Sport

​Ja pse Mourinho lëshoi konferencën për shtyp pas humbjes nga Lazio

Mourinho u largua nga konferenca për shtyp.

Published

on

Sipas raporteve të shumta në Itali, José Mourinho u grind me disa gazetarë pas derbit të Romës dhe u largua nga konferenca e tij për shtyp.

“Special One” ishte mjaft i zhgënjyer pasi skuadra e tij pësoi humbjen e dytë të sezonit kundër rivalëve të qytetit Lazio.

Mourinho reagoi ndaj humbjes së Romës duke mbledhur lojtarët e tij në mes të fushës dhe mbajti para tyre një fjalim motivues.

Sidoqoftë, ai nuk mund ta fshihte zhgënjimin e tij gjatë intervistave të tij pas ndeshjes pasi fajësoi gjyqtarin dhe VAR-in duke thënë se ata e prishën lojën me vendimet e tyre.

Por ky nuk ishte fundi i një nate zhgënjyese për ish -trajnerin e Tottenhamit dhe Manchester United.

Sipas disa raporteve në Itali, trajneri portugez doli nga konferenca e tij për shtyp pas ndeshjes pas një debati me gazetarin e “Sky Sport”, Angelo Mangiante dhe reporterë të tjerë.

Është ende e paqartë pse Mourinho u grind me gazetarët, por me siguri ai nuk e mbajti shtypësin e tij pas ndeshjes dhe u largua nga salla e konferencave dukshëm i irrituar.

Që nga hyrja në fuqi e masave anti Covid-19 klubet në Serie-A kanë miratuar një strategji qe pyetjet e gazetarëve dërgohen së pari tek një ndërmjetësues dhe më pastaj i transmetohen trajnerit.

Por, kjo duket se e ka irrituar kësaj radhe Mourinhon i cili ka dalë nga salla dhe është dëgjuar duke thënë:

“Lazio paska zgjedhur njeriun që të flas për ne. Gazetarët prandaj le të flasin më atë”, është shprehur portuezi. Lazio e fitoi derbin lokal me Romën me rezultat 3-2.

Sport

Sigal Prishtina triumfon në fund dramatik ndaj Bashkimit

Published

on

By

Sigal Prishtina ka regjistruar një fitore të rëndësishme në Superligën e Kosovës në basketboll, duke mposhtur Bashkimin me rezultat të ngushtë 79:77, në ndeshjen e zhvilluar të dielën mbrëma në Pallatin e Rinisë, pa praninë e shikuesve.

Përballja e fundit e xhiros së pestë solli rivalitet dhe emocione deri në sekondat e fundit. Bashkimi, që vinte pas gjashtë fitoreve radhazi dhe konsiderohej favorit, hasi në rezistencën e fortë të prishtinasve, të cilët luftuan deri në fund për ta siguruar fitoren.

Minuta e fundit nisi me epërsinë 78:77 të Prishtinës. Pas disa tentimeve të pasuksesshme nga të dyja skuadrat, Malcolm Armstead realizoi një gjuajtje të lirë, duke çuar rezultatin në 79:77. Bashkimi pati mundësinë e fundit për ta përmbysur rezultatin, por Shanon Shorter nuk arriti të shënonte nga distanca për tri pikë.

Më i dalluari te Prishtina ishte Vincent Golson me 30 pikë dhe gjashtë asistime, ndërsa Bryson Dawkins kontribuoi me 14 pikë e tetë kërcime. Kontribut të rëndësishëm dhanë edhe Daniel Hankins Sanford, Malcolm Armstead dhe Edmond Azemi.

Në anën tjetër, Shanon Shorter ishte më efikasi te Bashkimi me 19 pikë, ndërsa Adrio Bailey dhe Lejson Zeqiri realizuan nga 15 pikë secili.

Pavarësisht humbjes, Bashkimi mbetet lider i tabelës me nëntë pikë, ndërsa Sigal Prishtina regjistron fitoren e tretë të sezonit, duke pasur bilanc prej tri fitoreve dhe dy humbjeve, njëjtë si Golden Eagle Ylli, Trepça dhe Bora.

D.L

Continue Reading

Sport

Real Madridi triumfon ndaj Sevillas me katër gola

Published

on

By

Real Madridi ka regjistruar një fitore bindëse ndaj Sevillas, duke triumfuar me rezultat 4:1 në stadiumin “Santiago Bernabeu”, në kuadër të xhiros së nëntë të La Ligas.

Skuadra madrilene kaloi në epërsi në minutën e 30-të, falë një goli të bukur të Arda Gulerit, ndërsa shtatë minuta më vonë, Kylian Mbappe dyfishoi rezultatin.

Sulmuesi francez u rikthye në listën e golashënuesve në minutën e 63-të, duke realizuar nga pika e bardhë me një goditje të stilit “Panenka”. Me këtë dygolësh, Mbappe arriti në kuotën e nëntë golave në po aq paraqitje në kampionat.

