Lajmet

​Kosova ofron kapacitetet e FSK-së për tejkalimin e tragjedisë në Tetovë

Published

on

Pas tragjedisë në Tetovë, Kosova ka ofruar gjitha kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’i mbështetur në menaxhimin dhe tejkalimin e kësaj situate.

Kështu ka bërë të ditur, ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, i cili është shprehur se me shpirt e mendje janë me Tetovën.

“Me dhembje të madhe, shpirt e mendje me Tetovën! Ministres së Mbrojtjes, Radmila Shekerinska – Jankovska dhe kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifit, përveç ngushëllimeve më të thella, i kam ofruar të gjitha kapacitetet tona në mbështetje të Shtabit Emergjent, për menaxhimin dhe tejkalimin e tragjedisë në spitalin modular të Tetovës. Familje të viktimave dhe të lënduarve, në këto momente shumë të rënda, jemi me Ju!”, ka shkruar Mehaj.

Mbrëmjen e së mërkurës në spitalin modular në Tetovë shpërtheu zjarri e i cili ishte fatal. Nga kjo humbën jetën dhjetëra persona dhe disa të tjerë u lënduan.

Prokuroria ka dhënë detaje duke thënë disa nga viktimat në Tetovë kanë pësuar djegie të mëdha, derisa është vështirë të identifikohen.

Vendi

BE-ja për protestat pas vendimit të Hagës: Demonstratat paqësore janë e drejtë demokratike

Published

on

By

Bashkimi Evropian ka reaguar zyrtarisht pas protestave të zhvilluara në Kosovë, të cilat pasuan aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një përgjigje për mediat, zëdhënësi i BE-së ka theksuar se demonstratat paqësore përbëjnë një e drejtë themelore në çdo shoqëri demokratike.

Duke iu përgjigjur interesimit lidhur me protestat e mbajtura pranë zyrave të misionit evropian për sundimin e ligjit, nga Brukseli është konfirmuar se EULEX-i vazhdon të jetë plotësisht funksional. BE-ja bëri të ditur se po e përcjell nga afër situatën e krijuar në Kosovë dhe do të vazhdojë ta monitorojë atë me vëmendje.

Mobilizimi qytetar në vend erdhi pas aktgjykimit të 16 shtatorit, ku Gjykata Speciale i shpalli fajtorë për krime guerre Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin duke i dënuar me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet, si dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Moti sot në Kosovë: Diell, vranësira të lehta dhe temperatura deri në 22°C

Published

on

By

Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin mes 2 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale të ditës do të arrijnë nga 19 deri në 22 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi të lehtë nga 1 deri në 5 m/s.

 

Continue Reading

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara