Aktualitet

​Kaos në aeroportet gjermane: Valixhe të humbura, fluturime të anuluara

Vetëm në aeroportin e Mynihut, sipas dpa, janë depozituar disa mijëra bagazhe që kanë humbur rrugës për te pronarët e tyre.

Published

on

Në mesin e sezonit të pushimeve verore, bagazhet që nuk u janë dorëzuar pronarëve po grumbullohen në aeroportet gjermane për shkak të mungesës së stafit, raportojnë agjencitë gjermane të lajmeve. Vetëm në aeroportin e Mynihut, sipas dpa, janë depozituar disa mijëra bagazhe që kanë humbur rrugës për te pronarët e tyre.

Në aeroportin më të madh gjerman në Frankfurt am Main, numri i valixheve që nuk iu dorëzuan pronarëve të tyre arriti në disa mijëra. Si një nga arsyet, përveç mungesës së stafit, administrata e aeroportit të Frankfurtit veçon numrin e madh të fluturimeve me vonesë. Lufthansa, e cila shërben si bazë në Aeroportin e Frankfurtit, ka anuluar fluturime shtesë deri në zgjidhjen e situatës me valixhet e grumbulluara.

Aeroporti i tretë më i madh i vendit, ai në Dusseldorf, nuk mund të vlerësojë numrin e valixheve të humbura të gjetura në magazinat e këtij aeroporti të Gjermanisë Perëndimore, por i referohet kompanive ajrore, të cilat mbajnë statistika për bagazhet e humbura. Situata është e ngjashme me aeroportet më të vogla si ato në Hamburg, Hanover apo Shtutgart, të cilët në periudhën aktuale në fillim të pushimeve verore në shumë shtete federale janë në kufi të kapacitetit.

Duke pritur me orë të tëra. Ndërkohë, kritikat për situatën kaotike në aeroportet gjermane, ku duhet të presësh me orë të tëra për të dorëzuar bagazhet, si dhe kontrollet e sigurisë, nga linjat ajrore dhe autoritetet e aeroportit, i drejtoheshin pjesërisht qeverisë gjermane.

“Situata në aeroportet gjermane ka qenë prej kohësh e parashikueshme. Pse qeverisë gjermane i duhen pesë javë për të nxjerrë leje speciale për importin e punëtorëve nga Turqia?”, tha zëdhënësja e opozitës, Unioni Kristian Demokrat CDU/CSU, Anja Karlicek.

Ajo thotë se ministritë përkatëse kanë injoruar paralajmërimet nga industria e udhëtimeve dhe sindikatat e linjave ajrore për javë të tëra.

Continue Reading

Bota

Kaja Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi, domosdoshmëri për rrugën drejt BE-së

Published

on

By

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, ka theksuar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për të dyja vendet në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian. Ajo ka nisur të mërkurën vizitën në Serbi dhe do të vazhdojë të enjten në Kosovë, për të përfunduar në Maqedoninë e Veriut. Kallas ka thënë se tani është momenti i duhur për t’u angazhuar sërish në këtë proces.

Në një postim në rrjetin social X, ajo ka shkruar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të takohet me qeveritë dhe shoqëritë civile të këtyre vendeve për të mbështetur rrugën e tyre drejt BE-së, duke theksuar se dialogu Beograd-Prishtinë është i domosdoshëm për të ecur përpara.

Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) ka publikuar një komunikatë për vizitën e saj në këto tre vende, që është e para prej kur Kallas mori detyrën e shefes së diplomacisë së BE-së para gjysmë viti.

Megjithatë, në komunikatë nuk jepen detaje për takimet në Kosovë, ndryshe nga vizitat në Beograd dhe Shkup ku specifikohen takimet me presidentë, kryeministra dhe ministra. Për Kosovën, thuhet vetëm se Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile.

Continue Reading

Bota

Dy punonjës të ambasadës izraelite qëllohen për vdekje në Washington

Published

on

By

Dy punonjës të ambasadës së Izraelit janë qëlluar për vdekje mbrëmjen e 21 majit 2025, pranë Muzeut Hebraik të Kryeqytetit në Washington. Viktimat, një burrë dhe një grua, u qëlluan rreth orës 21:05 me orën lokale, teksa po dilnin nga një ngjarje kulturore në muze. Identiteti i tyre nuk është bërë ende publik.

Policia ka identifikuar të dyshuarin si Elias Rodriguez, 30 vjeç, nga Çikago, i cili ndodhet në paraburgim. Sipas autoriteteve, Rodriguez është parë duke u sjellë në mënyrë të dyshimtë pranë muzeut para ngjarjes. Ai është afruar një grupi prej katër personash dhe ka qëlluar me armë zjarri, duke lënë të vdekur dy prej tyre.

Shefja e policisë së Washingtonit, Pamela Smith, ka deklaruar se gjatë arrestimit, Rodriguez ka brohoritur “Liri për Palestinën”. Hetimet janë duke u zhvilluar për të përcaktuar nëse ngjarja ka qenë një krim urrejtjeje ose e lidhur me ndonjë akt të mundshëm terrorizmi, ka njoftuar edhe përfaqësuesi i FBI-së, Steve Jensen.

Zëdhënësja e ambasadës izraelite, Tal Naim Cohen, konfirmoi se viktimat ishin pjesë e stafit të ambasadës dhe po merrnin pjesë në një aktivitet hebraik. Ajo tha se ambasada është thellësisht e tronditur dhe në komunikim të ngushtë me autoritetet amerikane.

Kryetarja e Bashkisë së Washingtonit, Muriel Bowser, theksoi se nuk ka kërcënim të vazhdueshëm për qytetarët, ndërsa Shefja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Kristi Noem, u zotua se “autori do të sillet para drejtësisë”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka dënuar ashpër sulmin, duke e quajtur një akt të motivuar nga antisemitizmi. “Këto vrasje të tmerrshme, të bazuara qartazi në urrejtje, duhet të marrin fund. Urrejtja dhe radikalizmi nuk kanë vend në SHBA,” shkroi ai në platformën e tij Truth Social, duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave./CNN/

Continue Reading

Bota

Kanadaja nis bisedimet me SHBA për t’u bashkuar me sistemin mbrojtës “Kupola e artë”

Published

on

By

Qeveria kanadeze tha se është në bisedime me SHBA-në për t’u bashkuar me sistemin e  mbrojtjes nga raketat “Kupola e Artë”, që synon të kundërshtojë kërcënimet ajrore të “gjeneratës së ardhshme”.

Zyra e kryeministrit Mark Carney tha se ka “diskutime aktive” midis Kanadasë dhe SHBA-së mbi sigurinë, duke përfshirë programet ekzistuese dhe të reja si Golden Dome.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zbuloi planin për sistemin e ri të mbrojtjes nga raketat më herët të martën, duke njoftuar një shumë fillestare prej 25 miliardë dollarësh (18.7 miliardë paund) për ta ndërtuar atë. Ai shtoi se Kanadaja ka shprehur interes për t’u bashkuar.

Ekspertët kanë dyshime se si SHBA-të do të ofronin një sistem gjithëpërfshirës dhe është e paqartë se si do të merrte pjesë Kanadaja ose sa do të paguante.

Continue Reading

Bota

BE bie dakord për krijimin e një fondi mbrojtës prej 150 miliardë eurosh

Published

on

By

Vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord sot për krijimin e një fondi me vlerë deri në 150 miliardë euro (170 miliardë dollarë) për prokurimin e përbashkët të armëve.

Kreditë do të përdoren për të investuar në mbrojtjen ajrore dhe raketore, sistemet e artilerisë, raketat dhe municionet, dronë dhe sistemet anti-dronë – si dhe për të adresuar nevojat e tjera nga lëvizshmëria kibernetike deri te lëvizshmëria ushtarake”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen kur prezantoi planin në mars.

Përpjekjet aktuale të riarmatimit të vendeve të BE-se – kanë për qëllim të pengojnë Rusinë nga sulmi i mundshëm ndaj një vendi tjetër evropian pas Ukrainës.

Agjencitë e inteligjencës supozojnë se Rusia mund të fillojë një luftë tjetër deri në vitin 2030.

Presioni mbi BE-në për të rritur ndjeshëm shpenzimet e mbrojtjes dhe ndihmën për Ukrainën është intensifikuar më tej – pasi Uashingtoni pezulloi ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe vuri në pikëpyetje angazhimin e saj për të mbrojtur Evropën.

Po jetojmë në kohët më të rëndësishme dhe të rrezikshme”, tha Von der Leyen më herët.

Ky është momenti i Evropës dhe ne duhet ta përmbushim atë”, shtoi ajo.

Von der Leyen shpreson që së bashku me kapitalin privat dhe fondet shtesë nga Banka Evropiane e Investimeve, fondi mund të mobilizojë deri në 800 miliardë euro për mbrojtjen.

Fondi i ri, i cili ende duhet të miratohet zyrtarisht nga ministrat e BE-së javën e ardhshme, është pjesë e një sërë iniciativash për të përmirësuar kapacitetet mbrojtëse të Evropës.

Komisioni Evropian gjithashtu u lejon shteteve anëtare më shumë liri veprimi për shpenzimet e mbrojtjes sipas rregullave zakonisht të rrepta të borxhit dhe deficitit të BE-së./atsh

Continue Reading

Të kërkuara