Lajmet

​Kërkohet reagim nga MPJD pas akuzës së ministrit të Jashtëm të Rusisë për dërgimin e forcave në Ukrainë

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi i quan të papranueshme akuzat e ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë.

Published

on

Rusia po pretendon se ka informacione që persona nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina janë vendosur në rajonin e Donbas të Ukrainës. Një gjë të tillë po kundërshtojnë ekspertët e sigurisë, duke thënë se kjo është propagandë për të neutralizuar veprimet e mercenarëve rusë. Po ashtu, ata kërkojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme që të reagojnë dhe kundërshtojnë një akuzë të tillë.

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi i quan të papranueshme akuzat e ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergeri Lavrorv se Kosova, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina kanë dërguar mercenarë në Ukrainë. Për këtë ka kërkuar edhe reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Kosovë.

“Është e pakuptueshme pse nuk ka deklarime nga diplomatët tonë, gjegjësisht nga MPJD, siç ka të bëjë me shkeljen e ligjit. Eventualisht nëse bëhet fjalë për këtë atëherë çdo kush që angazhohet në një konflikt të jashtëm luftarak, ne kemi edhe ligjin e vitit 2015 kur sanksionojmë angazhimin dhe kemi një prej ligjeve më të ashpra edhe në Evropë, por edhe në botë që dikush që angazhohet në luftime jashtë vendit mund të dënohet deri në 15 vjet burgim. Deri tash ne nuk kemi asnjë rast të vetëm nga Kosova, adresohet me të dhëna të lidhur me këtë”, thotë ai për KosovaPress.

Më tej, Ibishi shton se këto deklarata janë të qëllimshme që të implikojë vendet e rajonit, për të cilat ka pretendime edhe përmes Serbisë.

Edhe eksperti i sigurisë, Avni Islami thotë se kjo është e qëllimshme dhe propagandë e Rusisë.

“Dihet që Rusia kohëve të fundit e ka zhvilluar tej mase propagandën, jo vetëm këtij rasti, kinse mercenarë dhe luftëtarë vullnetarë janë duke shkuar në Ukrainë nga trojet shqiptare. Kjo është një propagandë e Rusisë, e cila përpiqet të neutralizojë veprimet e mercenarëve rusë, të cilët kanë marrë pjesë në luftëtarët e Ballkanit e më konkretisht në Kosovë. Dhe deklaratat e tyre nuk do të prodhojnë asnjë efekt, për shkak se gjendja në terren nuk është ashtu dhe se sipas gjasave dhe sipas informacioneve nuk posedojnë asnjë informacion që shqiptarët nga Kosova dhe trojet e tjera kanë shkuar në Rusi”, deklaron ai.

Islami gjithashtu nuk konsideron se situata mes Rusisë dhe Ukrainës do të prodhojë pasoja për Kosovën.

“Në aspektin e sigurisë nuk do të preket Kosova, Shqipëria dhe vendet ku jetojnë shqiptarët, pra në Maqedoni. Për shkak se aty ku janë të vendosur shqiptarët dhe trojet e tyre janë populli më pro-perëndimor që këtë e kanë dëshmuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe nuk do të ketë dhe nuk do të prodhojë asnjë efekt negativ”, shprehet Islami.

Eksperti i sigurisë, Avni Islami thotë se me rastin e dislokimit të forcave ruse në kufi me Ukrainën, numri i tyre ka shkuar deri në 150 mijë trupa. Kjo siç tha ai, është tension global ku përfshirja e Rusisë dhe sulmi i saj ndaj Ukrainës do të prodhojë pasoja për shtetet e mëdha.

Për pretendimet e ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov ka reaguar edhe Ministra e Jashtme e Shqipërisë që mohon të ketë në Ukrainë shqiptarë mercenarë.

Rusia raportohet se ka grumbulluar mbi 130 mijë trupa ushtarake në kufirin me Ukrainën.

Vendi

Exit Polli e nxjerrë fitues Përparim Ramën në Prishtinë

Published

on

Përparim Rama nga LDK ka dalë i pari në sondazhet e televizionit Dukagjini.

Sipas këtij exit pollit të UBO-Consulting, rezulton që Rama merr 54.1 për qind, ndërsa kundër kandidati i tij, Hajrulla Çeku 45.9 për qind.

Ndërsa sipas exit pollit të Klan Kosovës, përparim Rama ka 53.62 për qind, ndërsa Hjarulla Çeku 46.38 për qind.

Continue Reading

Rajoni

Rektori Hajrizi viziton UniMarconi në Romë

Published

on

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një vizitë në Universitetin UniMarconi, i pari institucion digjital i i akredituar në Itali.

Me këtë rast, Rektori Hajrizi u takua me Rektorin e UniMarconi-t, Prof. Marco Abate, me Prof. Ulrike Haider-Quercia, udhëheqëse e Shkollës së Doktoratës, si dhe me Prof. Francesco Gaspari, përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Të dy rektorët shkëmbyen përvoja rreth zhvillimit të universiteteve moderne, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe mundësive për forcimin e partneritetit ndërmjet dy institucioneve në fusha të ndryshme, si mobiliteti akademik, studimet e përbashkëta, projektet kërkimore dhe inovacioni.

Continue Reading

Lajmet

​Bellingham dhe Foden rikthehen në kombëtaren e Anglisë

Published

on

Jude Bellingham dhe Phil Foden janë rikthyer në skuadrën e Anglisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

Trajneri Thomas Tuchel ka ftuar për herë të parë mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott, i cili ka bërë paraqitje mbresëlënëse këtë sezon. Nga ana tjetër, Jack Grealish dhe Danny Welbeck nuk janë përfshirë në listë, ndërsa mungojnë edhe Ollie Watkins dhe Myles Lewis-Skelly.

Bellingham, që kishte munguar në grumbullimin e kaluar për shkak dëmtimi, është rikthyer në formë me Real Madridin, duke shënuar tre gola në katër ndeshjet e fundit. Edhe Foden ka shkëlqyer me Manchester Cityn, ku shënoi dy herë në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund.

“Jemi të kënaqur që janë rikthyer. Të dy kanë qenë vendimtarë për klubet e tyre dhe tani mund të ndihmojnë edhe kombëtaren,” tha Tuchel.

Anglia kryeson Grupin K me 18 pikë pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa përballet me Serbinë në Wembley të enjten dhe me Shqipërinë në Tiranë të dielën.

Skuadra e Anglisë:

Portierë: Henderson, Pickford, Pope

Mbrojtës: Burn, Guehi, James, Konsa, O’Reilly, Quansah, Spence, Stones

Mesfushorë: Anderson, Bellingham, Henderson, Rice, Rogers, Scott, Wharton

Sulmues: Bowen, Eze, Foden, Gordon, Kane, Rashford, Saka./S.K/KP/

Continue Reading

Sport

Vdes në moshën 24 vjeçare lojtari i Cowboys, Marshawn Kneeland

Published

on

Sipas autoriteteve ligjore, ka vdekur mbrojtësi i Dallas Cowboys, Marshawn Kneeland në moshën 24 vjeçare. Ekipi lëshoi ​​një deklaratë të enjten duke mos përmendur shkakun e vdekjes.

“Me trishtim të madh, Dallas Cowboys njoftojnë se Marshawn Kneeland ndërroi jetë tragjikisht këtë mëngjes. Marshawn ishte një shok skuadre i dashur dhe anëtar i organizatës sonë. Mendimet dhe lutjet tona në lidhje me Marshawn janë me të dashurën e tij Catalina dhe familjen e tij.”, thuhet në njoftim.

Cowboys kanë vënë në dispozicion burime këshillimi për të gjithë lojtarët, trajnerët dhe stafin.

Lojtarët aktualisht janë në javën e pushimit dhe nuk janë planifikuar të stërviten përsëri deri të hënën.

Policia e DPS-së gjeti automjetin e Kneeland të rrëzuar në Dallas Parkway në drejtim të jugut pranë Warren Parkway. Sipas raportit, Kneeland iku nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe oficerët kontrolluan zonën me ndihmën e K-9 dhe njësive të dronëve.

Ndërsa autoritetet po kërkonin Kneeland, një dispeçer u tha oficerëve se njerëzit që e njihnin kishin marrë një mesazh në grup nga Kneeland duke i thënë lamtumirë. Përafërsisht tre orë më vonë, Kneeland u gjet i vdekur./S.K/NFL/

 

Continue Reading

Të kërkuara