Lajmet

​Komisioni për Legjislacion voton Projektligjin për Këshillin Prokurorial

Po ashtu ky komision e votoi edhe raportin amendamente për Projektligjin për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit.

Published

on

Me gjashtë vota për Komisioni për Legjislacion e ka dërguar në Kuvend për votim në lexim të dytë Projektligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Po ashtu ky komision e votoi edhe raportin amendamente për Projektligjin për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit.

Si dhe Raportin me amendamente për Projektligjin për deklarimin prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë̈ dhe të dhuratave.

Para anëtarëve të Komisionit për Legjislacion është shqyrtuar raporti vjetor i punës së Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2021.

Aktualitet

Trumpi shpreh pakënaqësi për portretin e tij: Më mirë të mos ishte fare

Published

on

Presidenti amerikan Donald Trump, ka kritikuar ashpër një portret të tij të vendosur në Kapitolin e Shtetit të Kolorados, duke e cilësuar atë si një nga më të këqijtë që ka parë ndonjëherë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump ka akuzuar guvernatorin e Kolorados, Jared Polis, për vendosjen e një pikture që sipas tij, shtrembëron qëllimisht tiparet e tij.

Artistja që realizoi portretin kishte krijuar më parë një pikturë të ish-presidentit Barack Obama, të cilën e përshkroi “të mrekullueshëm”. Sipas tij, cilësia e punës së saj ka pësuar rënie të dukshme, duke e përshkruar portretin e tij si një dëshmitar të kësaj përkeqësimi.

“Më mirë të mos kisha fare një portret sesa këtë që kanë vendosur,” u shpreh Trump, duke shtuar se ka marrë shumë reagime nga qytetarë të Kolorados, të cilët janë të indinjuar me pamjen e portretit.

Në reagimin e tij, Trump bëri thirrje që guvernatori Polis të largonte pikturën, duke e cilësuar atë si një “ekstremist të majtë” dhe një person të paaftë për të luftuar krimin. Trump kritikoi gjithashtu situatën e sigurisë në qytetin Aurora, Kolorado, duke akuzuar bandën kriminale “Tren de Aragua” për aktivitetet e paligjshme që kanë rritur pasigurinë.

“Jared duhet të ketë turp për veten e tij!” përfundoi Trump, duke shtuar se ky incident reflekton një problem më të gjerë të qeverisjes dhe sigurisë në shtetin e Kolorados.

Continue Reading

Lajmet

​Formimi i qeverisë, Murati: Po presim certifikimin e rezultateve

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se po presin përfundimin e procesit të numërimit të votave, certifikimin e rezultateve, dhe më pas të diskutohet për formimin e qeverisë.

Këtë deklaratë e bëri pas konferencës së përbashkët me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore për Financimin e Zhvillimit, Akihiko Nishio.

“Në lidhje me këtë çështje po besoj vlen ajo çfarë ka thënë kryeministri. Pra që fillimisht do të presim përfundimin e procesit të numërimit, certifikimin e rezultateve, konstituimin e Kuvendit e pastaj edhe mund të flasim për formimin e qeverisë”, tha Murati.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë e ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Sipas këtyre rezultateve Lëvizja Vetëvendosje prin me 42.30 për qind. E dyta Partia Demokratike e Kosovës me 20.95 për qind, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.27 për qind.

Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate me 7.06 për qind.

Sipas këtyre të dhënave LVV-ja ka siguruar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja, 24 ulëse, LDK, 20 vende, Lista Serbe nëntë vende dhe koalicioni AAK-Nisma, tetë vende.

Continue Reading

Lajmet

Ministri Murati: Banka Botërore, partner krucial në zhvillimin gjithëpërfshirës të shtetit tonë

Published

on

By

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në konferencë të përbashkët për media, me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore për financim dhe zhvillim, ka thënë se Kosova ka përfituar nga Banka Botërore 376 milionë euro. Sipas tij, ka edhe marrëveshje të tjera, që janë nënshkruar dhe pritet që të nënshkruhen.

“Sa i përket financimit dhe bashkëpunimit që kemi me Bankën Botërore mund të them se është një partner krucial në zhvillimin gjithëpërfshirës të shtetit tonë. Agjencia ndërkombëtare për zhvillim ka qenë mbështetëse dhe Kosova tash e 15 vjet është anëtare e Bankës Botërore dhe tash e 15 vjet ka përfituar nga mbështetja e vazhdueshme nga Agjencia Ndërkombëtare për Zhvillim. Deri më tani sa i përket marrëveshjeve ndërkombëtare është mbështetësi me vëllimin më të madh që kemi aktualisht. Kontratat deri më tani të nënshkruara dhe të ratifikuara janë 376 milionë euro, ndërkaq mbështetja që është disbursuar është 289 milionë euro deri më tani. Përveç kësaj, kemi edhe marrëveshje të tjera që janë në vijim që janë të nënshkruara apo priten të nënshkruhen siç janë, marrëveshja për mbështetjen e tregtisë dhe transportit që do të mbështes korridoret e gjelbra, lehtësimin e transportit e kësisoj shpresoj edhe lehtësimin e eksportit dhe rritjen e vazhdueshme të eksportit. Përveç kësaj kemi edhe projektin për sistemin informativ shëndetësor apo mbështetjen e sektorit të shëndetësisë që tashmë është nënshkruar vitin e kaluar dhe pret për ratifikim në Kuvend. Uroj që në legjislaturën që po vije këto marrëveshje të kenë mbështetjen e nevojshme”, ka thënë ai.

Continue Reading

Lajmet

Nishio: Kalimi i Kosovës nga përfitues në kontribues, një rrëfim i rrallë

Published

on

By

Zëvendëspresidenti i Bankës Botërore për Financimin e Zhvillimit, Akihiko Nishio, ka thënë se Kosova zë vendin e saj si donatore në IDA-21 (Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim) duke përmbyllur kështu një cikël të plotë në rrugëtimin e saj të zhvillimit.

Ai ka thënë se vendimi i Kosovës për të kontribuar në IDA-21 fuqizon objektivat e përbashkëta: zhdukjen e varfërisë dhe ndërtimin e shoqërive të barabarta.

“Vite më parë, Kosova qëndronte mes kombeve që rindërtoheshin nga vështirësitë, duke shfrytëzuar mbështetjen e IDA-s për të hedhur themelet e rritjes. Sot ju i keni shndërruar sfidat në mundësi, duke u shfaqur si një partner i gatshëm për të shtrirë dorën e ndihmës edhe për të tjerët. Ky kalim nga përfitues në kontribues është një rrëfim i rrallë dhe i jashtëzakonshëm, i cili flet për qëndrueshmërinë, vizionin dhe përkushtimin e palëkundur të Kosovës ndaj progresit”, ka thënë ai.

“Vendimi juaj për të kontribuar në IDA-21 fuqizon objektivat tona të përbashkëta: zhdukjen e varfërisë dhe ndërtimin e shoqërive të barabarta. Ai na sfidon të gjithëve të rishpikim atë që është e mundur kur vendet ndjekin rrugën e tyre me vendosmëri. Vendosmëria çon në rritje kur kultivohet me partneritet dhe kjo mund të kapërcejë kufijtë dhe brezat”, ka thënë ai.

Continue Reading

Të kërkuara