Aktualitet

​Kërcënimet misterioze me bombë mbyllin dhjetëra shkolla në Mal të Zi

Policia spastroi dhe kontrolloi ndërtesat e 41 shkollave të prekura, në të cilat të gjitha orët mësimore u anuluan.

Published

on

Dhjetëra shkollave në Malin e Zi iu dërguan sot me e-mail kërcënime për bombë, konfirmoi një zëdhënës i Ministrisë malazeze të Arsimit, në stacionin televiziv kombëtar RTCG.

Policia spastroi dhe kontrolloi ndërtesat e 41 shkollave të prekura, në të cilat të gjitha orët mësimore u anuluan, përcjell atsh.

Origjina e kërcënimeve mbetet e paqartë për momentin si dhe nëse ka ndonjë lidhje të mundshme me zhvillimet aktuale politike.

Nesër parlamenti malazez do të mblidhet për të formuar një qeveri të re pro perëndimore.

Ky hap është kritikuar ashpër nga partitë pro serbe që kishin qenë pjesë e qeverisë së kaluar, e cila humbi votëbesimin këtë vit.

lajme

Palatova në takim lamtumirës me Kurtin, bën thirrje për formimin e institucioneve

Published

on

By

Shefja në detyrë e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka zhvilluar një takim lamtumirës me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Në qendër të këtij takimi ishte kriza politike në vend, me ç’rast diplomatja e BE-së ia ka përcjellë kreut të ekzekutivit në detyrë kërkesën e prerë të Brukselit për zhbllokimin e situatës dhe ngritjen e menjëhershme të institucioneve të reja.

Përmes një njoftimi zyrtar pas takimit, Zyra e BE-së në Kosovë bëri me dije se Palatova ka nënvizuar rëndësinë e reformave dhe shfrytëzimit të mbështetjes financiare evropiane.

“Duke i dhënë lamtumirën Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë Eva Palatova përsëriti thirrjen e BE-së për formimin e institucioneve të Kosovës, tejkalimin e ngërçit politik, avancimin e reformave dhe shfrytëzimin e plotë të Planit të Rritjes të BE-së për zhvillimin e Kosovës si një vend shumetnik që aspiron anëtarësimin në BE. BE-ja është partneri më i fuqishëm i Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ky takim vjen në një kohë kur opozita po zhvillon protesta para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar po ashtu vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit dhe zgjidhjen e ngërçit institucional.

Continue Reading

Vendi

KGJK refuzon kthimin e gjyqtarëve dhe stafit serb të dorëhequr në veri: Emrat i dërgohen Presidentes për lirim nga detyra

Published

on

By

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka refuzuar kërkesat e gjyqtarëve dhe stafit administrativ serb në veri të vendit për tërheqjen e dorëheqjeve dhe rikthimin e tyre në sistemin gjyqësor, pas dorëheqjes masive që kishin bërë në vitin 2022.

Vendimi u mor me 9 vota për, 1 kundër dhe 1 abstenim. Pas këtij vendimi, emrat e zyrtarëve serbë do t’i përcillen ushtrueses së detyrës së presidentes për lirim zyrtar nga detyra.

Artan Abazi, anëtar i KGJK-së kundërshtoi rikthimin e tyre, duke theksuar se dorëheqjet e vitit 2022 ishin të parevokueshme dhe se mungesa katërvjeçare i ka bërë ata profesionalisht të papërshtatshëm për shkak të ndryshimit të ligjeve dhe praktikave.

“Duke pasur parasysh që në vitin 2022, këta gjyqtarë me vullnetin e tyre kanë dhënë dorëheqje të parevokueshme… ata kanë humbur edhe aftësinë profesionale për ta ushtruar pozitën. Po ashtu, konsideroj se disa janë të përfshirë në aktivitete politike dhe s’kanë vend në sistem, ndërsa për disa nuk e dimë nëse kanë kryer vepra penale”.

Ivana Milenkoviq, anëtare e KGJK-së mbështeti kërkesën për rikthim, duke argumentuar se pranimit i tërheqjes së dorëheqjeve do të garantonte të drejtat kushtetuese për qytetarët e atij rajoni.

Me këtë vendim, KGJK-ja u ka dhënë fund speculimeve për një rikthim të mundshëm të zyrtarëve të dorëhequr, duke hapur rrugën për përmbylljen ligjore të statusit të tyre. /E.A/

 

Continue Reading

Live

Tragjeditë e deritashme nga vërshimet në Nepal

Published

on

By

Tragjedia e fundit në Nepali solli në kujtesë disa tragjedi, afërisht të njëjta, të ndodhur anë këtë rajon. Vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në korrik të vitit 1993 morën jetën e më shumë se 1300 personave. Deri në tragjedinë e këtyre ditëve llogaritej tragjedia më e rëndë, shkaktuar nga vërshimet. Erdhi pas reshjeve të jashtëzakonshme monsunike.

Në vitin 2008, lumi Koshi ndryshoi rrjedhën pas thyerjes së një dige pranë kufirit me Indinë. Qindra mijëra njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre. Edhe në vitin 2014, ndodhën vërshime dhe rrëshqitje dheu. Reshjet e dendura monsunike shkaktuan përmbytje në pjesën perëndimore të Nepalit. Mbetën mbi 200 viktima, ndërsa mijëra banorë u zhvendosën, si dhe shumë fshatra u izoluan.

Një përmbytje e befasishme në luginën Melamchi, pranë Kathmandusë ndoshi në vitin 2021. Shkas ishin reshjet ekstreme dhe rrjedhjet e fuqishme me baltë e gurë. U shkatërruan ura, rrugë dhe pjesë të projektit të madh të furnizimit me ujë të Kathmandusë. Dhjetëra persona humbën jetën ose u shpallën të zhdukur.

Të paktën 66 persona humbën jetën në përmbytjet e mëdha të shtatorit 2024. Reshjet e mëdha shkaktuan vërshime dhe rrëshqitje të dheut në shumë pjesë të Nepalit. Gjitashtu, u dëmtuan rrugë, ura dhe zona të banuara përreth Kathmandusë.

 

Continue Reading

Aktualitet

Përmbytjet në Nepal: Fshatra të tërë fshihen nga dheu, mbi 70 pelegrinë ndër të zhdukurit

Published

on

By

Detajet e fundit nga ngjarja katastrofike në kufirin mes Nepalit dhe Kinës konfirmojnë se situata në terren mbetet tejet kritike, ndërsa numri i viktimave dhe të zhdukurve vazhdon të rritet pas shembjes masive të akullnajës.

David Fisher, kreu i Kryqit të Kuq në Nepal, bëri të ditur se shumë zona në veri mbeten të izoluara totalisht. Urat dhe rrugët e shkatërruara nga ujërat e furishme e bëjnë të mundur ndërhyrjen vetëm përmes helikopterëve. Fshatra të tërë dhe tregje janë fshirë plotësisht nga dheu, ndërsa mijëra banorë kanë kaluar natën në qiell të hapur.

Ndërkohë, mes qindra të zhdukurve figuron edhe një grup prej të paktën 77 pelegrinësh ndërkombëtarë të fondacionit “Isha Foundation”. Lidhja me ta u shkëput papritur brenda një dritareje prej 10 minutash gjatë rrugëtimit të tyre krah Katmandusë. Në këtë grup ndodhen shtetas nga SHBA-ja, Australia, Mbretëria e Bashkuar dhe vende të tjera evropiane e aziatike.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në kushte tejet të vështira, ndërsa autoritetet lokale dhe organizatat ndërkombëtare frikësohen se bilanci i viktimave do të rritet ende gjatë orëve në vijim. /BBC/

Continue Reading

Të kërkuara