Sport

​Kjo është gjendja e Lewandowskit pas lëndimit ndaj Portos

Ai u pa duke çaluar në Estadio Do Dragao, megjithëse nuk kishte paterica.

Published

on

Fitorja e Barcelonës ndaj Portos ishte larg nga një klasike, por të dyja palët luftuan për tri pikët, të cilat përfundimisht shkuan drejt kampionëve në fuqi të La Ligës. Megjithatë, ishte larg nga një mbrëmje perfekte për skuadrën e Xavi Hernandez.

Gavi u përjashtua në minutat e fundit për një karton të dytë të verdhë, por ndoshta më shqetësues ishte Robert Lewandowski i cili u detyrua të largohej në pjesën e parë pasi pësoi një goditje në kyçin e këmbës.

Pas ndeshjes, Lewandowski u pa duke çaluar në Estadio Do Dragao, megjithëse nuk kishte paterica, gjë që ishte një shenjë pozitive për tifozët e Barcelonës.

Raporte të shumta kanë konfirmuar që se polaki mund të jetë në garë për t’u përballur me Granadën të dielën, pavarësisht dëmtimit, gjë që tregon se nuk është tepër serioz.

Lewandowski ka qenë një lojtar tejet i rëndësishëm i Barcelonës që kur u erdhi nga Bayern Munich në verën e vitit 2022, kështu që do të jetë një lehtësim i madh që dëmtimi i tij nuk është aq i keq sa mendohej fillimisht.

Lajmet

​Drita kërkon fitore historike në garat evropiane

Published

on

Kampioni i Kosovës, Drita, do të përballet me Shelbourne në javën e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës UEFA, me të dyja skuadrat që kërkojnë fitoren e parë në këtë edicion.

Skuadra irlandeze, që së fundmi siguroi pjesëmarrjen në Evropë edhe për sezonin e ardhshëm falë vendit të tretë në kampionat, synon ta shfrytëzojë ndeshjen në Dublin për të marrë rezultat pozitiv.

Shelbourne nuk ka shënuar ende në këtë garë, por është e pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit si vendase.

Në anën tjetër, Drita vjen pas një forme të mirë në Superligën e Kosovës, me katër fitore në pesë ndeshjet e fundit.

Ekipi gjilanas ka marrë dy barazime në Evropë, por kërkon fitoren e parë historike në fazën e grupeve. Megjithatë, sfida jashtë fushe pritet të jetë e vështirë, pasi Drita ka vetëm dy fitore në dhjetë ndeshjet e fundit si mysafire.

Kjo është hera e parë që dy skuadrat përballen me njëra-tjetrën në Evropë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Ronaldo zbulon blerjen më të shtrenjtë në jetën e tij

Published

on

Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka treguar se blerja më e shtrenjtë e jetës së tij nuk është një makinë luksoze apo një vilë madhështore, por avioni i tij privat.

Në një intervistë të fundit, sulmuesi i Al Nassr-it tha se avioni është investimi më i madh financiar që ka bërë ndonjëherë, duke zbuluar edhe disa detaje për të.

“Gjëja më e shtrenjtë që kam blerë ishte avioni Global Express. E kam prej 13 vitesh, por e kam ndërruar vitin e kaluar, kështu që është mjaft i shtrenjtë.”, tha Ronaldo.

Fluturakja e tij private, e personalizuar me logon “CR7”, i mundëson atij të udhëtojë me familjen dhe stafin në çdo cep të botës me luks dhe komoditet maksimal.

Avioni kushton rreth 25 milionë euro, sipas mediave britanike, dhe përfshin një ambient të brendshëm të projektuar posaçërisht për Ronaldon.

Superylli 40-vjeçar është i njohur për stilin e jetesës luksoze, por në këtë rast ai tregoi se prakticiteti dhe rehatia janë po aq të rëndësishme sa çmimi.

“Më pëlqen të udhëtoj me familjen në kushte të mira. Nuk është thjesht luks, është komoditet dhe privatësi.”, shtoi Ronaldo.

Avioni privat mbetet një tjetër simbol i suksesit dhe përkushtimit të tij pas më shumë se dy dekadash në majat e futbollit botëror./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Yamal për golin e tij: Messi ka shënuar mijëra të tillë

Published

on

Lamine Yamal ka folur pas barazimit 3-3 të Barcelonës ndaj Club Brugge në Ligën e Kampionëve, ku shënoi një gol dhe detyroi një autogol për katalanasit.

“Ne jemi Barça dhe gjithmonë duhet të fitojmë. Është e vështirë të fitosh kur pranon tre gola. Kjo është ajo që duhet të përmirësojmë”, tha Yamal pas ndeshjes.

Sulmuesi 18-vjeçar u shpreh i kënaqur me performancën e tij, por i zhgënjyer që skuadra nuk mori fitoren: “U përpoqa të jepja më të mirën. Ishte një lojë e shpejtë, por më vjen keq që nuk fituam. Shpresojmë ta bëjmë herën tjetër.”

Yamal hodhi poshtë zërat për problemet me dëmtimin: “Është folur shumë për pubalgjinë time, por të gjitha ishin gënjeshtra. Po përpiqem të kthehem në formë dhe të shijoj futbollin.”

I pyetur për krahasimet me Lionel Messin, ai u përgjigj me modesti se Messi ka shënuar mijëra gola si ai.

“Messi ka shënuar mijëra gola si ky, nuk mund të krahasohem me të. Dua vetëm të përmirësohem dhe të ec përpara.” tha Yamal.

Barcelona do të përballet tani me Celtën në La Liga përpara pauzës ndërkombëtare, ndërsa pritet që Yamal të grumbullohet nga Kombëtarja e Spanjës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Trepça humb në momentin e fundit nga PAOK-u grek

Published

on

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, humbi në rezultat shumë të ngushtë në përballjen me PAOK-un grek.

Në momentet e fundit, mitrovicasit nuk ia dolën dhe dueli u mbyll me rezultat 75-77.

Skuadra kosovare nuk ka fituar asnjë duel në edicionin e sivjetshëm të FIBA Europe Cup deri tani, ndërsa nga ana tjetër, grekët kanë pasur dy fitore e një humbje./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara