Lajmet

​Krasniqi: Lajçakut ia shpreha rezervat që i kemi për marrëveshjen

Sipas tij kjo është një marrëveshje e përkohshme jo me njohje të ndërsjellë.

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi takoi të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Këtij të fundit, Krasniqi tha se ia ka shprehur rezervat sa i përket marrëveshjes së propozuar për normalizim të raporteve. Sipas tij në tavolinë është një marrëveshje e përkohshme jo me njohje të ndërsjellë por asociacion në qendër. Ai deklaroi se marrëveshja aktuale nuk do ta ketë votën e PDK-së në Kuvend por theksoi se qëndrimi do të ipet pasi të shohin tekstin final që përfshinë aneksin e marrëveshjes.

Krasniqi tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka humbur mundësinë që vërtetë të arrijë të bind mbështetësit ndërkombëtar që të përkrahin Kosovën në realizimin e qëllimeve shtetërore.

“Zotit Lajcak ja shpreha edhe njëherë qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës rezervat që i kemi sa i përket marrëveshjes, për arsye të cilat i kemi diskutuar edhe në të kaluarën. Ne kemi qenë mbështetës të procesit të dialogut në vazhdimësi, duke pritur një përfundim që sjell marrëveshje finale me njohje të ndërsjellë, ky ka qenë gjithmonë jo vetëm qëndrimi ynë por edhe qasja e partnerëve ndërkombëtar. Fatkeqësisht ajo që kemi sot në tavolinë është një marrëveshje e përkohshme tashmë jo me njohje të ndërsjellë por me Asociacionin në qendër… Sot, ne nuk kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse, sot nuk kemi një marrëveshje finale, sot nuk kemi njohje të ndërsjellë, sot kemi një marrëveshje të përkohshme, sot kemi Asociacionin të cilin ne nuk e kundërshtojmë sepse nuk e kemi kundërshtuar as më herët sepse ai edhe kur të themelohet duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës padyshim, por kemi nene të caktuara në marrëveshje që rrezikojnë të shkojmë përtej Asociacionit, e çka është më e keqja përtej Kushtetutës së Kosovës”, tha ai.

Për PDK-në, marrëveshja e propozuar nuk është e mjaftueshme dhe nuk i adreson qëllimet shtetërore të Kosovës.

“Qëndrimi konsistent i Partisë Demokratike të Kosovës, jo vetëm i shprehur së voni në kuadër të zhvillimeve të procesit të tashëm, por që nga viti 2018 dhe formalisht i ndërlidhur është vetëm me arritjen e qëllimit të njohjes së ndërsjellë. Pa njohje të ndërsjellë ne do të kemi vazhdim të dialogut, ashtu siç e parasheh neni 6 i marrëveshjes do të ketë pra vazhdimësi të pafundme të këtij procesi i cili do të jetë kushedi sa I gjatë, ndoshta edhe dhjetë, 12, ndoshta edhe 15 vjet, por krijon një statusquo të re e cila nuk e përfundon konfliktin e ngrirë me Serbinë. Andaj edhe njëherë e shpreh edhe këtu para jush qëndrimi ne Partisë Demokratike të Kosovës, që ne e shohim marrëveshjen si të pamjaftueshme që nuk i adreson qëllimet shtetërore të Kosovës dhe që përtej hapave potencialisht pozitiv përpara krijon po ashtu edhe shumë pikëpyetje për të cilat fatkeqësisht deri sot kryeministri i Kosovës , përgjegjësi kryesor i kësaj situatë nuk e ka dhënë asnjë përgjigje”, ka thënë Krasniqi.

Se a do ta votojë PDK një marrëveshje të tillë nëse dërgohet në Kuvend, Krasniqi tha se duhet ta shohin aneksin që përfshin planin e implementimit.

“Sa i përket votimit në Kuvend, është obligim të sillet në Kuvend, marrëveshja i plotëson kriteret e kërkuara nga neni 18 i Kushtetutës paragrafi 1, kurdo që të vjen në Kuvend do ta shohim tekstin final që ndërlidhet me aneksin, me nenin 11, ky tekst kështu siç është nuk mund ta ketë dhe nuk do ta ketë mbështetjen dhe votën e Partisë Demokratike të Kosovës, por vendimi dhe qëndrimi unë final do të ipet pasi të shohim taksin final sepse këto dhjetë nene janë shkruar me gjuhë ambiguitetit konstruktiv, të dykuptimësisë që ta bëjnë më të lehtë të pranueshme për palët, por marrëveshja reale është të aneksi, të plani i implementimit, të neni 11, dhe këtë nuk e ka parë ende askush, dhe ky do të jetë besoj neni më i rëndësishëm për të marrë vendimin final”, ka thënë Krasniqi.

Lajmet

Fatmir Shehollit i vazhdohet masa e paraburgimit

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për spiunazh, raporton KosovaPress.

