Teknologji

​KPM kundër dezinformatave, ndalon transmetimet e mediave ruse në Kosovë

Nga ky vendim janë larguar katër media ruse.

Published

on

Agresioni rus në Ukrainë ka bërë që Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) të marrë vendim për largimin e përkohshëm nga transmetimi të gjitha kanalet me origjinë nga Federata Ruse në Kosovë. Kjo me qëllim që qytetarët tonë mos të bien pre e dezinformatave. E nga ky vendim janë larguar katër media ruse.

Kryeshefiekzekutiv i Komisionit të Pavarur për Media, Faruk Rexhaj, në një intervistë për KosovaPress, tregon qëllimin e largimit e përkohshëm të kanaleve ruse nga transmetimi në vendin tonë.

“Komisioni i Pavarur i Mediave ka marrë një vendim me të cilin përkohësisht ka larguar të gjitha mediat ruse ose me origjinë ruse në të gjithë operatorët e shpërndarjes në vendin tonë. Bëhet fjalë për disa kanale ruse të cilat operojnë përmes operatorëve të shpërndarjes, është Russia Today, Russia Documentary, dhe dy kanale të tjera, por ajo që është me rëndësi se operatorët e shpërndarjes i janë përmbajtur vendimit të KPM-së dhe pothuajse të gjitha operatorët i kanë larguar këto media nga transmetimi i tyre, nga platformat e tyre”, tha Rexhaj.

Për vendimin e largimit të përkohshëm të transmetimit të mediave ruse, Rexhaj thotë se edhe vendet e Evropës kanë marrë një vendim të tillë.

“Së paku sa jemi njoftuar edhe ne nga mediat, siç duket ka edhe në Evropë ka shtete të cilat e kanë ndërmarrë këtë hap duke i larguar këto media nga transmetimi i tyre, mirëpo kryesisht ka ardhur si pasojë e luftës e cila është duke u zhvilluar në mes Rusisë dhe Ukrainës, është bërë në një formë dhe jemi duke marrë masa të nevojshme që të mbrohet siguria, rendi juridik në Kosovë që të mos ketë dezinformata të cilat mund të qojnë në prishjen e çfarëdo rendi apo diçka në vendin tonë, kjo është parandaluese gjithsesi është i përkohshëm dhe në asnjë formë nuk duhet të tingëllojë si ndalim i fjalës së lirë apo diçka e tillë, thjesht është një vendim i përkohshëm, të shohin ditëve në vazhdim se si janë duke rrjedhur gjërat dhe sa duhet të qëndrojë ky ligj në fuqi”, tha ai.

Rexhaj ka thënë se të gjitha mediat të cilat transmetohen në Kosovë janë të licencuara nga Komisioni i Pavarur i Mediave.

“Operatorët e shpërndarjes marrin kanalet me licencë dhe ka kanale vendore të cilat janë të licencuara nga KPM-ja, mirëpo ka kanale edhe nga jashtë Kosovës të cilat janë të licencuara në vendin e origjinës. Në direktivën e AVM-së dhe në përgjithësi licencimi i dyfishtë nuk lejohet, pra ato media të cilat janë të licencuara në venin i origjinës nuk licencohen prapë në Kosovë, këtu operatorët e shpërndarjes kanë mundësi të marrin kanale nga dhe kanë kanale po thuajse nga të gjitha vendet e botës përfshirë Gjermaninë, Francën prej të gjitha vendeve të ciklat mbledhin kanale me marrëveshje i ofrohen marrëveshjet për ato kanale që i kanë dhe i transmetojnë”, tregon ai.

Ndërkohë ,ai foli edhe për transmetimin e mediave serbe në Kosovë, për të cilat thotë se kanë të drejtë të transmetohen në Kosovë, pasi që janë të licencuar.