Sevilla ngushtoi epërsinë në minutën e 80-të përmes Manuel Buenos, por reagimi i madrilenëve ishte i menjëhershëm. Vetëm dy minuta më vonë, Yan Diomande realizoi një tjetër gol të bukur, duke vulosur rezultatin përfundimtar 4:1.

Me këtë fitore, Real Madridi ngjitet në pozitën e tretë me 21 pikë, një më pak se Atletico Madridi i vendit të dytë, ndërsa Barcelona kryeson tabelën me 27 pikë. Sevilla mbetet në vendin e gjashtë me 14 pikë.

D.L

Continue Reading

Sport

Fundjavë e pasur me futboll në Evropë, përballje interesante në pesë ligat kryesore

Published

on

By

Kjo fundjavë pritet të sjellë emocione të shumta për adhuruesit e futbollit evropian, me ndeshje interesante në Premier League, La Liga, Bundesliga, Serie A dhe Ligue 1.

Sipas programit të ndeshjeve, e shtuna do të nisë me përballjen ndërmjet Evertonit dhe Chelseat në orën 13:30, ndërsa Brentfordi do të presë Liverpoolin nga ora 16:00.

Në La Liga, Espanyoli do të përballet me Atletico Madridin në orën 14:00, ndërsa një nga takimet më interesante pritet të jetë ai ndërmjet Real Betisit dhe Barcelonës, që është paraparë të zhvillohet në orën 18:30.

Bundesliga sjell përballjen ndërmjet Union Berlinit dhe Borussia Dortmundit nga ora 15:30, ndërsa Bayern Munichu do të presë RB Leipzigun në orën 18:30.

Në Serie A, Venezia do të luajë kundër Napolit nga ora 15:30, kurse Bologna dhe Interi do të përballen në orën 18:30.

Ndërkohë, në kampionatin francez, Strasbourgu do të presë Paris Saint-Germainin në orën 17:15, ndërsa Lille–Brest dhe Troyes–Lens janë paraparë të zhvillohen nga ora 20:45.

Edhe e diela sjell një program të ngjeshur. Në Premier League, Bournemouthi do të përballet me Sunderlandin në orën 15:00, në të njëjtën kohë kur Leedsi do të luajë kundër Manchester Unitedit. Nottingham Foresti do të presë Arsenalin nga ora 17:30.

Në La Liga, Malaga do të përballet me Real Sociedadin në orën 18:30, ndërsa Real Madridi do të presë Sevillan në orën 21:00.

Në Bundesliga, Bayer Leverkuseni do të luajë kundër Freiburgut në orën 15:30, kurse Borussia Mönchengladbach do të përballet me Hoffenheimin nga ora 17:30.

Serie A sjell takimin Udinese–Lecce në orën 12:30, Milan–Atalanta në orën 18:00 dhe përballjen Juventus–Lazio në orën 20:45.

Në Ligue 1, Paris FC do të presë Rennesin nga ora 17:15, ndërsa Lyoni do të përballet me Nicen në orën 20:45.

Përballjet ndërmjet Bayern Munichut dhe Leipzigut, Real Betisit dhe Barcelonës, si dhe Milanit dhe Atalantës, pritet të jenë ndër takimet që do të tërheqin më së shumti vëmendje gjatë kësaj fundjave.

Ndeshjet do të zhvillohen më 17 dhe 18 tetor, ndërsa skuadrat do të synojnë rezultate pozitive në vazhdim të garës për pozitat e larta në kampionatet përkatëse.

D.L

Continue Reading

Sport

FIFA dënon Spanjën për thirrjet diskriminuese të tifozëve ndaj myslimanëve

Published

on

By

Përfaqësuesja e Spanjës është dënuar nga FIFA me mbyllje të pjesshme të stadiumit në ndeshjen e ardhshme miqësore, pas thirrjeve diskriminuese të tifozëve ndaj myslimanëve gjatë përballjes me Egjiptin.

Incidenti ndodhi më 31 mars, në stadiumin “RCDE” të Espanyolit në Barcelonë, ku një grup tifozësh spanjollë u dëgjuan duke bërë thirrje islamofobike në minutën e dhjetë të pjesës së parë, të cilat u përsëritën edhe gjatë pjesës së dytë.

Gjatë ndeshjes, në ekranin e madh të stadiumit u shfaq një mesazh paralajmërues, përmes të cilit tifozëve iu kërkua të ndalonin thirrjet diskriminuese.

Pas incidentit, FIFA nisi procedurë disiplinore për sjellje islamofobike dhe ksenofobike, ndërsa vendimi për dënimin u zyrtarizua të premten.

Sipas vendimit, Spanja do të duhet të mbyllë 15 për qind të kapacitetit të stadiumit për tifozët në miqësoren e ardhshme. Megjithatë, këto vende mund të shfrytëzohen nga familjarë, studentë dhe përfaqësues të organizatave që luftojnë diskriminimin.

Përveç këtij dënimi, Federata Spanjolle e Futbollit është gjobitur me rreth 20 mijë euro.

Përballja miqësore ndërmjet Spanjës dhe Egjiptit kishte përfunduar pa gola, 0:0.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara