Lajmet

​Kërkohet ndërtimi i spitalit për të burgosurit, MD thotë se nuk e ka në plan

Ministria e Drejtësisë nuk e ka në plan ndërtimin e këtij spitali.

Published

on

Rreth 40 të burgosur në qendrat korrektuese vuajnë nga sëmundje të rënda. Kështu shprehet kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behgjet Shala. Ai në intervistën për KosovaPress thekson nevojën për ndërtimin e një spitali brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës. Megjithatë, Ministria e Drejtësisë nuk e ka në plan ndërtimin e këtij spitali, meqë nuk ka numër të pacientëve për të arsyetuar themelimin e spitalit.

Këshilli për Mbrojtjen e Drejtave të Lirive të Njeriut gjatë ditës ka reaguar për vdekjen në kohë të shkurtër të dy të burgosurve.

Kryetari i KMDLNJ-së, Behgjet Shala thotë për KosovaPress se Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Shëndetësisë duhet të krijojnë kushte për trajtimin e të burgosurve me sëmundje.

“Ata duhet të krijojnë kushte brenda këtij departamenti duke siguruar një përkrahje më të madhe profesionale. Mjekë të profileve të ndryshme dhe një kërkesë e ripërsëritur e jona, duhet të ndërtohet një spital brenda sistemit korrektues të Kosovës. Për disa të burgosur, të cilët nuk paraqesin rrezikshmëri të lartë është lehtë edhe të dërgohen në spital rajonal apo në QKUK. Mirëpo, disa të burgosur që kanë një rrezikshmëri të lartë, aty duhet një përcjellje permanente, është e kushtueshme dhe kërkon kohë. Mandej edhe Forenzika Psikiatrike në Prishtinë edhe brenda QKUK-së nuk ka hapësirë të mjaftueshme për të burgosur. Është një hapësirë simbolike dhe nuk është në rregull që në një vend ku parësore është shëndeti publik për qytetarët, të sillet aty policia dhe të burgosurit”, thotë Shala.

Më tej, ai thekson se janë rreth 40 të burgosur të cilët kanë sëmundje të rënda.

“Është e pamundur që Shërbimi Korrektues i Kosovës, sipas vlerësimit tonë i ka minimumin 40 të burgosur, të cilët kanë sëmundje të rëndë, por edhe ndoshta edhe më shumë që kanë çrregullime mendore. Por, është e pamundur që me këtë staf që e kanë të kujdesen më seriozisht. Këta mundohen të mirëmbajnë situatën, por nuk kanë kapacitet për më shumë, sepse nuk kanë as bazë materiale e as mjek të profilit të duhur. Pastaj përgjegjësia kryesore kur të ndodhë ndonjë rast i shkon Shërbimit Shëndetësor të burgjeve”, shprehet ai.

Megjithatë, Ministria e Drejtësisë nuk ka në plan ndërtimin e spitalit për burgje.

“Në planin zhvillimor dhe legjislativ, nuk parashihet ndërtim i spitalit për burgje duke pasur parasysh specifikat që ka shërbimi dhe kapacitetet ekzistuese. Është në plan zgjerimi i stacionarit, ndërsa shërbimet spitalore, për të qenë ekuivalente me shërbimet e sektorit publik, parashihet të bëhen në spitale publike. Po ashtu, nuk ka numër të pacientëve për të arsyetuar themelimin e spitalit, marrë parasysh edhe kapacitetet humane”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.

KosovaPress gjatë ditës ka tentuar të merr një përgjigje edhe nga drejtori i Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, Milazim Gjocaj, por nuk i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Shëndetësia në burgje menaxhohet përmes 10 Njësive Shëndetësore në Burgje. Kujtojmë se në të gjitha institucionet korrektuese janë rreth 1 mijë e 500 persona. 

Vendi

LDK-ja mbështet zyrtarisht Bekim Sejdiun për President, u bën thirrje deputetëve për votim

Published

on

By

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur zyrtarisht të mbështesë kandidaturën e profesorit Bekim Sejdiu për President të Republikës së Kosovës. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Kryesisë, në përputhje me procedurat statutare dhe autorizimet e dhëna nga Kuvendi i partisë.

Përmes një deklarate për media, LDK-ja bëri të ditur se marrëveshja e miratuar politike synon përmbylljen e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit dhe parandalimin e një krize të re institucionale në vend.

Subjekti opozitar vlerësoi se përvoja e gjatë e Sejdiut në fushën e së drejtës kushtetuese dhe në diplomaci e bën atë një kandidat të dinjitetshëm që garanton ushtrim të pavarur e të paanshëm të detyrës. Kryesia e LDK-së i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta mbështesin këtë propozim gjatë votimit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Edhe pak vende të lira në disa programe studimi Bachelor në UBT

Published

on

By

Për të gjithë maturantët që kanë marrë pjesë në afatin e dytë të Testit të Maturës dhe synojnë një arsim cilësor me standarde ndërkombëtare, zgjedhja e tyre e drejtë është UBT. Ata kanë mundësi të zgjedhin mes disa programeve studimore ku kanë mbetur edhe pak vende të lira për vitin e ri akademik.

Si institucioni arsimor lider në rajon për inovacion dhe teknologji, UBT ofron infrastrukturën më moderne dhe laboratorët më të avancuar për përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes. Përmes kurrikulave moderne të ndërtuara në bashkëpunim me universitetet më të njohura botërore, studentët përfitojnë dije praktike që u garantojnë punësim të shpejtë në tregun e punës.

Ky është shansi i fundit për të siguruar një vend në komunitetin më të madh të dijes dhe për të marrë një diplomë të njohur ndërkombëtarisht. Regjistrimet po vazhdojnë në të gjitha kampuset e UBT-së, prandaj nxitoni të bëheni pjesë e suksesit dhe të ndërtoni karrierën tuaj të ëndrrave!

Continue Reading

Vendi

Skandali në BKS zgjerohet në 69 të pandehur: Ngrihen 35 prona dhe llogari bankare për dëmin mbi 1.2 milionë euro

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar zgjerimin e hetimeve lidhur me keqpërdorimet financiare në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS). Me veprimet e fundit të ndërmarra më 1 shtator 2026, numri i të pandehurve ka arritur në 69 persona, ndërsa dëmi i përgjithshëm i shkaktuar ndaj BKS-së tashmë llogaritet mbi 1.2 milionë euro.

Hetimet janë zgjeruar ndaj 21 zyrtarëve të rinj të BKS-së, të cilët dyshohen për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit në ndihmë”. Këta punonjës dyshohet se kanë mundësuar ose marrë pjesë në transferimin e mjeteve financiare pa mbulesë, në vlera nga 2,000 deri në 53,000 euro për person. Ky aktivitet i kundërligjshëm i ka shkaktuar BKS-së një dëm shtesë prej rreth 200,000 eurosh, duke iu shtuar shumës fillestare prej 1,043,000 eurosh të identifikuar në janar.

Të pandehurit janë intervistuar në Stacionin Policor në Prishtinë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në prani të drejtuesve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Paralelisht me procesin penal, me mbështetjen e Njësitit të Hetimeve të Integruara Financiare dhe Njësisë së Inteligjencës Financiare, janë ndërmarrë masa për ngrirjen e pasurisë së fituar nga kjo veprimtari:

35 prona të sekuestruara: Janë ngrirë parcela kadastrale, banesa dhe garazhe që lidhen me tre të pandehurit kryesorë.

21 llogari bankare të bllokuara: Është urdhëruar ngrirja e menjëhershme e llogarive bankare të personave të dyshuar.

Prokuroria dhe Policia e Kosovës konfirmuan se hetimet po vazhdojnë me intensitet për zbardhjen e plotë të kësaj skeme të keqpërdorimit dhe vënien e të gjithë përgjegjësve para drejtësisë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Islam Selmani i artë, medalja e 7-të për Kosovën

Published

on

By

Islam Selmani ka shkëlqyer në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke fituar medaljen e artë dhe duke i sjellë Kosovës medaljen e shtatë në këto Lojëra.

Karateisti kosovar triumfoi në finale dhe u shpall kampion, duke shkruar një faqe të rëndësishme për karatenë e Kosovës.

Kjo është medalja e parë e artë për Kosovën në karate në “Taranto 2026” dhe medalja e shtatë e delegacionit kosovar.

Një paraqitje fantastike e Islam Selmanit, i cili tashmë është kampion i Lojërave Mesdhetare.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara