryesor në Ligën e Konferencës

Published

on

By

Gjyqtari kosovar Genc Nuza është deleguar nga UEFA për të drejtuar ndeshjen ndërmjet Twentes dhe Thunit, në kuadër të fazës së ligës në UEFA Conference League.

Takimi do të zhvillohet më 15 tetor, në Enschede të Holandës, ndërsa Nuza do të jetë gjyqtari kryesor i kësaj përballjeje.

Atij do t’i asistojnë Granit Hyseni dhe Fatmir Sekiraqa, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Mentor Ajeti. Rolin e ndihmësit të gjyqtarit në VAR (AVAR) do ta ketë Alban Shala.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës, e cila e ka vlerësuar këtë delegim si një tjetër sukses për gjyqtarët kosovarë në arenën ndërkombëtare.

Sipas FFK-së, angazhimi i Nuzës dhe ekipit të tij në garat evropiane dëshmon profesionalizmin dhe përparimin e gjyqtarëve të Kosovës në futbollin ndërkombëtar.

D.L

Continue Reading

Sport

Getafe zyrtarizon transferimin e Dani Carvajal

Published

on

By

Klubi spanjoll Getafe ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin me përvojë, Dani Carvajal, i cili ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2027.

Ish-kapiteni i Real Madridit i bashkohet skuadrës së re pas një karriere të suksesshme me klubin madrilen, ku regjistroi 451 paraqitje, 14 gola dhe 66 asistime.

Gjatë periudhës së tij te Real Madridi, Carvajal fitoi gjithsej 27 trofe, përfshirë gjashtë tituj të Ligës së Kampionëve dhe katër të La Ligës.

Sipas raportimeve, transferimi ishte vonuar për shkak të mosmarrëveshjeve financiare, pasi oferta fillestare prej 400 mijë eurosh ishte konsideruar e ulët në krahasim me pagën e tij të mëparshme te Real Madridi, që arrinte deri në 10 milionë euro në vit.

Me këtë transferim, Getafe synon të përforcojë repartin defensiv dhe të përfitojë nga përvoja e madhe e mbrojtësit spanjoll.

D.L

Continue Reading

Sport

Tifozët e Galatasarayt prishin qetësinë e Barcelonës para sfidës në Ligën e Kampionëve

Published

on

By

Barcelona do të përballet sonte me Galatasarayn në Stamboll, në kuadër të raundit të dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, nata para ndeshjes nuk ka qenë e qetë për skuadrën katalunase, pasi tifozët vendas kanë organizuar një spektakël me fishekzjarrë pranë hotelit ku po qëndronin futbollistët e Barcelonës.

Një numër i madh tifozësh të Galatasarayt u mblodhën gjatë natës para hotelit, duke ndezur fishekzjarrë dhe mjete të tjera piroteknike pas orës 02:00, me synimin për t’ua prishur gjumin lojtarëve kundërshtarë.

Atmosfera e zjarrtë në Stamboll është e njohur për skuadrat evropiane, ndërsa tifozët turq shpesh krijojnë presion të madh ndaj kundërshtarëve.

Mbetet të shihet nëse kjo situatë do të ndikojë në paraqitjen e Barcelonës, në përballjen që pritet të zhvillohet sonte nga ora 21:00, në stadiumin “Rams Park”.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara