Lajmet

​Kryeprokurori Munishi: Rasti i 11-vjeçares u trajtuar me urgjencë, e padrejtë kërkesa për dorëheqje

Ai tha se krahas kërkesës për ekzaminim fiziko-gjinekologjik, është bërë edhe ekzaminimi i telefonit të së miturës.

Published

on

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi për herë të parë zgjodhi që të flas për rastin e dhunimit të 11-vjeçares para anëtarëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.

Munishi u shpreh se Prokuroria Themelore e Prishtinës me kohë dhe urgjencë ka marrë të gjitha veprimet për rastin e së miturës. E kërkesën për dorëheqjen e tij e konsideroi tendencioze dhe të padrejtë.

Kryeprokurori Munishi e ka quajtur të pakuptimt dhe jo profesional raportimin për rastin e viktimës 11-vjeçare e cila dyshohet se është dhunuar seksualisht nga 5 persona në gusht.

“Sa i përket rastit të 11 vjeçares ka qenë e papranueshme dhe e pakuptimtë jo profesionale dhe jo etike që dikush të jap një gjykim për rastin, pa i parë veprimet e Prokurorisë Themelore të Prishtinës. Eshtë shumë keq e papranueshme sepse po ashtu në zyrën tonë i kemi marr të gjitha veprimet procedurale konform Kodit të Procedurës ,Kodit Penal, Ligjeve dhe Kushtetutës dhe konfrom konventave ndërkombëtare. Është e padrejtë ka qenë e padrejtë shumë jo profesionale që të jepet një gjykim jo i drejtë pa i parë shkresa e lëndës kjo ka ndodhur në rastin e fundit, kjo ka ndodhur edhe në rastin e mëhershëm ku mediat japin informacione të pavërteta për veprimet e Prokurorisë e të paktën asnjë person nuk i ka parë shkresat e lëndës që i ka pasur Prokuroria”, theksoi ai.

E pas kësaj reagoi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti e cila e ka pyetur Kryeprokurorin, Munishi se pse nuk janë arrestuar në qershor të dyshuarit për dhunimin e 11 vjeçare.

“Pse nuk janë arrestuar në qershor personat e dyshuar për dhunimin e saj pse u deshtën dy muaj”, pyeti Kurti.

Munishi tutje insistoi se Prokuroria Themelore në Prishtinë me urgjencë e ka trajtuar rastin e 11 vjeçares.

Duke treguar rrjedhën e këtij rasti, Munishi tha se më 21 qershor 2022 e mitura kishte dal nga shtëpia, të cilën më pastaj nëna e saj e kishte lajmëruar të zhdukur. Ai tha se një ditë pas raportimit viktima ishte gjetur tek “Xhamia e Llapit” në Prishtinë.

Tutje ai tha se krahas kërkesës për ekzaminim fiziko-gjinekologjik, është bërë edhe ekzaminimi i telefonit të së miturës përmes të cilit janë identifikuar të dyshuarit.

Munishi tregoi se më 7 korrik të këtij viti prokurori i rastit ka dëgjuar viktimën dhe më pas më 21 korrik me kërkesë të familjes e mitura është liruara nga strehimorja për në shtëpi.

“Më datën 22 qershor prokurori i rastit merr vendim me të cilin obligohet departamenti i Mjekësisë Ligjore urdhëresë në Prishtinë të bëjë ekzaminimin fiziko-gjinekologjik të së dëmtuarës V.M ky vendim në fund të shkresës ka vërejtjen rasti është i natyrës urgjente, çdo send është konform procedurave e dimë që ka qenë 11-vjeçare është e natyrës urgjente. Çdo hap ka qenë me urgjencë, çdo shkresë e lëshuar nga prokuroria e ka në fund vërejtjen që ky dokument është urgjent dhe të trajtohet me prioritet të lartë super prioritet. Më datën 22. 06. 2022 viktima është dërguar në strehimore pasi e kemi kuptuar se çka ka ndodhur me viktimën në të njëjtën datë viktima më 22 në të njëjtën ditë janë ndërmarrë të gjitha këto veprime. Me qëllim të gjetjes dhe identifikimit të të dyshuarve të mundshëm më 24 qershor hetuesit e drejtorisë për trafikim me qenie njerëzore kanë paraqitur kërkesë në Prokurori për sekuestrimin dhe ekzaminimin e telefonit të viktimës sepse nëse nuk ishte ekzaminuar telefoni e kemi pasur të pamundur t’i identifikojmë kryesit e kësaj vepre penale apo veprave tjera sepse viktima për disa persona të cilët është supozuar që e kanë keqpërdorur seksualisht nuk ua ka ditë të dhënat personave por i ka ditur vetëm pseudonimet”, theksoi ai.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinë, Kujtim Munishi e ka konsideruar të padrejtë kërkesën për dorëheqje.

“Është e padrejtë të kërkohet dorëheqje, është e padrejtë të sulmohet një institucion edhe është e padrejtë të ndërhyhet në punën e sistemit të drejtësisë pa bazë dhe provë“, tha ai.

E pas kësaj deklarate reagoi përsëri deputetja e LVV-së, Kurti e cila u shpreh se një shoqëri e tërë ka kërkuar dorëheqjen e tij.

Më pas kryeprokurori, Munishi kërkoi arsyet pse do të duhej të jepte dorëheqje ai.

“Një fëmijë është dhunuar dy herë, një prokurori e ka lejuar e cila nuk ka dhënë asnjë përgjegjësi e ki një shoqëri të tërë që ia ka kërkuar dorëheqjen dhe ne i shohim këtë datë, këtë datë. Munishi : Me cilën arsye e nderuar deputete ti kërkon dorëheqjen, cila është arsyeja ligjore me kërkuar dorëheqjen…Kurti: Me dhunimin e përsëritur të vajzës a po të duket pak a, a nuk keni pak moral me dhënë dorëheqje me të vërtetë. Një fëmijë është dhunuar në formë të përsëritur dy herë..Munishi: cili ka qenë mosveprimi i prokurorisë që dua me ditë unë sepse një akt moral i dorëheqjes do të kishte qenë njerëzor nëse ne kemi bërë gabime. Absolutisht e gabueshme dhe tendencioze e njëanshme e përmendi kryesuesi i KGjK që nëse ka dështuar një hallkë nuk do me thënë që ka dështuar e vetmja hallkë po ka dështuar sistemi”, ishte debati në mes Kurtit dhe Munishit.

Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut ku temë diskutimi ishtetrajtimin e rasteve të dhunës në baza gjinore e me theks të veçanti trajtimi i rastit të dhunimit të 11-vjeçares ishte i pranishëm edhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj.

Zogaj ishte më i kufizuar në informacione për rastin pasi tha se lënda është në hetim dhe çdo diskutim që vjen nga këshilli mund të diskutohet si influencë mbi rastin.

Zogaj tha se për herë të parë ky rast është pranuar si lëndë në gjykatë pas dhunimit të të miturës në gusht.

“Ne mund të japim krejtësisht informata të kufizuara për çështjet që po flasim për atë sa mund të quhet fenomen. Ashtu siç e kemi thënë si KGjK publikisht, ky rast nuk ka qenë në gjykatë asnjëherë më përpara sepse është diskutuar gjerë e gjatë se ky rast ka një histori, por për herë të parë ky rast është tash në kohën e fundit. Dua të theksoj para Komisionit që është tepër e rëndësishme pa tentuar asnjëherë me shmang asnjë lloj përgjegjësie për asnjë lloj personi zyrtar brenda sistemit, por është e rëndësishme ta kuptojmë që gjykata as policia dhe as prokurori. Gjykata është një institucion i pavarur i paanshëm dhe me rol kryesisht pasiv në procedurë, që nuk inicion procedura eksoficio…në rastin konkret kemi një kërkesë së fundmi për aq persona sa është e njohur në publik dhe departamenti përkatës si Gjykatës Themelore në Prishtinë e ka trajtuar kërkesën brenda afateve ligjore i ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore dhe rasti është në procedim e sipër dhe procesi do të varet edhe nga kërkesat e Prokurorisë“, u shpreh ai.

Pyetje për parashkrimin e shumtë të lëndëve e sidomos të atyre për veprat për krime seksuale, pati deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti e cila tha se nga rastet e mëhershme edhe gjykatat kanë qenë subjekt i mos profesionalizmit.

Duke e konsideruar si sfidë parashkrimin e lëndëve për sistemin gjyqësor, Zogaj tha se Kosova është model për trajtimin e lëndëve civile, por theksoi se në mungesë të kapaciteteve dhe resurseve do të ketë parashkrime të cilin e konsideron problem serioz.

“Ne kemi thënë gjithmonë se sistemi gjyqësor ka mungesë të kapaciteteve dhe po e themi praktikisht se deri në momentin kur nuk kemi kapacitete të mjaftueshme që nënkupton gjyqtarë, bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor, referent e përkthyes dhe gjithë subjektet që mbështesin procesin ne do të kemi parashkrime në procedurën penale sepse nuk arrijmë. Sfidat e gjyqësorit janë dy është efikasiteti dhe cilësia. Në efikasitet do të varemi ekskluzivisht nga buxheti”, u shpreh Zogaj.

Ai tha se për sistemin gjyqësor mbetet sfidë edhe politika ndëshikimore për gjyqtarët, për çka tha se si KGjK mund të marrin masa disiplinore duke e quajtur vendimin të paligjshëm, por assesi nuk mund të merren masa disiplinore për vendimmarrjen që e shqipton gjyqtari.

Rasti i dhunimit të 11-vjeçares e cila dyshohet se është dhunuar nga 5 persona ngjalli reagim të madh në shoqëri, ku u organizuan edhe protesta. Për rastin trajtim me urgjencë kishte kërkuar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti.

Vendi

Rritet numri i viktimave në Poloni, të paktën gjashtë të vrarë nga të shtënat në Krakov

Published

on

Numri i viktimave nga të shtënat me armë zjarri në Poloni është rritur sërish.

Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat në qytetin jugor të Krakovit, ka bërë të ditur administrata rajonale, raporton SkyNews.

Ndërkohë, të paktën 15 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Më herët, policia kishte raportuar për të paktën pesë viktima dhe rreth një duzinë të plagosurish, transmeton Ekonomia Online

Ndwrkobw, agjencia Kosovapress ka njoftuar se autori i vrasjes së gjashtë personave sot në qendër të Krakov ishte i veshur me uniformë kamuflazh dhe, sipas portalit polak Wirtualna Polska, ai mbante veshur edhe një jelek antiplumb.

Ish-specialisti i policisë kundër terrorizmit Kuba Jaloszyński beson se pajisjet dhe armët e tij tregojnë se ai po përgatitej për sulm. Deri më tani, policia nuk ka konfirmuar veçmas se ai mbante veshur një jelek antiplumb balistik.

Zëdhënësja e policisë së Krakow, Katarzyna Cislo, konfirmoi për TVN24 se disa armë zjarri dhe municione të tjera u gjetën në veturën e sulmuesit.

Mediat polake raportojnë gjithashtu se vetura është ekzaminuar nga ekspertët e policisë për eksplozivë. Ende nuk është njoftuar saktësisht se çfarë arme ishte, sa u gjetën ose si e siguroi sulmuesi atë.

Sulmi ndodhi sot rreth orës 3 pasdite në qendrën historike të Krakov. Një burrë e drejtoi veturën e tij në sheshin kryesor të qytetit, Rynek Główny, dhe filloi të qëllonte kalimtarët. Ndërsa udhëtonte nëpër qytet, ai qëlloi gjithashtu në një tramvaj të transportit publik, duke thyer dritaren e kabinës së shoferit.

Policia qëlloi dhe plagosi sulmuesin gjatë ndërhyrjes, pas së cilës ai u arrestua dhe u dërgua në spital, ku thuhet se është në gjendje kritike. Dy oficerë policie u plagosën gjithashtu në shkëmbimin e zjarrit. Njëri prej tyre pësoi tri plagë me armë zjarri dhe është në gjendje kritike.

Policia konfirmoi se sulmuesi është shtetas polak dhe mohoi thashethemet se një polic u vra dhe se një sulmues i dytë është në kërkim. Identiteti i të dyshuarit nuk është publikuar ende zyrtarisht. Mediat polake raportojnë se ai është një burrë i moshës 25-vjeç. Policia ende nuk e ka përcaktuar motivin e sulmit.

Continue Reading

Lajmet

Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 7 nëntor 1992-1998?

Published

on

By

Në rubrikën Ditari, kemi përzgjedhur disa nga lajmet më të rëndësishme të kësaj dite, në periudhën 1992-1998.

7 nëntor 1992

Katër të vrarë e shumë të plagosur nga policia maqedonase

Bilanci tragjik i ndërhyrjes së policisë maqedonase në lagjen e banuar me shqiptarë Bit Bazar të Shkupit, është së paku dy persona të vrarë e me dhjetëra të plagosur.

Shërbimi për Informim i Partisë për Prosperitet Demokratik na njoftoi se dje pasdite, rreth orës l6, policia maqedonase ndërhyri kundër qytetarëve shqiptarë në Bit Pazar, që është qendër tregtare e shqiptarëve. Me këtë rast, policia maqedonase rrahu brutalisht një fëmijë, rreth 14 vjeç.

Ky veprim shkaktoi indinjatë, dhe pastaj reagime të shqiptarëve. Në mesin e qytetarëve të tubuar në Bit Pazar, u përhapën fjalë se fëmiu shqiptar kishte vdekur në spital. Duket se kjo u bë me qëllim që të rritet zemërimi i qytetarëve shqiptarë, të cilët kërkonin informata të sakta për gjendjen e fëmiut të rrahur dhe sqarime nga autoritetet maqedonase.

Ndërkohë, rreth orës 20, pa kurrfarë paralajmërimi policia maqedonase e cila kishte vënë gjendje të plotë shtetrrethimi në këtë lagje të banuar kryesisht me shqiptarë, ndërhyri egërsisht, duke përdorur bomba lotsjellësi, shkopinj gome, e, edhe armët e zjarrit. Sipas disa mjeteve të informimit, policia kishte për qëllim shpërndarjen e masës së madhe në grupe të vogla. Siç informojnë zyrtarët e Partisë për Prosperitet Demokratik, nga të shtënat e policisë u vra Safet Sejfullahu, 25 vjeçar. Mjetet e informimit pohojnë se janë vrarë dy persona. Me dhjetëra janë të plagosur nga armët e zjarrit, ose të lënduar nga intervenimi brutal i policisë. Mbi 85 qytetarë shqiptarë janë arrestuar mbrëmë dhe po mbahen ende në polici. Bëhet me dije se janë demoluar vetura e lokale të shumta në këtë lagje.

Ndërkaq, sot RadioShkupi, në emisionet e veta informative në gjuhën maqedonase, duke u mbështetur në informatat zyrtare, njofton se gjatë mbrëmë në Bit Pazar, janë vrarë dy shqiptarë, një grua maqedonase dhe një person i paidentifikuar ende.

Informata të hollësishme për këtë intervenim të policisë kundër popullësisë shqiptare nuk dhanë as organet zyrtare të Maqedonisë, e as partitë politike shqiptare në Maqedoni, ose degët e tyre në Shkup.

Gjatë natës të gjitha lidhjet telefonike me Shkupin ishin të bllokuara.

Kryetari i Partisë për Prosperitet Demokratik, Nevzat Halili, i deklaroi Qendrës për Informim se tërë kjo që ndodhi në orët e pasditës dhe të mbrëmjes në Bit Pazar ishte një skenar për destabilizimin e gjendjes në Maqedoni, përkatësisht në territoret ku jetojnë shqiptarët.Me këtë akt, policia maqedonase deshi të provokonte pakënaqësinë e grumbulluar për shkak të gjendjes së rëndë politike, ekonomike, kulturore në mesin e popullatës shqiptare. Ne do të insistojmë, tha ai më tutje, që e vërteta për tërë ngjarjen të dalë në shesh dhe që shkaktarët të mirren në përgjegjësi. Ai theksoi se momentalisht situata nuk është dramatike si mbrëmë. Veprimtarët e kësaj partie janë në kontakt me qytetarët shqiptarë dhe po bëjnë përpjekje që të ndërprerjnë daljen e situatës nga kontrolli. Gjendja e të plagosurve dhe e të lënduarëve nuk është në rrezik. Z. Halili shpreson se do të lirohen së shpejti të arrestuarit.

Nga burime të ndryshme, sidomos nga qytetarët shqiptarë që udhëtuan mbrëmë e sot nga Shkupi për në Kosovë, mirret vesh se policia maqedonase po bën një kontroll shumë të rreptë, sidomos në Shkup.

Brenda ditës së sotme pritet që me vlerësime e qëndrime zyrtare të dalin partitë politike shqiptare dhe organet maqedonase.

Qeveria e Maqedonisë, në të cilën shqiptarët kanë pesë ministra, dhe përfaqësuesit e popullit shqiptar në Maqedoni, që përbën rreth 40% të popullsisë, deri më tash nuk kanë arritur marrëveshje për rregullimin e shtetit maqedon dhe statusin e shqiptarëve. Në janar të vitit l992 shqiptarët organizuan një referendum, në të cilin u deklaruan par autonomi politikoterritoriale. Në bisedimet e drejtëpërdrejta me autoritetet maqedonase, si edhe në bisedimet që janë bërë me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të Konferencës së Hagës e të Gjenevës, përfaqësuesit e shqiptarëve kanë kërkuar për shqiptarët statusin e kombit shtetformues. Mirëpo, deri më tash këto kërkesa nuk janë përfillur dhe bisedimet nuk kanë dhënë rezultat. Incidenti i djeshëm mund t’ i rëndojë këto marrëdhënie.

 

7 nëntor 1994

Represioni gjatë nëntë muajve në Istog

Gjatë nëntë muajve të kaluar në komunën e Istogut u bastisën 77 familje, u bënë pesë intervenime në institucionet legale, u morën në pyetje 96 shqiptarë, u shënuan dy raste plaçkitjeje ndërsa katër personave u janë marrë pasaportat.

Në raportin periodik të Komisionit për Informim të Degës së LDK-së në Istog thuhet se janë maltretuar 54 persona, 10 të tjerë janë mbajtur në stacionet e policisë deri në 3 ditë, procedura për ndëshkim është inicuar kundër 7 personave, 71 janë rrahur, 2 shqiptarë janë dënuar, ndërsa jtanë kthyer 13 refugjatë.

 

7 nëntor 1995 

Në qendër të Prishtinës u dogjën disa lokale

Dje në qendër të Prishtinës në një ndërtesë dykatëshe shpërtheu një zjarr, i cili u lokalizua pas tri orëve, por stihia e zjarrit dogji tri lokalet e një ndërmarrjeje private. Pas intervenimit të zjarrfikësve u pengua përhapja e zjarrit, i cili kishte përfshirë edhe lokalet e tjera përdhese dhe katin e sipërm të ndërtesës, ku banojnë familje. Sipas njoftimeve të shtypit serb, zjarri shpërtheu për shkak të instalimeve të dobëta të rrymës.

 

 7 nëntor 1996

Dhuna e përditshme në Kosovë

Viti: – Dje, rreth orës 6:00 të mëngjesit, policia serbe ia la thirrjen Musa Misinit, anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Viti që të paraqitet në stacionin e policisë serbe në Viti.

  1. Misini u paraqit në polici, kur për rreth gjashtë orë u mor në pyetje për aktivitetin e tij politik.

Kamenicë: – Më 4 nëntor, policia serbe me pretekst të dorëzimit të armëve, thirri Muharrem Avdylin (66) nga Kromenata, i cili edhe u keqtrajtua fizikisht. Ai u urdhërua që të paraqitet sërish dje në polici, ndërsa bëhet e ditur se nga keqtrajtimi fizik i është lënduar syri.

 

7 nëntor 1997

Mitrovicë: Policia mori në pyetje dhe plaçkiti një të ri shqiptar

Dje, rreth orës 12:00 në afërsi të tregut të pemëve në Mitrovicë, policia serbe mori Berat R. Rrahmanin (18) nga Mitrovica, i cili u dërgua në stacionin e policisë serbe në Mitrovicë, njofton KI i Degës së LDK-së në Mitrovicë.

Njoftohet se Berat Rrahmani merret me shitjen e cigareve dhe ai gjatë një ore sa u mbajt në polici, u pyet se kush ka armë në lagjen e tij në “Tavnik”, ndërsa policët edhe i plaçkitën cigare në vlerë prej 320 dinarësh.

Sot, nga ora 8:00 deri në orën 12:00, policia serbe në afërsi të tregut të pemëve në Mitrovicë, legjitimuan dhjetëra të rinj shqiptarë.

 

7 nëntor 1998

Njoftohen emrat e 5 shqiptarëve të vrarë dje në Opterushë të Rahovecit

Nënkëshilli i KMDLNJ-së në Prizren bëti sot të ditur emrat e pesë të rinjve shqiptarë, të vrarë dje nga forcat serbe në Opterushë të Rahovecit.

Të vrarit janë Xhelal Hajda (31) e Selajdin Mullaabazi (30) nga Rahoveci, Bektesh Halili nga Gllavatini i Vushtrrisë, Hamdi Hajrizi nga Strofci i po kësaj komune dhe Nezir Ymeri nga Jezerci i Ferizajt, të gjithë pjesëtarë të UÇK-së. 

Foto: Shkupi

Continue Reading

Vendi

Ekspertja e Hollywood-it ligjëron para studentëve të studimeve të sigurisë në UBT

Published

on

By

Fakulteti i Studimeve të Sigurisë në UBT ka organizuar një ligjëratë tematike me një eksperte të industrisë së filmit në Hollywood, producente dhe skenariste, e njohur për kontributin e saj në realizimin e serialit të suksesshëm kriminal Mindhunter.

Ligjërata u zhvillua në kuadër të lëndës Kriminologji, nën udhëheqjen e profesorit Arian Kadriu, ku studentët patën mundësinë të ndërthurin njohuritë akademike me perspektivën praktike të analizës së krimit dhe profilizimit kriminal.

Gjatë këtij aktiviteti, studentët prezantuan projektet e tyre grupore me temën “To Create a Monster”, përmes të cilave krijuan profile të vrasësve serialë, duke analizuar karakteristikat e tyre psikologjike dhe sjellore, motivet, arsyet dhe rrethanat që ndikojnë në formimin e personaliteteve kriminale.

Projektet u prezantuan para ekspertes, e cila ndau vlerësime dhe komente profesionale, duke u ofruar studentëve një perspektivë nga përvoja e saj në trajtimin e personazheve dhe ngjarjeve kriminale përmes skenaristikës dhe produksionit filmik.

Ky aktivitet përfaqëson një mundësi të veçantë për studentët e Fakultetit të Studimeve të Sigurisë në UBT që të zgjerojnë njohuritë e tyre përtej teorisë, të zhvillojnë aftësitë analitike dhe të kuptojnë më thellë mënyrën se si krimi, motivet dhe sjelljet kriminale trajtohen edhe në industrinë ndërkombëtare të filmit dhe televizionit.

 

 

Continue Reading

Vendi

Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave në Prizren, synonin marrjen e pasurisë prej 1 milion eurosh

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.K. për veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”, si dhe ndaj të pandehurit A.K., i cili akuzohet për fajde në bashkëkryerje.

Sipas aktakuzës, nga viti 2021 e tutje, i pandehuri E.K. ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës B.Ç., duke i dhënë para me kamata dukshëm jo proporcionale. Përmes kësaj skeme, vetëm në emër të kamatave, i pandehuri ka përfituar mbi 400,000 euro nga viktima.

Për më tepër, E.K. e ka detyruar viktimën të paguajë kamatat dhe të mos e denoncojë rastin në polici përmes kanosjeve serioze me vrasje ndaj tij dhe familjes së tij, duke i shkaktuar frikë dhe pasiguri të vazhdueshme.

Në pamundësi për të shlyer borxhin, në këtë marrëdhënie është përfshirë edhe viktima e dytë B.B., nga i cili të pandehurit E.K. dhe A.K. kanë kërkuar shumën prej 550,000 eurosh shkak të grumbullimit të kamatave.

Përpjekja për marrjen e pronave: I pandehuri i ka kërkuar viktimës t’i kalojë në pronësi lokale afariste dhe një shtëpi me vlerë prej rreth 1 milion eurosh për mbulimin e kamatave.

Arrestimi nga Policia: Më 11 mars 2026, gjatë kohës kur të pandehurit po shoqëronin viktimën te përmbaruesi privat dhe noteri për kalimin e pronave, Policia e Kosovës ka ndërhyrë përmes masave të veçanta hetimore dhe i ka arrestuar ata në vendngjarje.

Lidhur me rastin, Prokuroria ka zgjeruar hetimet edhe për “Pastrim të parave”, ka ngrirë disa patundshmëri, si dhe ka propozuar konfiskimin e parave të gatshme, dy automjeteve dhe dokumenteve noteriale. Prokurori i çështjes i ka kërkuar gjykatës shpalljen fajtore të të pandehurve dhe dënimin e tyre sipas ligjit. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara