Sport

​Këto janë ballafaqimet interesante në Ligën Unike

Takimi i parë zhvillohet mes Teutës dhe Kamza Basket.

Published

on

Në mesjavë zhvillohet xhiroja e 11-të në Ligën Unike, që sjell përballje interesante. Takimi i parë zhvillohet mes Teutës dhe Kamza Basket. Durrësakët kanë pesë fitore e katër humbje, kurse skuadra nga Kamza ka dy fitore e tetë humbje.

Sfidë interesante pritet të zhvillohet ndërmjet rivalëve Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit. Therandasit kanë tetë fitore dhe një humbje, kurse Vreshtarët katër fitore e gjashtë humbje. Ylli është në top formë, duke kryesuar në Ligën Unike dhe Art Motion Superligë, kurse rahovecasit janë përballur me ulje-ngritje gjatë gjithë edicionit. Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë interesante në vitet e fundit dhe kështu pritet edhe të mërkurën mbrëma.

Takim interesant pritet mes Pejës dhe Tirana Neptun. Pejanët kanë shtatë fitore dhe tri humbje në këtë edicion të Ligës Unike, ndërsa tiranasit kanë pesë fitore dhe pesë humbje, andaj pritet një përballje interesante, ku të dy skuadrat synojnë “Play-off” in dhe të renditen sa më të lartë në garat e rregullta.

Takimi i fundit i kësaj xhiro zhvillohet ndërmjet Prizrenit 16 dhe Vllaznisë së Shkodrës. Prizrenasit kanë gjashtë fitore e katër humbje, kurse shkodranët dy fitore e tetë humbje.

Liga Unike – Java 11

E mërkurë

16:00 Teuta – Kamza

17:00 Golden Eagle Ylli – Rahoveci

E enjte

17:00 Peja – Tirana

19:00 Prizreni 16 – Vllaznia

Sport

Istref Elezaj referon në gjysmëfinalen e Challenge Cup në volejboll

Published

on

By

Gjyqtari ndërkombëtar nga Kosova, Istref Elezaj, vijon të shfaqet në nivelet më të larta të volejbollit evropian, duke marrë pjesë në ndeshje të rëndësishme të kupave kontinentale.

Mbrëmë, Elezaj ishte refer i dytë në gjysmëfinalen e meshkujve në CEV Challenge Cup, në përballjen mes Altekma SK Izmir (Turqi) dhe Allianz Milano (Itali). Ndeshja përfundoi me fitoren 1-3 të skuadrës italiane, e cila siguroi kualifikimin në finalen e këtij kompeticioni.

Takimi u zhvillua me përdorimin e Challenge System, një teknologji e standardizuar në nivelet më të larta të volejbollit evropian. Madje, edhe pika e fundit e ndeshjes u vendos përmes këtij sistemi, duke e bërë arbitrazhin më profesional dhe sfidues për gjyqtarët e përzgjedhur në këtë nivel.

Për performancën e tij në këtë takim, Elezaj mori vlerësim të lartë, duke vazhduar serinë e delegimeve në ndeshjet më të rëndësishme të garave evropiane.

Ky është një tjetër dëshmi e besimit që strukturat e volejbollit evropian i japin referimit kosovar, duke i besuar një ndeshjeje vendimtare të fazës finale pikërisht gjyqtarit tonë, Istref Elezaj.

Në këtë mënyrë, arbitrazhi kosovar vazhdon të konsolidojë emrin e tij në skenën ndërkombëtare të volejbollit.

Continue Reading

Sport

Gilgeous-Alexander thyen rekordin 63-vjeçar të NBA-së për ndeshjet me 20+ pikë

Published

on

By

Shai Gilgeous-Alexander tha se jep “gjithçka për lojën” pasi theu rekordin 63-vjeçar të NBA-së për më shumë ndeshje rresht me të paktën 20 pikë.

Lojtari më i vlefshëm i sezonit të kaluar shënoi 35 pikë për Oklahoma City Thunder në fitoren 104-102 ndaj Boston Celtics, duke vazhduar serinë që nisi më 1 nëntor 2024 dhe tani ka arritur 127 ndeshje rresht me 20 pikë e më shumë.

Legjendari Wilt Chamberlain mbante rekordin e mëparshëm me 126 ndeshje nga tetori 1961 deri në janar 1963.

“Të gjitha rekordet dhe arritjet janë të shkëlqyera, por nuk kanë rëndësi nëse nuk fiton, dhe kjo ishte gjithçka që kisha në mendje,” tha Gilgeous-Alexander, i cili shkëlqeu për Thunder kur ata fituan titullin e NBA-së sezonin e kaluar.

“Do ta kisha dhënë rekordin për fitore çdo ditë të javës. Jam i lumtur që fituam dhe vendosa rekord.”

Gilgeous-Alexander bëri histori kur shënoi një gjuajtje 20-këmbëshe shtatë minuta e katër sekonda para përfundimit të çerekut të tretë, duke arritur pikën e 21-të të ndeshjes.

Ai shtoi edhe 14 pikë të tjera në një performancë që përfshinte gjithashtu nëntë asistime dhe gjashtë kërcime.

“Unë thjesht jap gjithçka që kam për lojën,” tha 27-vjeçari kanadez.

“Ka shumë gjëra në basketboll dhe në jetë që nuk mund t’i kontrollosh. Unë kam gjetur sukses duke u fokusuar te gjërat që mund t’i kontrolloj dhe duke dhënë maksimumin tim. Kam ulur kokën, kam bërë ato gjëra dhe kur shikoj prapa, kam arritur disa gjëra.”

Kjo ishte fitorja e shtatë rresht për Thunder, që ndodhen në krye të Konferencës Perëndimore me një bilanc prej 52 fitore dhe 15 humbje, ndërsa Celtics janë të dytët në Konferencën Lindore me 43 fitore dhe 23 humbje./BBC/

Continue Reading

Sport

Rezultatet e Conference League

Published

on

By

Mbrëmja e fundit në UEFA Europa Conference League solli disa përballje të forta, ku disa ekipe arritën fitore të rëndësishme, ndërsa të tjera u ndanë pa gola.

Në Holandë, AZ Alkmaar mposhti 2-1 AC Sparta Prague, ndërsa në Poloni Shakhtar Donetsk triumfoi 3-1 ndaj Lech Poznań.

Fitore në transfertë regjistroi edhe RC Strasbourg Alsace 2-1 ndaj HNK Rijeka, ndërsa Rayo Vallecano mposhti 3-1 Samsunspor.

Në Angli, përballja mes Crystal Palace dhe AEK Larnaca përfundoi 0-0, ndërsa ACF Fiorentina fitoi 2-1 ndaj Raków Częstochowa.

Fitore bindëse shënoi AEK Athens 4-0 ndaj NK Celje, ndërsa ndeshja mes SK Sigma Olomouc dhe 1. FSV Mainz 05 u mbyll pa gola.

Këto rezultate i japin Conference League një dinamikë të re, me disa skuadra që konsolidojnë pozitat e tyre dhe të tjera që do të luftojnë për mbijetesë në fazat e ardhshme.

Continue Reading

Sport

Rezultatet e Europa League

Published

on

By

Mbrëmja e radhës në UEFA Europa League solli përballje të forta dhe rezultate interesante. Disa skuadra arritën fitore të rëndësishme, ndërsa të tjera u ndalën në barazime, duke e bërë edhe më të hapur garën për fazat e ardhshme të këtij kompeticioni.

Në Itali, përballja mes Bologna FC 1909 dhe AS Roma përfundoi 1-1, në një duel të balancuar mes dy ekipeve të Serie A.

Fitore minimale në transfertë arriti Aston Villa, që mposhti 1-0 LOSC Lille në Francë. Me rezultat të njëjtë fitoi edhe Panathinaikos, që triumfoi 1-0 ndaj Real Betis.

Në Gjermani, FC Porto arriti një fitore të rëndësishme 2-1 në transfertë ndaj VfB Stuttgart.

Ndërkohë, në Spanjë ndeshja mes Celta Vigo dhe Olympique Lyonnais u mbyll në barazim 1-1.

Fitore të rëndësishme regjistroi edhe Ferencvárosi TC, që mposhti 2-0 SC Braga, ndërsa KRC Genk triumfoi 1-0 ndaj SC Freiburg.

Në një tjetër përballje, FC Midtjylland fitoi në transfertë 1-0 ndaj Nottingham Forest.

Continue Reading

Të kërkuara