Sport

​Kosova regjistron fitoren e parë në Grupin B, mposht Gjeorgjinë

Published

on

Ka përfunduar ndeshja mes Kombëtares së Gjeorgjisë dhe asaj të Kosovës. Pas 90 minutave lojë në stadiumin “Batumi”, fitore ka regjistruar Kosova me rezultat minimal 1:0.

Rezultatin e zhbllokoi mbrojtësi i Gjeorgjisë, Davit Khocholava në minutën 18, duke shënuar autogol.

Autogoli i Khocholavas njëkohësisht ishte edhe goli i vetëm i ndeshjes, gol ky i cili ia siguroi Kosovës tri pikët e para në Grupin B.

Me fitoren e parë në grup Kosova lëviz nga pozita e fundit në atë të tretën, duke lënë pas Kombëtaren e Greqisë në vend të katërt me dy pikë dhe atë të Gjeorgjisë në vend të pestë me një pikë.

Ndërkaq, Grupin B e kryeson Kombëtarja e Spanjës me gjithsej shtatë pikë, një më shumë se Suedia që zë vendin e dytë.

Lajmet

​Alcaraz tërhiqet nga Kupa Davis për shkak të lëndimit

Published

on

Tenisti spanjoll, Carlos Alcaraz është detyruar të tërhiqet nga përfaqësimi i Spanjës në Kupën Davis për shkak të një edeme në muskulin e kofshës së djathtë.

Ai pritej t’i bashkohej së shpejti ekipit kombëtar në Bolonjë, ku Spanja po përgatitej për ndeshjen e parë të fazës grupore kundër Republikës Çeke.

Ky është një zhvillim zhgënjyes për Alcaraz, i cili edhe pse kishte përjetuar shqetësime gjatë finaleve të ATP kundër Jannik Sinner, kishte shprehur vendosmërinë për të qenë pjesë e skuadrës spanjolle dhe për të ndihmuar në synimin për të fituar Kupën Davis.

Federata spanjolle pritet të njoftojë së shpejti zëvendësuesin e tij në skuadër./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Infantino dhe Trump me vendim të ri në prag të Botërorit 2026

Published

on

Shtetet e Bashkuara do t’u ofrojnë termine me përparësi për vizë tifozëve që kanë bileta për Kupën e Botës 2026, vendim ky që erdhi pas takimit midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.

FIFA njoftoi krijimin e sistemit të ri FIFA PASS, i cili synon të thjeshtojë procesin e aplikimit për viza dhe të rrisë pjesëmarrjen ndërkombëtare në turneun që zhvillohet verën e ardhshme në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Turneu do të mbahet në 16 qytete dhe do të marrë pjesë 48 ekipe.

Infantino tha se SHBA-të janë të gatshme të mirëpresin tifozët nga e gjithë bota dhe se interesi për bileta është i madh, me mbi një milion të shitura deri tani.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, bëri të ditur se tifozët me bileta mund të marrin një intervistë për vizë brenda 6–8 javësh nga aplikimi. Ai u bëri thirrje tifozëve që të aplikojnë sa më shpejt.

Aktualisht, shumë vende kanë pritje të gjata për termine vizash. Në Kolumbi pritja arrin deri në 11 muaj, në Mexico City rreth 9 muaj e gjysmë, ndërsa në Toronto deri në 14 muaj për banorët jo-qytetarë.

Nuk dihet ende nëse lehtësimet vlejnë edhe për shtetasit e vendeve të ndaluara të udhëtojnë në SHBA sipas urdhrit ekzekutiv të qershorit, që përjashton vetëm atletët dhe stafet, por jo tifozët.

Shumë qytetarë nga Evropa, Japonia, Australia dhe vende të tjera që janë pjesë e programit të heqjes së vizave mund të hyjnë në SHBA deri në 90 ditë pa vizë.

Në Kupat e Botës në Rusi dhe Katar, një biletë shërbente si dokument hyrjeje për tifozët, ndërsa për turneun e vitit 2026 tifozët do të duhet të respektojnë rregullat e zakonshme të vizave të SHBA-së./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Hajdari: Doja të isha model për futbollistët e rinj në Kosovë

Published

on

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës Albian Hajdari ka folur sërish për vendimin e tij për t’iu bashkuar Kosovës, ku në një intervistë ai theksoi se zgjedhja nuk ka qenë e lehtë dhe është marrë pas konsultimeve me familjen dhe miqtë.

22-vjeçari, i cili këtë verë kaloi te TSG Hoffenheim dhe u vendos shpejt si titullar i rregullt, përshkroi fillimin e tij në Bundesligë si jashtëzakonisht emocionuese dhe frymëzuese.

Ai shtoi se e vlerëson shumë mundësinë për të luajtur kundër talenteve më të mira evropiane, ndërsa pranoi se nga Zvicra i mungojnë disa gjëra:

“Më mungon dielli në Ticino dhe paqja dhe qetësia e shëtitjeve pranë liqenit. Por padyshim jo autostradat në Zvicër.”, tha ai.

Zgjedhja për të luajtur me Kosovën ka shkaktuar reagime të shumta në Zvicër, por Hajdari thotë se e kupton interesimin, dhe pos tjerash ai shpjegoi se vendimi ka qenë i menduar gjatë.

Ai mohoi gjithashtu se garancia për një vend titullari ka ndikuar në vendimin e tij:

“Absolutisht asnjë ndikim, nuk ishte një temë në procesin e vendimmarrjes.”, përfundoi Hajdari./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Kosova sonte përballet me Zvicrën

Published

on

Pas fitores së madhe në Lubjanë ndaj Sllovenisë, Kosova sot zhvillon ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese për Botërorin 2026, përballë Zvicrës, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Përballja nis nga ora 20:45 dhe pritet të jetë ndër ndeshjet më të rëndësishme në historinë e Kombëtares, pasi “Dardanët” tashmë e kanë siguruar Play-Off-in.

Atmosfera në kryeqytet pritet të jetë elektrizuese, me mijëra tifozë që do të mbështesin Kosovën në sfidën e saj të fundit të këtij cikli.

Kosova vjen në këtë duel me moral të lartë pas triumfit 2:0 ndaj Sllovenisë, ndërsa Zvicra kërkon të ruajë kreun e grupit pas fitores 4:1 ndaj Suedisë./S.K/EO/FFK/

Continue Reading

Të kërkuara