Lajmet

​KEDS/KESCO: Ne nuk rrisim çmime e as nuk ndryshojmë tarifa

KEDS tha se asnjë shtet nuk ka drejtuar gishtin nga kompania distributive për krizën.

Published

on

KEDS dhe KESCO përmes një komunikate për media kanë thënë se nuk rrisin çmime dhe as nuk janë përgjegjës për strukturën tarifore. Sipas tyre, kjo strukturë ndërtohet pas aplikimit për Të Hyrat Maksimale të Lejuara (MAR).

“Në aplikimin tarifor, të gjitha Palët e Interesit, duke na përfshirë edhe neve, kemi të drejtë të dërgojmë propozime tona. Por, është ZRRE ajo që merr vendimet. Deri tash, 95 përqind e propozimeve tona nuk janë marrë parasysh. Pra, heqja e bllok tarifës në vitin 2017 ishte dhe mbetet përgjegjësi ekskluzive e ZRRE-së. Ne nuk jemi politikbërës, por jemi vetëm kompani operative”, thuhet në komunikatë.

KEDS tha se asnjë shtet nuk ka drejtuar gishtin nga kompania distributive për krizën.

“Kompania distributive shpërndanë energjinë elektrike që e ka në dispozicion. Nëse ka prodhim të mjaftueshëm dhe nëse kostoja e importit mbulohet, sistemi nuk afektohet. Në Kosovë ndodhi e kundërta: Kostoja e importit nuk u mbulua për muaj të tërë, ndërsa kur energjia elektrike nevojitej më së shumti, u reduktua ndjeshëm prodhimi vendor. As çmimet e importit as prodhimi vendor nuk janë në dorën tonë. Kur kostot nuk mbulohen, vjen deri te krisja e hallkave të zinxhirit elektroenergjetik. Borxhi i akumuluar ndaj KOSTT dhe KEK ka ardhur pikërisht nga mosmbulimi i kostove të importit për një kohë të gjatë. Nëse ky borxh do t’u paguhej kompanive, kufizimet e energjisë elektrike do të fillonin qysh nga muaji shtator”, thuhet në komunikatën e KEDS/KECO.

Sipas kompanive, sikur politikbërësit të vepronin në kohë dhe të merrnin parasysh kërkesat dhe paralajmërimet e tyre, Kosova nuk do të vinim në këtë situatë.

“Ne, kemi bërë në vazhdimësi aq sa kemi pasur në dorë. Fitimet dhe humbjet e KEDS/KESCO janë të rregulluara dhe nëse tejkalohet, atëherë kthehet vitin tjetër në sistem me 8 përqind kamatë. Pra, gjithçka është formulë matematikore! Ndryshe, të dy kompanitë e kanë përmbyllur vitin e fundit me humbje. Ndërkohë, krejt çka është fituar deri tash, ka shkuar për të mirën e qytetarëve të Kosovës. Kemi investuar për tetë vjet të operimeve tona rreth 190 milionë euro në rrjetin elektrik të vendit, që e gjetëm në gjendje të rëndë. Ai tashmë është përmirësuar ndjeshëm. Si rezultat i operimeve dhe investimeve efiçiente ka shumë vjet që çmimet e energjisë elektrike nuk kanë ndryshuar. Të njëjtën kohë, pronarët kanë dhënë nga xhepat e tyre deri tash mbi 60 milionë euro për humbjet joperformuese”, thuhet në komunikatë.

KEDS/KESCO kanë kërkuar edhe njëherë nga të gjitha palët politikbërëse që të bëjnë më të mirën e mundshme për funksionimin e sistemit, pasi nga vendimet dhe politikat adekuate, përfiton direkt konsumatori kosovar.

Sipas KEDS/KESCO në rrethana krize, kur secili e kryen punën me përkushtim dhe përgjegjësi, atëherë ajo përballohet shumë më lehtë. 

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara