Sport

​Katër ndeshje evropiane të hendbollit zhvillohen këtë vikend në Kosovë

Kampioni në fuqi, Istogu, do të përballet me skuadrën nga Portugalia, SIR 1Maio/Ada CJB.

Published

on

Plot katër ndeshje të Kupave Evropiane do të luhen në fundjavë në vendin tonë. Bëhet fjalë për ndeshje të raundit të dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) për hendbolliste.

Kampioni në fuqi, Istogu, do të përballet me skuadrën nga Portugalia, SIR 1Maio/Ada CJB. Të dy ndeshjet luhen në palestrën “Karagaçi” në Pejë, për shkak të gjendjes jo të mirë të palestrës në Istog. Ndonëse ishte premtuar, renovimi i palestrës në Istog nuk është bërë ende dhe KHF Istogu është detyruar të zhvendoset në Pejë. Në Istog ishin planifikuar edhe ndeshjet e Kombëtares A dhe aktivitete tjera të Kombëtareve, që po ashtu do të mbahen në qytete tjera.

Ndeshja e parë e Istogut është të shtunën prej orës 18:00. Ndërsa ndeshja e dytë është të dielën prej orës 18:00.

Istogu ka fituar Superkupën kohë më parë dhe është i gatshëm për ndeshjet evropiane. Priten dy ndeshje të forta dhe interesante.

Me marrëveshje mes dy klubeve, dy ndeshje në shtëpi i zhvillon edhe KHF Ferizaj. Ferizajaset përballë do ta kenë skuadrën nga Izraeli, Maccabi Arazim Ramat gan. Ndeshja e parë është të shtunën prej orës 20:15 në palestrën “Bill Clinton”. Në të njëjtën arenë të dielën prej orës 19:00 është ndeshja e dytë.

Ferizaj ka angazhuar shumë lojtare të huaj dhe është konsoliduar për kampionatin e ri. Njëjtë si Istogu, synon suksesin në Kupën Evropiane.

Sport

Fabrizio Romano e konfirmon, Arsenali transferon një yll të Chelseat

Published

on

Arsenali ka finalizuar transferimin e portierit Kepa Arrizabalaga nga Chelsea, sipas raportimeve të Fabrizio Romano.

Portieri 30-vjeçar spanjoll i bashkohet ‘Topçinjve’ si zëvendësues i David Rayas, me marrëveshjen që thuhet se kap vlerën e 5 milionë funtesh.

Ky transferim u mundësua nga një klauzolë lirimi që Kepa e kishte përfshirë në kontratën e tij me Chelsean gjatë verës së kaluar.

Klauzola i jepte mundësinë të largohej për një tarifë të caktuar dhe Arsenali e ka aktivizuar atë për ta sjellë portierin në ‘Emirates’.

Ish-portieri i kombëtares spanjolle pritet të rivalizojë Rayën për vendin e titullarit, duke i dhënë Mikel Artetës më shumë alternativa në portë.

Përvoja dhe cilësia e Kepas konsiderohen si një aset i vlefshëm për skuadrën, ndërsa ai është përforcimi i radhës pas mbërritjes së Martin Zubimendit.

Transferimi i Kepas vjen pas një periudhe të përzier shtatëvjeçare te Chelsea, ku ai fitoi katër trofe të mëdhenj dhe regjistroi 163 paraqitje.

Continue Reading

Sport

Botërori i klubeve: Atletico Madrid “bie” në grupe edhe pas fitores, PSG dhe Botafogo vijojnë më tej

Published

on

Kupa e Botës për Klube ka hyrë në ndeshjet e fundit të fazës në grupe, teksa në Grupin B çdo gjë ka përfunduar.

Sfida me interesin më të madh ishte ajo mes Atletico Madrid dhe Botafogos, që pa spanjollët fitues me rezultatin 1-0, e cila nuk i mjaftoi skuadrës së Simeones për të vazhduar më tej, me ekipin brazilian që kalon në fazën e 1/16-ave.

Gjithsesi, fitorja e Atleticos shërbeu si një “asist” për PSG-në. Kampionët e Europës triumfuan me rezultatin 0-2 përballë amerikanëve të Seattle Sounders, duke marrë kështu kreun e Grupit B, pasi verdikti i ndeshjeve direkte ra, me të treja skuadrat që mundën njëra-tjetrën dhe golavarazhi ishte ajo që shërbeu për të vendosur fatet e grupit.

Kështu PSG do të përballet në fazën e 1/16-ave me vendin e dytë të Grupit A, ndërsa Botafogo me fituesin e këtij grupi.

REZULTATET:

ATL. MADRID 1-0 BOTAFOGO

Griezmann 87’

SEATTLE SOUNDERS 0-2 PSG

Kvaratskhelia 35’, Hakimi 67’

Continue Reading

Sport

Llapi “blindon” yllin e skuadrës

Published

on

Continue Reading

Sport

Darwin Nunez jep sinjale pozitive për kalimin te Napoli

Published

on

Napoli ka marrë sinjale inkurajuese nga sulmuesi i Liverpoolit, Darwin Núñez, për një transferim të mundshëm gjatë këtij afati kalimtar.

Sipas Fabrizio Romano, lojtari nga Uruguaji i ka dhënë “dritën e gjelbër fillestare” klubit italian, pasi është bindur nga projekti sportiv i prezantuar nga trajneri i ri, Antonio Conte.

Núñez është i hapur për këtë lëvizje, por marrëveshja tani varet nga aspektet financiare. Liverpool kërkon një shumë të konsiderueshme për kartonin e tij, ndërsa edhe paga e lojtarit është një faktor kyç që mund të ndikojë në realizimin ose jo të transferimit.

Sulmuesi 25-vjeçar ka pasur një sezon me ulje-ngritje te Liverpooli, por potenciali i tij mbetet i lartë dhe ai shihet si një profil i përshtatshëm për futbollin italian dhe stilin e Contes.

Negociatat pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, me zhvillime që mund të jenë vendimtare për fatin e këtij transferimi të madh të verës.

 

Continue Reading

Të kërkuara