Këta e ka konfirmuar, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi e cila deklaroi se vazhdimi i masës së paraburgimit ka qenë kërkesës e Prokurorisë Speciale.

Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.SH., gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, me datë 07 nëntor 2025 përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, ka deklaruar Gashi.

Fatmir Sheholli u arrestua më 9 tetor 2025 nga Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë nën dyshimet se ishte i përfshirë në spiunazh. Ndërsa, më 10 tetor Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte vendosur masën e paraburgimit me kohëzgjatje prej një muajsh.

Sheholli, zyrtarisht përfaqësues i shoqërisë civile nga Instituti për Avancimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, është përfolur në media për lidhje me Serbinë. Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me të paktën pesë vjet burgim, nëse i dyshuari shpallet fajtor./KP

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta ish-trajneri legjendar i NBA-së

Published

on

Ka ndërruar jetë ish-trajneri legjendar i NBA-së, Lenny Wilkens në moshën 88-vjeçare dhe për vdekjen e Wilkens njoftoi familja e tij.

Wilkens, kishte qenë edhe lojtar në NBA, ku luajti ndër vite për skuadra si St.Louis Hawks, Seattle Supersonics, Cleveland Cavaliers dhe Portland Trailblazers, ku edhe i kishte menaxhuar si trajner.

Ndërsa suksesin e tij më të madh e kishte pasur si trajner, ku ishte shpallë kampion me Seattle Supersonics në vitin 1979.

Ai më pas menaxhoi edhe skuadrat si Atlanta Hawks, Toronto Raptors, New York Knicks dhe ishte pjesë e “NBA Hall of Fame”, për arritjet e tij historike në këtë ligë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Për 10 muaj, Prokuroria e Pejës ngriti 1840 aktakuza

Published

on

Nga janari e deri në tetorin e këtij viti, Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se ka ngritur 1 mijë e 840 aktakuza. Sipas komunikatës për media nga kjo Prokurori, rezulton se ka më shumë aktakuza se sa në përudhen e njëjtë kohore të vitit të kaluar, pra 12.67 për qind më shumë se vitin e kaluar.

“Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se gjatë periudhës kohore janar- tetor të këtij vitit ka ngritur 1840 aktakuza, ose 12.67 % me shumë krahas vitit të kaluar me të njëjtët periudhë që ishin ngritur 1633 aktakuza. Kjo prokurori gjer në muajin tetor të këtij vitit ka pranuar gjithsej 2612 lëndë, ose 14.2% me shumë në periudhën kohore janar – tetor të vitit 2024, që ishin pranuar 2.288 lëndë. Nga lëndë në punë që ka pasus kjo prokurori brenda 10 muajve të vitit 2025, janë përfunduar gjithsej nga prokuroret e shtetit 2.733 lëndë, ose 16.65% me shumë se 10 muajt e vitit 2024 që ishin përfunduar 2.343 lëndë”, thuhet në komunikatën për media të kësaj Prokurorie.

Më tej nënvizohet se Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar për ngritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të trajtimit të lëndëve penale, gjithmonë në suaza të profesionalizmit dhe objektiviteti./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Çmimet e kriptomonedhave rriten pasi Trump njofton një përfitim prej 2. 000 dollarësh

Published

on

Çmimet e kriptomonedhave u rritën pas deklaratës së Presidentit amerikan Donald Trump për një dividend të paktën 2,000 dollarë nga tarifat për shumicën e amerikanëve.

Në Truth Social, Trump tha se SHBA-ja po gjeneron triliona dollarë nga tarifat, që do të përdoren për të ulur borxhin kombëtar dhe për të financuar dividendin.

Bitcoin (BTC) u rrit 1.93 për qind mbi 103,000 dollarë, Ether (ETH) 4.75 për qind mbi 3,500 dollarë, dhe Solana (SOL) 2.49 për qind mbi 160 dollarë, ndërsa indeksi CoinDesk 20 (CD20) u rrit mbi 1.5 për qind. Rritja vjen pas një rënie javore, ku BTC dhe ETH ranë 5.7 për qind dhe 7.5 për qind.

Reagimi sugjeron se tregtarët shohin potencial për rritje të shpenzimeve të konsumatorëve dhe fluksin e kriptove nëse fondet do të shpërndahen.

Megjithatë, pagesa e dividendit nuk mund të ndodhë menjëherë. Vendimet për shpenzimet federale kërkojnë miratim nga Kongresi, dhe shumica e ekspertëve vënë në dukje se të ardhurat nga tarifat nuk mjaftojnë. Erica York nga Tax Foundation thekson se për 150 milionë amerikanë të kualifikuar, shuma e dividendit arrin rreth 300 miliardë dollarë, ndërsa tarifat e reja kanë sjellë vetëm 120 miliardë dollarë; pas llogaritjeve ekonomike, kjo bie në rreth 90 miliardë dollarë.

Kjo tregon një hendek të madh për financimin e dividendit vetëm nga tarifat./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara