Lajmet

​Kërkohet shkarkimi i prokurorit Ruhan Salihu dhe kryeprokurorit Kujtim Munishi

Aktivistja nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist tha se nuk mund të presin edhe një lëshim tjetër të kësaj Prokurorie.

Published

on

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist gjatë aksionit të mbajtur sot para Këshillit Prokurorial, kërkuan nga Këshilli Prokurorial të shkarkojë prokurorin Ruhan Salihu dhe kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, duke i cilësuar fajtorë për rastin e dhunimit të 11-vjeçares.

Anita Mjeku, aktiviste ka thënë se do të vazhdojnë të protestojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, derisa ka shpallur Prokurorinë dhe KPK-në si zona krimi.

Sot ne i shpallim Prokurorinë dhe KPK-në si zona krimi. Përmes këtij institucioni mbrapa mirëmbahen neglizhentë, seksistë dhe riprodhohen prokurorë e racistë që më pas shndërrohen edhe në bashkëfajtorë të krimeve me bazë gjinore. Ne do të vazhdojmë të protestojmë deri te Këshilli Prokurorial që ta shkarkojë prokurorin Ruhan Salihu. Këshilli Prokurorial të shkarkojë kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, po ashtu Këshilli Prokurorial të kërkojë heqjen e lëndës nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe kalimin tek Prokuroria Speciale e Kosovës për hetim të mëtejshëm”, tha ajo.

Sipas saj Prokuroria Themelore në Prishtinë është bashkëfajtore në përdhunimin e të miturës 11 vjeçare në gusht të 2022. Ajo tha se në qershor të po këtij viti e mitura kishte raportuar përdhunimin nga 6 burra, rast ky i cili kishte kaluar në duart e Ruhan Salihut.

Ndërsa është shprehur e shqetësuar për faktin që Ruhan Salihu është ende prokuror. Mjeku tha se Ruhan Salihu është i njohur si Prokuror i cili neglizhon rastet, derisa përmendi edhe një rast tjetër të fëmijës 11-vjecar që kishte përfunduar me vrasje, si pasojë e neglizhimit të institucioneve.

Në këtë rast, Ruhan Salihu është i njohur për të gjitha ne, si prokuror i cili neglizhon rastet e krimeve seksuale kur në fjalë janë grupet e paprivilegjuara shoqërore. Ruhan Salihu ka qenë prokuror edhe në rastin e Kujtim Veselit, fëmija 11 vjeçar i cili u përdhunua dhe më pas edhe u vra si pasojë e neglizhimit të institucioneve. Në dy raste që ne i dimë ku Ruhan Salihu ka dështuar ta kryej punën e vetë, duke u bërë kështu bashkëfajtor në dhunim dhe vrasje, ai ende vazhdon të punojë i pa shqetësuar, duke paraqitur kështu rrezik të mëtejshëm për sigurinë e të gjithëve. Fakti që Ruhan Salihu ende është prokuror në Prokurorinë Themelore te Prishtinës na shqetëson tej mase dhe na bënë të hezitojmë t’i drejtohemi institucioneve publike në Kosovë”, tha ajo.

Më tej, aktivistja nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist tha se nuk mund të presin edhe një lëshim tjetër të kësaj Prokurorie. Ajo tha se në rastin e dhunimit të 11-vjecares duhet dhënë llogari kryeprokurori i prokurorisë Themelore në Prishtine, Kujtim Munishi.

Dështimi i Prokurorisë Themelore në Prishtinë për ta trajtuar drejt rastin e së miturës dhe kapjen e kriminelëve, për ne e vë në pikëpyetje të gjithë ekzistencën dhe besueshmërinë e këtij institucioni. Trajtimi i rastit të 11 vjeçares duhet t’i hiqet nga kompetenca Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe t’i kalohet Prokurorisë Speciale, pasi që ajo ka dështuar ta kryej punën e vet e që qoi në përdhunimin e dytë të së miturës. Ne nuk mund të presim edhe një lëshim tjetër të kësaj Prokurorie, për ta ilustruar dhe më tej mos trajtimin e duhur të krimeve seksuale. Këtu duhet dhënë llogari kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi. Ky i fundit është gjithashtu përgjegjës për lëshimet e një pas njëshme të prokurorëve dhe rrezikimin e mëtejshëm të jetës së vajzave dhe grave”, tha ajo.

Grupi i përbërë nga aktivistë për barazi gjinore tha se nuk mund ta lënë ketë rast të mbetet veç një shok kolektiv tre ditor dhe asgjë më tepër, derisa shtuan se nuk ka qetësi deri sa të shohin sanksione, shkarkime dhe përgjegjësi nga Prokuroria dhe institucionet tjera.

Lajmet

52 vjet burgim për pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë verdiktin dënues për pesë persona të përfshirë në rastin e dhunimit të 11-vjeçares. Trupi gjykues e dënoi të akuzuarin B.Rr. me 12 vite burgim, kurse katër të akuzuarit e tjerë, D.Rr., F.S., M.S. dhe M.R., morën nga 10 vite burgim secili. Koha e qëndrimit në paraburgim dhe në arrest shtëpiak do t’iu llogaritet të gjithëve si pjesë e dënimit final.

Përveç dënimit me burg, të dënuarit janë të detyruar të paguajnë nga 500 euro për shpenzimet e procesit gjyqësor dhe nga 50 euro shtesë për Fondin e Kompensimit të Viktimave.

Sa i përket dëmshpërblimit, pala e dëmtuar është udhëzuar që kërkesën pasurore-juridike ta kërkojë përmes një kontesti të rregullt civil. Ky vendim nuk është përfundimtar, pasi palët kanë të drejtën e ankimimit në Gjykatën e Apelit.

Ky proces gjyqësor rrodhi nga aktakuza e ngritur në fund të vitit 2022 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila fillimisht shënjestroi tetë persona për ngjarjen e qershorit të po atij viti. Në këtë grup, B.Rr. u ngarkua me veprën penale të dhunimit, ndërsa mbi të pandehurin D.Rr. rëndojnë akuzat për dhunim si dhe për trafikim me njerëz.

 

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati vazhdon mbikëqyrjen intensive të çmimeve të naftës

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka njoftuar se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka nisur një aksion intensiv monitorimi në pikat e shitjes së derivateve.

Ky vendim, i cili u nënshkrua para pak dite nga ministrja Mimoza Kusari Lila, synon mbrojtjen e konsumatorit dhe parandalimin e çrregullimeve në treg përmes rregullimit të përkohshëm të çmimeve.

Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, çmimi mesatar i importit për ditën e hënë ka qenë 1.44 € për litër naftë dhe 1.17 € për litër benzinë.

Ndërkohë, në tregun vendor, nafta po shitet nga 1.44 € deri në 1.55 €, ndërsa benzina nga 1.26 € deri në 1.31 €. Për të kontrolluar këto diferenca, ministria ka vendosur që marzha maksimale e fitimit të jetë 2 centë për litër për shitjen me shumicë dhe 12 centë për litër për shitjen me pakicë.

Inspektorati, në bashkëpunim me ATK-në dhe Doganën, po analizon me kujdes çmimet e importit përkundrejt atyre që u ekspozohen qytetarëve.

Autoritetet kanë paralajmëruar masa rigoroze ndaj të gjithë operatorëve që nuk respektojnë marzhën e lejuar apo që dëmtojnë konkurrencën e ndershme, duke siguruar publikun se monitorimi do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë.

Continue Reading

Lajmet

Osmani takon ambasadorin britanik: Diskutohet për partneritetin dhe diskursin publik

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit politike në vend.

Gjatë takimit, Presidentja vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme britanike për popullin e Kosovës dhe konfirmoi përkushtimin për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi që forcojnë objektivat e përbashkëta mes dy vendeve.

Një fokus i veçantë gjatë bisedës iu kushtua ruajtjes së mjedisit demokratik dhe rëndësisë së debatit publik të përgjegjshëm.

Osmani dhe Hargreaves theksuan se gjuha kërcënuese dhe bullizuese është tërësisht e papranueshme, duke bërë thirrje që praktika të tilla të mos kenë vend në diskursin publik në Kosovë.

 

Continue Reading

Lajmet

Suharekë: Katër policë të lënduar gjatë arrestimit të një 45-vjeçari

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në fshatin Samadrexhë të Suharekës një 45-vjeçar me inicialet B.K., pasi I njejti kishte bllokuar rrugën “Ramush Kotori” me shufra metalike dhe tela, duke penguar qarkullimin e banorëve.

Gjatë ndërhyrjes së policisë rreth orës 08:30, i dyshuari ka sulmuar zyrtarët me thikë dhe u ka bërë rezistencë të dhunshme.

Si pasojë e kësaj përleshjeje, katër policë kanë pësuar lëndime trupore, ndonëse policia sqaroi se lëndimet nuk erdhën nga goditjet me thikë, por gjatë procesit të neutralizimit të sulmuesit.

Personi i arrestuar është dërguar në stacionin policor në Suharekë, ku po priten hapat e mëtejshëm ligjorë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.

Continue Reading

Të kërkuara