Kronika e zezë

​Kazinotë ilegale në Karaçevë, arrestohet personi i tretë

I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person lidhur me organizimin e kazinove ilegale në fshatin Karaçevë të Kamenicës. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Përndryshe, më 15 dhjetor të vitit 2021, Policia ka zhvilluar një operacion për bixhoz të paligjshëm, me ç’rast kishte arrestuar dy persona. Si vazhdimësi e operacionit ishin kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse ku jetonin të dyshuarit, si dhe objektet tjera ku janë zhvilluar veprimtaritë e lojërave të fatit.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 96 aparate të lojërave të fatit, katër shtëpiza kompjuterike, tre llaptop , tre monitor, dy TV që janë përdorur për lojëra të fatit, një pistoletë e llojit Ekol special 99 së bashku me shtatëmbëdhjetë fishekë, një gjenerator, si dhe 469,15 euro (të gjeturat në aparatet e lojërave të fatit). Të gjitha aparatet (96 copë) dhe një gjenerator sipas procedurave të parapara iu janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme. Në vendngjarje në fshatin Karaqevë, Inspeksioni Komunal i Komunës së Dardanës ka asistuar Policinë e Kosovës në rrënimin e tri objekteve të cilat janë ndërtuar pa leje në të cilat kanë qenë duke u ushtruar veprimtaritë e kundërligjshme të lojërave të fatit, ndërsa një objekt tjetër, është mbyllur dhe shirituar nga Inspeksioni Komunal, Dardanë. Rasti është duke u hetuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Themelore, përfshirë edhe kërkimin e disa personave të tjerë si të dyshuar të mundshëm”, thuhej në komunikatë.

Kronika e zezë

​Arrestohen tre persona për fajde në Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona në Prizren nën dyshimet se janë të përfshirë në veprat penale fajde dhe detyrim.

Në vendbanimet e personave të dyshuar janë sekuestruar dy automjete, para dhe dëshmi të rëndësishme, të cilat do të përdorën si dëshmi në procedura të mëtutjeshme.

Dyshohet se këta persona duke kanosur viktimën, në vazhdimësi kanë tentuar ta detyrojnë që të veprojë kundër pasurisë së tij.

Të dyshuarit pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit ndalohen për 48 orë.

Continue Reading

Kronika e zezë

​Një qytetar në veri të Mitrovicës sulmohet, fyhet në gjuhën shqipe dhe serbe

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicë të Veriut është raportuar një rast sulm dhe fyerje.

Sipas policisë, ankuesi ka njoftuar se derisa ishte duke ecur në trotuar me tre persona, dy motorë skuter me nga dy persona të cilët kanë qenë duke lëvizur në rrugë i kanë fyer në gjuhen shqipe dhe në gjuhen serbe dhe të njëjtit i kanë gjuajtur me një shportë plastike duke e goditur viktimën.

“Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të urës lindore”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Kronika e zezë

Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, lëndohet një këmbësor

Published

on

By

Një këmbësor ka pësuar lëndime të rënda dje si pasojë e një aksidenti në Lipjan. Deri tek aksidenti ka ardhur pasi një burrë duke e drejtuar një motoçikletë e ka goditur këmbësorin viktimën mashkull kosovar.

“Rr. Avdi Kelmendi, Lipjan 30.09.2024-15:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë e ka goditur këmbësorin viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Kronika e zezë

Shpërthim në Podujevë, policia po e heton rastin

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shpërthim ka ndodhur në Podujevë në orët e para të së dielës. Rasti është trajtuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka dëgjuar një shpërthim. Në vendin e ngjarjes ku dyshohet se ka ndodhur shpërthimi kanë dalë njësitet përkatëse policore, me ç’rast është njoftuar edhe njësia për deminim dhe hetuesia”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Lidhur me rastin thuhet se është njoftuar edhe prokurori dhe hetimet janë duke vazhduar.

Continue Reading

Të kërkuara