Lajmet
Krasniqi thotë se largimi i Rusisë rrit shanset e Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës
“Qeveria nuk duhet ta humbasë këtë rast”, tha ai.
Published
3 years agoon
By
UBT newsKryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kërkuar sot nga Qeveria e Kosovës që të shfrytëzojë largimin e Rusisë nga Këshilli i Evropës dhe të ndërmarrë hapat e nevojshëm që do të mundësojnë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se institucionet e shtetit duhet të nisin pa humbur kohë një fushatë lobimi për të planifikuar dhe përcaktuar hapat drejt aplikimit dhe anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
“Qeveria nuk duhet ta humbasë këtë rast. Partia Demokratike e Kosovës, si lidere e Opozitës, është e gatshme që të jap të gjithë kontributin e saj në këtë proces të rëndësisë së madhe për shtetin tonë”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë:
Largimi i Rusisë nga Këshilli i Evropës që u zyrtarizua dje, përbën një mundësi reale për Kosovën. Pengesat kryesore që ka pasur Kosova për vite me radhë në tentimin e saj për anëtarësim në këtë organizatë shumë të rëndësishme, fatmirësisht janë eliminuar me largimin e Rusisë.
Kjo mundësi e re, ky momentum vendimtar, nuk po shfrytëzohet si duhet nga institucionet e shtetit të Kosovës. Ky rast që i është paraqitur Kosovës, nuk duhet të kaloj pa u kapitalizuar.
Institucionet e shtetit duhet të nisin menjëherë dhe pa humbur kohë një fushatë lobimi dhe koordinimi me aleatët tanë strategjik perëndimorë për të planifikuar dhe përcaktuar hapat drejt aplikimit dhe anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Anëtarësimi i Kosovës në KE do të ishte një hap më tej drejt fuqizimit të shtetësisë, por edhe fundamental për forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit në familjen evropiane e më gjerë.
Qasja në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, aty ku zbatohen parimet e drejtësisë së Kartës Evropiane të Drejtave të Njeriut, e cila edhe ashtu është e inkuadruar brenda Kushtetutës së Republikës së Kosovës, do të ishte përfitim i madh për qytetarët dhe shtetin tonë.
Prandaj, kjo situatë e re e krijuar, që rrit shanset e Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës, duhet të shndërrohet në agjendë me prioritet shtetëror dhe të trajtohet në mënyrë emergjente – duke u ndjekur të gjithë hapat e nevojshëm që mundësojnë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.
Qeveria nuk duhet ta humbasë këtë rast. Partia Demokratike e Kosovës, si lidere e Opozitës, është e gatshme që të jap të gjithë kontributin e saj në këtë proces të rëndësisë së madhe për shtetin tonë.
Lajmet
Përpjekje për vrasje të rëndë, të dyshuarve u caktohet masa e ndalimit
Published
14 seconds agoon
November 22, 2024By
UBTnewsPolicia e Kosovës ka njoftuar se për motive të panjohura, një person me armë zjarri, ka plagosur dy meshkuj kosovarë dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar disa gëzhoja dhe një veturë me targa vendore, po ashtu në një lokacion tjetër është gjetur dhe është sekuestruar edhe një veturë me targa vendore e cila ishte e goditur nga predhat”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e një personi, me ç’rast është gjetur dhe është konfiskuar një armë zjarri revole CZ.
“Të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK dhe të njëjtit më pas janë cilësuar si të dyshuar për të cilët prokurori ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë dhe janë duke u siguruar nga zyrtarët policorë”, thuhet në njoftim.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë, duke i shtuar presionin mbi sistemin financiar të këtij vendi për shkak të vazhdimit të agresionit të tij në Ukrainë. Rreth 50 banka ruse janë përfshirë në listën e sanksioneve, përfshirë Gazprombank, një nga bankat më të mëdha dhe më të rëndësishme të vendit, që ka lidhje të ngushta me industrinë e energjisë ruse.
Deklarata zyrtare e Thesarit të SHBA-së thekson se këto sanksione janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për të vënë Ukrainën në pozitat më të forta të mundshme dhe për të shuar makinën e luftës ruse. “Ne do të vazhdojmë të marrim të gjitha masat për të mbështetur Ukrainën, duke përfshirë rritjen e asistencës së sigurisë dhe kufizime në aftësitë financiare të Rusisë,” tha Thesari i SHBA-së në komunikatën e tij.
Këshilltari i sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan, e vlerësoi këtë hap si një mënyrë për të dobësuar më tej aftësinë e Rusisë për të përdorur sistemin financiar ndërkombëtar për të financuar luftën e saj. Ai theksoi se sanksionet janë një mjet kyç për të penguar mundësitë financiare të Moskës dhe për të zvogëluar mbështetjen e saj për veprimet ushtarake në Ukrainë.
Ky veprim i SHBA-ve vjen pas një periudhe të vazhdueshme të sanksioneve ndërkombëtare, të cilat janë vënë në zbatim që pas fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt 2022. Sanksionet financiare kanë pasur një ndikim të madh në ekonominë ruse, duke izoluar shumë banka dhe kompani ruse nga tregjet globale dhe duke kufizuar aksesin e tyre në transaksione ndërkombëtare./UBTNews/
Lajmet
Sulmi rus me dronë vret 2 njerëz, plagos 12 të tjerë në Sumi
Published
22 mins agoon
November 22, 2024By
UBTnewsNjë sulm rus me dronë në qytetin verilindor të Ukrainës, Sumi, ka vrarë dy njerëz dhe ka plagosur 12 të tjerë të premten në mëngjes, thanë autoritetet rajonale.
Dymbëdhjetë ndërtesa banimi, pesë ndërtesa private, një dyqan dhe tri vetura u dëmtuan pasi tre dronë e sulmuan qytetin në orën 5:00 të mëngjesit, tha policia kombëtare.
Volodymyr Artiukh, guvernatori rajonal i Sumit, tha se forcat ruse i kishin pajisur dronët me copëza metali për këtë sulm ndaj një pjese të qytetit të banuar dendësisht.
“Kjo armë përdoret… ekskluzivisht për [të vrarë] njerëz”, tha Artiukh, duke treguar dëmet ndaj një ndërtese. “Jo për ndërtesën, por për të shkatërruar më shumë njerëz”.
Videoja e postuar nga administrata ushtarake e Sumit pas sulmit, shfaq vetura të dëmtuara dhe ndërtesa me xhama të thyer dritaresh.
Rusia e ka bombarduar pareshtur këtë rajon dhe infrastrukturën jetike të tij në javët e fundit.
Një sulm me dronë mbrëmjen e së martës në qytezën e vogël Huhiv në këtë rajon, la 12 njerëz të vdekur, përfshirë një fëmijë.
Të dielën në mbrëmje, një sulm raketor në Sumi vrau 11 njerëz dhe plagosi 89 të tjerë, si dhe e la qendrën administrative të qytetit në terr./REL/
Lajmet
Zyra e BE-së në Prishtinë mban diskutim me shoqërinë civile mbi raportin e progresit
Published
28 mins agoon
November 22, 2024By
UBTnewsZyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka mbajtur sot diskutim me shoqërinë civile mbi raportin e progresit për Kosovën me temën “Sa relevant është ky raport”.
Ambasadori i Zyrës së BE-së Aivo Orav ka folur rreth përgatitjes së Raportit të Progresit 2024 nga ana e Bashkimit Evropian.
“Kur BE-ja përgatit raportin për shtetet e caktuara, posaçërisht për shtete që aspirojnë t’i bashkëngjiten BE-së, atëherë kontributi nga shteti, qeveria, opozita dhe shoqëria civile është me rëndësi të madhe“, tha Orav.
Drejtoresha ekzekutive e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Arbëresha Loxha ka folur mbi implementimin e ligjeve në administratën publike.:
“Ne kemi pasur edhe shumë vërejtje të tjera që lidhen me procesin se si janë hartuar, por gjithashtu edhe përmbajtja e këtyre ligjeve… Në shumicën e rasteve miratimi i ligjeve bëhet pa konsultim të mirëfilltë publik“, tha Loxha.
Drejtoresha në Rrjetin e Grave të Kosovës, Nicole Farnsworth ka folur mbi rëndësinë e përfaqësimit të barabartë gjinor.
“Qeveria duhet të sigurojë që vlerësimi i ndikimit gjinor të bëhet njësoj si në vlerësimin e ndikimit mjedisor dhe sociale dhe të tjera, të bëhet në çdo pjesë të legjislacionit, si pjesë e politikave të procesit, me qëllim të sigurimit të përfshirjes gjinore“, u shpreh ajo.
Në diskutim është folur edhe mbi sigurinë e gazetarëve dhe gjendjen e mediave.
Përpjekje për vrasje të rëndë, të dyshuarve u caktohet masa e ndalimit
SHBA sanksionon 50 banka ruse
Federata Gjermane ka gati propozimin e ri për trajnerin Nagelsmann
Shpresat për rikthim: Ronaldo, sërish në radarin e José Mourinho
Sulmi rus me dronë vret 2 njerëz, plagos 12 të tjerë në Sumi
Zelensky kërkon reagim nga bota pas përdorimit të raketave balistike nga Rusia
Zyra e BE-së në Prishtinë mban diskutim me shoqërinë civile mbi raportin e progresit
Ministri Aliu njofton nënshkrimin e kontratës së re për ndërtimin e rrugës Fshati i Ri-Ferizaj
“Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë”, Begaj në Ditën e Alfabetit Shqip
Të kërkuara
-
Bota3 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota3 weeks ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë2 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman