Lajmet

Paralajmërohet debat për mospërfshirjen e komunave veriore në vendimin e ZRrE-së

Sipas opozitës, Qeveria nuk është e interesuar që të parandalojë rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Published

on

Tri partitë opozitare po kundërshtojnë ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike. PDK, LDK e AAK pas dështimit të rezolutës kanë akuzuar qeverinë, shumicën parlamentare dhe ZRrE-në për koordinim të plotë në rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Opozita ka paralajmëruar edhe debat të jashtëzakonshëm për mos përfshirjen e katër komunave veriore në këtë vendim.

Në një konferencë të përbashkët të këtyre tri partive, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se Qeveria nuk është e interesuar që të parandalojë rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Kjo mazhorancë e dha një mesazh të qartë sot se ka këtu një koordinim të plot mes kryeministrit Kurtit, në mes ZRrE-së dhe Grupit Parlamentar të LVV-së, të tri këto institucione bashkë janë bërë bashkë që të implementojnë një bllok tarifë, e cila është e papërballueshme për jetën e qytetarëve në Kosovë. Sot LVV bëri një gjest, e cila e tregoi qartë pozicionimin e LVV-së dhe të Kurtit sa i përket çmimit të energjisë elektrike. Nuk votuan, një rezolutë e cila do t’i kërkonte ZRrE-së, si institucion që i jep llogari Kuvendit të Kosovës që të mos vazhdojë me një politikë të tillë. Prandaj ne nuk kishim si të vazhdonim më tutje në seancë e cila është krejt e parëndësishme”, ka deklaruar Tahiri.

Ai është pyetur edhe për protestat e paralajmëruara dhe pjesëmarrjen e opozitës në këto kundërshtime. Por për këtë u shpreh se do të ketë njoftim ditëve në vijim.

“Ka mekanizma ligjorë përmes institucioneve tona gjyqësore, i cili duhet të kundërshtohet. Ka edhe mekanizma ligjor sepse këtu kemi një mospërputhje të madhe edhe me rregullativën që është në fuqi edhe me legjislacionin që është në fuqi. Në anën tjetër ky vendim po del në pah që tashmë e ka ngrit një problem politik shumë të madh. Unë nuk e di çfarë kompetence ka Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë për të ndarë territorin e Republikës së Kosovës. Katër komuna në veri të vendit nuk janë të përfshira në bllok tarifa. Tash po na del në pah një problem politik goxha i madh. Unë nuk po dua të paragjykoj sepse besoj që do të kemi një debat të veçantë ekskluzivisht për këtë çështje. Unë nuk e di a po e çon atë territor një autonomie apo çka?”, ka shtuar ai.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se do të shfrytëzojnë të gjithë mekanizmat ligjor për të kundërshtuar këtë vendim. Ai tha se nuk mund të bëhen pjesë e kësaj loje, përkundër numrave të mjaftueshëm që ka mazhoranca.

“Këto improvizime mashtruese të kësaj qeverie duke tentuar të fshihen nga mosdija, të fshihën prapa veprimeve të ZRrE-së apo edhe të krizës globale janë treguesi më i qartë në mos efikasitetin e treguesit të detyrave kushtetuese që i kanë si mandat të plotë. Më e rëndësishmja është mbrojtja e interesave të qytetarëve dhe nga varfëria, mbrojtja nga ndëshkimet, pa përgjegjësia, e cila me mosveprimet e saj e ka sjellë deri në këtë situatë”, ka thënë Zemaj.

E shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri u shpreh se ZRrE dhe qeveria kanë sinkronizim të plot në raport me këtë tarifë.

“Secili shqiptar i dytë e ka votuar LVV-në dhe mosmarrja pjesë në votim të LVV-së, realisht e dështoi rezolutën. Që në rastin më të keq e kishte ndihmuar ZRrE-në dhe qeverinë që të mos rrit çmimin e energjisë. Për shkak se rezoluta nuk është obligative, është rekomanduese dhe sugjeruese. Dhe e kishte ndihmuar këtë proces, në procesin e konsultimit. ZRrE dhe Qeveria kanë sinkronizim të plotë në raport me këto tarifë”, ka deklaruar ai.

Ai u shpreh se vendimi për ngritje të çmimit të energjisë elektrike është për të varfëruar qytetarin e Kosovës.

Pas mungesës së vendimmarrjes lidhur me propozim rezolutën e dalë nga debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike, PDK, LDK e AAK nuk kanë qëndruar në seancën e sotme.

Vendi

Caktohet seanca për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar për sot mbajtjen e seancës dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Albert Sylajt, i cili dyshohet për vrasjen e ish-kunatës së tij, Arlinda Zekaj.

I dyshuari Sylaj u arrestua mbrëmjen e së martës në Deçan, pas kërkimeve nga Policia e Kosovës.

Ai akuzohet se e ka privuar nga jeta me sëpatë 49-vjeçaren Arlinda Zekaj. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nis protesta kombëtare në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Prishtinë për protestën kombëtare të thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në shenjë revolte dhe ndërgjegjësimi pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Pjesëmarrësit po bashkohen për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet, si dhe për të ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave dhe femicideve.

Organizatorët dhe qytetarët pritet të marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit me thirrjet për mbrojtjen e jetës së grave dhe ndëshkimin maksimal të kryerësve të veprave të tilla.

Continue Reading

Vendi

Ndalohen punimet në gjashtë ndërtime për shkak të pasigurisë

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka pezulluar punimet në gjashtë objekte ndërtimi në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Gjilan, Skenderaj dhe Ferizaj, pasi gjatë inspektimeve në terren ka konstatuar parregullsi serioze sa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi i punimeve do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe përmbushjen e plotë të kërkesave ligjore. Inspektorati u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë me përpikëri masat mbrojtëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës e shëndetit të punëtorëve.

Continue Reading

Lajmet

Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore në Serbi, kërkon trajtimin e çështjes së shqiptarëve

Published

on

By

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Listën Studentore pas zgjedhjeve parlamentare, duke theksuar se një bashkëpunim i tillë duhet të mbështetet në dialog serioz dhe në përmbushjen e kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Kamberi ka deklaruar se shqiptarët nuk synojnë të marrin poste vetëm për të krijuar përshtypjen e përfshirjes në institucione, por kërkojnë zgjidhje konkrete për problemet me të cilat përballen.

Sipas tij, prioritet mbetet zbatimi i Planit 7-pikësh, si dhe adresimi i çështjeve urgjente, përfshirë pasivizimin e adresave, përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe të drejtat në arsim.

“Mesazhi im për ta do të ishte i thjeshtë: nëse synoni një Serbi demokratike, të përgjegjshme dhe me marrëdhënie më të mira rajonale, atëherë përfshijeni edhe çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në vizionin tuaj për ndryshim”, ka deklaruar Kamberi.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar se Serbia duhet ta trajtojë Kosovën si partnere të barabartë dhe të ndërtojë marrëdhënie mbi bazën e dialogut dhe respektit të ndërsjellë.

Sipas raportimeve për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, Lista Studentore ka siguruar shumicën, duke i dhënë fund pushtetit 12-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit. Megjithatë, përfaqësues të kësaj liste kanë deklaruar se në raport me Kosovën mbështesin Kushtetutën e Serbisë, e cila e konsideron Kosovën pjesë të territorit të saj.

Ndërkohë, partitë shqiptare morën pjesë në zgjedhje përmes një liste të përbashkët, duke siguruar dy ulëse në Kuvendin e Serbisë pas një periudhe të gjatë.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara