Aktualitet

​Kritikohen ministrat për shpërfilljen e raportimit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Komisioni vendosi që raportin ta shqyrtojë me datë 29 mars.

Published

on

Deputetët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike kanë kritikuar ministrat e Qeverisë Kurti për shpërfillje të raportimit në këtë komision.

Pozitë dhe opozitë u shprehën të indinjuar me refuzimin e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi për të diskutuar për raportit të auditimit të performances ”Furnizimi me barëra dhe materiale shëndetësore për t’iu përgjigjur nevojave të pacientëve me COVID-19.

Me gjithë kërkesën e deputetëve për të shqyrtuar raportin, komisioni vendosi që raportin ta shqyrtojë me datë 29 mars, me prezencën e ministrit.

Bota

Ukraina nderon ushtarët e rënë në trevjetorin e fillimit të luftës

Published

on

By

Ukrainasit kanë mbajtur një ceremoni për të nderuar ushtarët e rënë në trevjetorin e fillimit të luftës aktuale kundër Rusisë, e cila është në vazhdim e sipër.

Ceremonia u mbajt në varrezat Lychakiv në qytetin Lviv që ndodhet në pjesën perëndimore të Ukrainës.

Flamuj ukrainas u vendosën në varret e ushtarëve të vrarë, teksa të pranishmit mbajtën një minutë heshtje në nder të viktimave, si dhe u bë ngritja ceremoniale e flamurit kombëtar të Ukrainës.

Si pasojë e luftës që filloi tre vjet më parë, mbi 10 milionë ukrainas janë zhvendosur brenda vendit, ndërsa miliona të tjerë kanë lëshuar vendin.

Sipas të dhënave të OKB-së, më shumë se 12.450 civilë ukrainas janë vrarë në luftë gjatë periudhës trevjeçare.

Continue Reading

Bota

BE heq sanksionet gjithëpërfshirëse të energjisë dhe transportit ndaj Sirisë

Published

on

By

Ministrat e Jashtëm të BE-së vendosën të hënën të pezullojnë një sërë sanksionesh të gjera kundër Sirisë për të ndihmuar rimëkëmbjen dhe rindërtimin ekonomik të vendit pas gati 14 vitesh luftë civile.

Këshilli vendosi të heqë pesë subjekte financiare (Banka Industriale, Banka Popullore e Kreditit, Banka e Kursimeve, Banka Kooperativë Bujqësore dhe Siriane Arabe Airlines) nga lista e subjekteve që i nënshtrohen ngrirjes së fondeve dhe burimeve ekonomike dhe të lejojë që fondet dhe burimet ekonomike të vihen në dispozicion të Bankës Qendrore të Sirisë.

BE-ja ka pezulluar gjithashtu masat sektoriale në sektorët e naftës, gazit, energjisë elektrike dhe transportit dhe ka vendosur përjashtime nga ndalimi i marrëdhënieve bankare midis bankave dhe institucioneve financiare siriane në BE për të lehtësuar transaksionet për qëllime humanitare dhe rindërtuese, si dhe për sektorët e energjisë dhe transportit.

Blloku do të monitorojë situatën e vendit për të garantuar që pezullimet të mbeten të përshtatshme me Kaja Kallas, kryediplomatin e BE-së, duke theksuar se “nëse gjithçka nuk shkon siç duhet, atëherë ne jemi gjithashtu gati të kthejmë sanksionet”.

Çdo lloj qeverie duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe të marrë parasysh të gjitha grupet e ndryshme që janë në Siri”, tha ajo.

Shumica e sanksioneve të BE-së u vendosën pas shtypjes së dhunshme të Bashar al-Assad ndaj protestuesve sirianë në vitin 2011, duke përfshirë kufizime të gjera mbi tregtinë, transaksionet financiare dhe industritë kryesore si energjia dhe transporti.

Sanksionet çuan në kolapsin e marrëdhënieve ekonomike BE-Siri, me flukse tregtare me vlerë 396 milionë euro në vitin 2023.

Regjimi i Bashar al-Assad u rrëzua në dhjetor të vitit të kaluar nga grupi islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS), i cili që atëherë ka bërë thirrje për heqjen e sanksioneve të gjera për të ndihmuar ekonominë e vendit të shkatërruar nga lufta.

Ka pasur gjithashtu thirrje për të hequr HTS dhe udhëheqësin e saj Ahmed al-Sharaa nga listat ndërkombëtare terroriste, por Këshilli vendosi të mbajë lista të tilla në lidhje me regjimin e al-Asad, si dhe ato për trafikun e armëve, mallrat me përdorim të dyfishtë, sektorin e armëve kimike dhe trafikun e paligjshëm të drogës, ndër të tjera.

Continue Reading

Bota

“Fillimi i paqes”, Zelensky: Shkëmbimi i plotë i të burgosurve të luftës me Rusinë

Published

on

By

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy mbajti një fjalim gjatë Samitit të zhvilluar në Kiev në 3-vjetorin e nisjes së agresionit rus ndaj Ukrainës.

Zelensky tha se një shkëmbim i plotë i të burgosurve të luftës me Rusinë mund të jetë “fillimi” i përfundimit të luftës.

Ka pasur 60 shkëmbime të burgosurish midis dy palëve që nga fillimi i luftës, duke përfshirë një në dhjetor që përfshinte qindra të burgosur të shkëmbyer.

Ky është opsioni i drejtë”, thotë Zelensky, duke vënë në dukje se ka mijëra ukrainas të arrestuar në Rusi – disa që janë mbajtur që nga pushtimi i Krimesë në 2014.

Mijëra-mijëra njerëz të mbajtur nga Rusia”, tha ai.

Rusia duhet t’i lërë të lirë ukrainasit. Ukraina është gati të shkëmbejë të gjithë për të gjithë dhe ky është një opsion i drejtë”.

Ukraina nuk publikon numrat e të burgosurve të luftës që mbahen nga Rusia, por totali mendohet të jetë më shumë se 8,000.

Ai paralajmëron gjithashtu për çdo marrëveshje të negociuar me nxitim me Rusinë, duke vënë në dukje: “Paqja nuk mund të shpallet thjesht në një orë”.

Continue Reading

Bota

“Të ringrihemi si evropianë”- Gjermania kundërshton Trump: Luftën e nisi Rusia

Published

on

By

Liderët evropianë, bashkë me kryeministrin kanadez Justin Trudeau kanë mbërritur në Kiev këtë të hënë, për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj Ukrainës në përvjetorin e tretë të fillimit të pushtimit rus.

Në samit mbajti fjalën, dhe Presidenti gjerman Frank-Ëalter Steinmeier, i cili përmes një video-lidhjeje dënoi agresionin rus në Ukrainë, duke thënë se Rusia është përgjegjësja e vetme për nisjen e luftës.

Ai theksoi se, megjithë mbështetjen nga Shtëpia e Bardhë, Rusia nuk ka fituar asnjë centimetër legjitimitet në këtë konflikt.

Është Rusia ajo që e filloi këtë luftë,” tha Steinmeier, duke kundërshtuar hapur presidentin Trump i cili bëri përgjegjëse Ukrainën për nisjen e luftës.

Rusia mund të ketë fituar një “vesh që e dëgjon” në Shtëpinë e Bardhë, por ata nuk kanë fituar asnjë centimetër legjitimitet.

Ai theksoi se zhvillimet e fundit kanë forcuar edhe më shumë vendosmërinë e Evropës.

Dy javët e fundit vetëm sa kanë forcuar vendosmërinë tonë si evropianë. Më shumë se kurrë ne duhet të ngrihemi për veten dhe Ukrainën,” përfundoi ai.

Edhe kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, deklaroi pas fitores në zgjedhje se Evropa duhet të forcojë sigurinë e saj duke shkëputur varësinë që nga SHBA në fushën e mbrojtjes.

Merz, i njohur si një mbështetës i zjarrtë i marrëdhënieve të ngushta me SHBA-në, befasoi shumë me tonin e tij të ashpër. Ai tha se administrata e Donald Trump nuk po tregon më kujdes për Evropën, duke e vënë në dyshim qëndrueshmërinë e aleancës transatlantike.

Pas deklaratave të Donald Trump javën e kaluar, është e qartë se kjo administratë nuk shqetësohet më për fatin e Evropës,” tha Merz gjatë një debati pas zgjedhjeve të dielën. “Prioriteti im absolut do të jetë forcimi i Evropës, në mënyrë që të mund të arrijmë pavarësinë nga SHBA hap pas hapi.”

Ai madje sugjeroi se NATO, në formën e saj aktuale, mund të mos ekzistojë më në të ardhmen, duke nënkuptuar nevojën për një mbrojtje të pavarur evropiane.

Continue Reading

Të kërkuara