“Të gjitha subjektet transmetuese të cilat transmetojnë në Kosovë kanë licencë nga KPM-ja. Këto subjekte transmetuese mund të arrin frekuencë nga radio, të cilat janë edhe televizionet me frekuencë, operatorë të shpërndarjes (operatorë kabllorë), kanë licencë në KPM, mirëpo operatorët e shpërndarjes bartin kanale edhe të Serbisë si (RTS), mirëpo kanë të drejtë, ka edhe operatorë shqiptarë që bartin kanale serbe në platformat e tyre të shpërndarjes, kjo është diçka që është në kuadër të ligjit[…]Nuk e di se si funksionon atje në Serbi licencimi i këtyre kanaleve, mirëpo mendoj se Kosova ka një pluralizëm të madh medial, kemi pothuajse televizione në të gjitha komunitet në Kosovë që veprojnë, kjo është një praktikë për tek ne qytetarët e barabartë dhe të gjitha ata që i plotësojnë kushtet në bazë të ligjit”, tha ai.

Ndërkohë KPM bën apel te mediat që të kenë kujdes gjatë transmetimit të përmbajtjeve programore me qëllim të evitimit të shpërndarjes së lajmeve propaganduese dhe të rreme, e që bëhet fjalë për ato nga Federata Ruse.

Automobilizëm elektrikë

McLareni paralajmëron “bishën”, arrin 100 km/h për 2.8 sekonda

Published

on

Gara e famshme “Le Mans 24 Hour” po afrohet dhe, për të festuar 30-vjetorin e fitores së fundit (1995) në këtë garë, McLareni ka prezantuar version të ri special: 750S Le Mans.

Në vitin 2020, McLaren e shënoi përvjetorin e 25-të të kësaj fitoreje me prezantimin e 720S Le Mans, një tjetër model i kufizuar.

Përveç përmirësimeve të performancës që solli modeli 750S i prezantuar në vitin 2023, versioni i ri vjen edhe me një paketë të re të quajtur “High Downforce Kit” nga divizioni McLaren Special Operations (MSO), që ofron performancë shtesë në pistë.

Modeli standard pati sukses kur u lansua tri vite më parë, me listat e porosive të mbushura 18 muaj para. 750S Le Mans pritet të jetë edhe më i kërkuar, sidomos kur dihet se do të prodhohen vetëm 50 njësi – njëjtë sikurse me 720S Le Mans.

750S Le Mans vjen në ngjyrat ikonike të veturës fituese të Le Mans 1995, McLaren F1 GTR me numrin 59, me ngjyrë gri si standard – por është e mundur edhe ngjyra karakteristike portokalli e McLaren.

Sa i përket motorit, 750S Le Mans mbetet i pandryshuar – vjen me motor V8 4.0 litra twin-turbo, që prodhon 740 kuajfuqi, duke arritur nga 0 në 100 km/h për vetëm 2.8 sekonda. Fuqia transmetohet në rrotat e pasme përmes një transmisioni automatik 7-shpejtësi, i përmirësuar krahasuar me atë të 720S.

McLaren do të marrë pjesë në Le Mans në klasën LMGT3 me 750S GT3 EVO, ndërsa më 2027 planifikon të hyjë në klasën Hypercar, për të luftuar për titullin më të lartë të garës. Data dhe çmimi i saktë ende nuk dihet. Por çmimi pritet të jetë mbi 300 mijë euro.

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

Ford Motor po tërheq gati 1.1 milionë automjete, shkak problemi me kamerën e pasme

Published

on

Ford Motor po tërheq gati 1.1 milionë automjete në Shtetet e Bashkuara sepse kamerat e pasme mund të mos shfaqin imazhe për shkak të një problemi me softuerin, duke rritur rrezikun për aksident.

Siç ka bërë të ditur prodhuesi amerikan, tërheqja mbulon disa automjete të modeleve Bronco, F-150, Edge të viteve 2021 deri në 2024 dhe Escape, Corsair, F-250, F-350, F-450, F-550 dhe F-600 të viteve 2023-2024.

Problemi i softuerit mund të shkaktojë vonesë, ngrirje ose mosshfaqje të imazhit të kamerës së pasme.

Në prill, Ford lëshoi dy tërheqje të tjera në Shtetet e Bashkuara për probleme me kamerat e pasme, duke përfshirë rreth 289,000 automjete në total.  Për të dyja tërheqjet, prodhuesi i automjeteve do të zëvendësojë kamerat e pasme.

Në nëntor, Fordi pati rënë dakord për një gjobë prej 165 milionë dollarësh pasi një hetim zbuloi se prodhuesi i automjeteve nuk arriti të tërheqë automjetet me kamera të pasme me defekt në kohën e duhur.

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

Toyota lanson SUV-in elektrik

Published

on

Tesla Model Y ka konkurrencë serioze nga Toyota. Nëse mendonit se Toyota nuk mund të prodhonte një makinë elektrike me çmim të përballueshëm, mendoni përsëri, të paktën kur ajo prodhohet në Kinë dhe përdor bateri BYD.

Toyota po i afrohet ngadalë konkurrencës në segmentin e automjeteve elektrike dhe hapi më i fundit në këtë drejtim është bZ5, një crossover i ri elektrik me siluetë fastback, i zhvilluar pikërisht në Kinë.

Prodhohet nga ndërmarrja e përbashkët FAW-Toyota dhe mundësohet nga bateritë e furnizuara nga BYD.

Modeli bZ5 është praktikisht një version i ridizajnuar i bZ3C të vitit të kaluar, i cili nga ana tjetër e ka origjinën nga koncepti bZ Sport Crossover i prezantuar në vitin 2023.

Me emrin e ri, Toyota e pozicionon këtë automjet elektrik mbi limuzinën bazë bZ3, por poshtë modelit të ardhshëm kryesor, modelit bZ7.

Pjesa e jashtme ndjek gjuhën e re të dizajnit të Toyota-s, me zbukurime plastike diskrete rreth krahëve, një çati të pjerrët dhe një shirit të lehtë përgjatë pjesës së pasme të automjetit.

bZ5 kombinon elementë të një limuzine, fastbacki dhe crossoveri, të gjitha në fellne aliazhi 21-inç.

(Kosova Sot Online)

Continue Reading

Teknologji

XChat po vjen, mesazhe që zhduken dhe opsione tjera

Published

on

Disa përdorues të X që paguajnë për platformën kanë raportuar se kanë qasje në XChat, i cili është menduar të jetë një version më i ri i funksionit ekzistues DM.

Disa nga funksionet që thuhet se janë pjesë e XChat përfshijnë mesazhe në grup, enkriptim nga fillimi në fund, një modalitet mesazhesh që zhduket, mundësinë për të shënuar mesazhet si të palexuara dhe ndarjen e skedarëve.

Mesazhet duket se janë të siguruara me një kodkalim katërshifror. X njoftoi se po ndalonte punën në funksionin e tij të enkriptuar DM, i cili lidhet me publikimin e XChat, pasi sistemi i ri do ta bënte ndërfaqen ekzistuese DM të vjetëruar.

Ata që paguajnë për llogaritë e tyre X, kanë pasur qasje në një version të kufizuar të mesazheve të enkriptuara për dy vjet.

Në vitet që kur bleu Twitter, Musk ka folur vazhdimisht për ambiciet e tij për të ndërtuar një shërbim mesazhesh të ngjashëm me Signal në X.

Nëse XChat po përgatitet për publikun e gjerë, atëherë ky lajm mund të jetë realizimi i qëllimit të tij.

Vetë Musk dha detaje të reja, duke thënë: “Po prezantohet një XChat i ri me enkriptim, mesazhe që zhduken dhe mundësinë për të dërguar çdo lloj skedari. Ai ofron thirrje audio/video. Ky është ndërtuar mbi Rust me enkriptim (në stilin Bitcoin), një arkitekturë krejt të re”.

Continue Reading

Të kërkuara