Lajmet
Italia do të vazhdojë të mbështesë shëndetësinë kosovare
Gexha-Bunjaku dhe De Riu janë pajtuar për fuqizimin e projekteve të përbashkëta në shëndetësi.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiU. d. ministrja e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Dafina Gexha-Bunjaku ka pritur sot në takim njoftues Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.
Sipas njoftimit ministror, në këtë takim është biseduar për pandeminë COVID-19, procesin e vaksinimit dhe mbështetjen që Kosovës i kanë dhënë partnerët ndërkombëtarë në ballafaqimin me sfidën e pandemisë.
Në këtë drejtim, Ministrja Gexha-Bunjaku ka falënderuar shtetin e Italisë për mbështetjen konkrete që i ka ofruar sistemit shëndetësor në Kosovë në vazhdimësi.
Ministrja Gexha-Bunjaku dhe Ambasadori De Riu janë pajtuar për fuqizimin e projekteve të përbashkëta në shëndetësi dhe gjithashtu, kanë theksuar rëndësinë e vaksinimit dhe zbatimin e masave kundër COVID-19 me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik.
Lajmet
Nga Franca për Kosovën: Rektori i UBT-së nderohet me çmimin “European Quality Leader First Finalist” nga Organizata Evropiane për Cilësi
Published
2 hours agoon
November 15, 2024By
UBTnewsNë Kongresin e 65-të të European Quality Congress, i cili u mbajt në Francë, themeluesi dhe Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, është nderuar me çmimin European Quality Leader First Finalist nga Organizata Evropiane për Cilësi (EOQ).
Në mesin e personaliteteve të shumta nga Evropa, ShBA, Kina, India, Kanada dhe shumë shtete të tjera, Rektori Hajrizi u nderua për kontributin e jashtëzakonshëm në avancimin dhe promovimin e menaxhimit të cilësisë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në nivel global. Ky çmim është një vlerësim për përkushtimin dhe punën e tij të gjatë në fushën e cilësisë dhe përpjekjet që kanë ndikuar në ngritjen e standardeve të cilësisë dhe zhvillimin e shoqërisë.
“Për mua dhe për vendin tim, marrja e këtij çmimi është një arritje e veçantë dhe e paharrueshme. Ky çmim nuk është thjesht një nderim personal, por një njohje për gjithë punën që kemi bërë në avancimin e cilësisë dhe në përmirësimin e standardeve të jetesës”, u shpreh Rektori Hajrizi.
Çmimi i dhënë nga EOQ vlerëson individët që kanë udhëhequr me sukses organizata dhe kanë kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme për përmirësimin e cilësisë dhe menaxhimit të saj, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë.
Ky çmim është një dëshmi për përkushtimin e Rektorit Hajrizi ndaj cilësisë, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke krijuar mundësi për rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të sektorëve të ndryshëm që lidhen me menaxhimin e cilësisë. Rektori Hajrizi është personaliteti i parë në mbarë trojet shqiptare, dhe ndër personalitetet e pakta në Evropë, që është nderuar me çmim të tillë.
Në fjalën e tij, Rektori Hajrizi theksoi se ky çmim është një nderim i madh për Kosovën. Ai e konsideroi këtë çmim si një arritje të përbashkët dhe ia dedikoi atë Kosovës, kolegëve dhe familjes.
“Ky çmim është një nderim që ia dedikoj Kosovës, stafit tim, kolegëve dhe familjes time. Motivimi më i madh për mua është ta prezantoj këtë arritje si një sukses të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ky çmim konfirmon se Kosova ka kaluar fazën e tranzicionit dhe ka hyrë në zhvillimin e saj të qëndrueshëm,” theksoi Rektori Hajrizi.
Organizata Evropiane për Cilësi (EOQ) përfshin më shumë se 70,000 anëtarë dhe 500,000 kompani brenda organizatave anëtare dhe partnere të saj në Evropë dhe në mbarë botën.
Çmimi “European Quality Leader First Finalist” jepet çdo vit nga EOQ për personalitete të njohura që kanë arritur të udhëheqin organizatat e tyre drejt suksesit, si dhe për ata që kushtojnë kohën, energjinë dhe njohuritë e tyre duke ndarë bindjet për të mirën e shoqërisë evropiane!/UBT News/©D.E
Lajmet
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës të adresohen në dialog
Published
6 hours agoon
November 15, 2024By
UBTnewsBashkimi Evropian tha se po ndjek me kujdes zhvillimet në veri të Kosovës të lidhura me funksionimin e shërbimeve që mbështeten nga Serbia. Zëdhënësi i bllokut, Peter Stano, tha se këto çështje duhet të adresohen në kuadër të dialogut të Brukselit për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne jemi duke ndjekur zhvillimet dhe jemi në dijeni për raportet për arrestimin e një drejtori serb të shkollës në Kosovë. Unë mund të rikujtoj se BE-ja ka qenë shumë, shumë e qartë se statusi dhe tranzicioni i disa shërbimeve të mbështetura nga Serbia, sidomos sistemi shkollor dhe edukativ, duhet të adresohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, paralelisht me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që është obligim i kamotshëm i autoritetvee të Kosovës”, tha Stano, duke bërë thirrje për përmbajtje nga hapat e njëanshëm.
Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka ndërmarrë disa veprime në veri, që janë kritikuar nga faktori ndërkombëtar. Ekzekutivi kosovar ka ndaluar përdorimin e dinarit serb, ka mbyllur disa degë të postës serbe, si dhe institucione paralele, duke thënë se kanë cenuar kushtetutshmërinë e Kosovës.
Në shtator të këtij viti, ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, i tha Radios Evropa e Lirë se institucionet arsimore dhe shëndetësore në veri, që funksionojnë sipas sistemit serb, aktualisht, nuk kërcënohen nga mbyllja e mundshme, por shtoi se serbët e Kosovës “duhet të jenë të gatshëm për një skenar që nuk do të na pëlqejë”.
“Hapat e njëanshëm që zvogëlojnë qasjen në këto shërbime, në shëndetësi apo shkollim, do të kishin efekt negativ në jetën e përditshme të njerëzve dhe në kushtet e jetës për serbët dhe komunitete tjera në Kosovë. Ky do të ishte dështim i Kosovës në respektimin e obligimeve nga procesi i integrimit të Kosovës”, tha Stano.
Duke u përgjigjur në pyetjet rreth kërcënimeve të Serbisë se mund të tërhiqet nga dialogu, Stano tha se dialogu është kusht si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë në procesin e integrimit në BE. Ai tha se nuk përparim në dialog, nuk do të ketë përparim as në procesin e integrimit.
“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja bazohet në nevojën dhe gatishmërinë e të dyja palëve për të arritur një marrëveshje me ndihmë e BE-së. Kjo është diçka që palët kanë kërkuar dhe që është mbështetur nga BE-ja dhe nga Kombet e Bashkuara. Pra, ne do ta lehtësojmë dialogun për aq sa palët do të jenë në dialog dhe për aq sa ato do të jenë të interesuara për procesin e anëtarësimit në BE. Nëse nuk do të ketë dialog nuk do të ketë proces të integrimit”, tha Stano.
Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog në Bruksel që nga viti 2011. Procesi, i cili mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, synon normalizimin e raporteve mes vendeve. Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica nga to nuk janë zbatuar./REL/
Lajmet
Kuvendi me seancë të hënën, Osmani pritet tu adresohet deputetëve
Published
7 hours agoon
November 15, 2024By
UBTnewsKuvendi i Kosovës ka njoftuar se të hënën më 21 nëntor do të mbahet seancë plenare.
Në këtë seancë është paralajmëruar vetëm një pikë e rendit të ditës, “adresimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës”.
Kjo seancë është paralajmëruar të mbahet nga ora 09:30.
Lajmet
Kurti: Qeveria është për familjen, synojmë barazinë dhe nxitjen e punësimit
Published
7 hours agoon
November 15, 2024By
UBTnewsQeveria e Kosovës ka lansuar skemën për mbështetjen e punësimit për anëtarët e aftë për punë të familjeve përfituese nga pilotimi i reformës së asistencës sociale, duke subvencionuar 70 për qind të pagës së tyre për gjashtë muaj. Po ashtu, të njëjtit, nuk do të largohen automatikisht nga skema sociale.
Kryeministri Albin Kurti tha se kjo masë synon barazinë dhe nxitjen e punësimit.
“Në lansimin e projektit për reformën e asistencës sociale premtuam një program i cili synon barazinë dhe nxitjen e punësimit. Premtimin për reformë që pikësynim ka barazinë shoqërore e kemi realizuar duke hequr kriteret diskriminuese dhe duke prezantuar teste të reja të varfërisë. Si rezultat, në fillim të këtij muaji, 1824 familje në nevojë përfituan mbështetje financiare duke u bërë kështu pjesë e grupit të parë të përfituesve. Premtimin e dytë për nxitjen e punësimit po e realizojmë duke mos larguar automatikisht nga skema ata që punësohen, por duke inkurajuar dhe mbështetur integrimin e tyre në tregun e punës. Nëse në të kaluarën familjet me asistencë sociale punësimin e kanë parë si kërcënim për largim nga skema e asistencës sociale, sot duhet ta shohin si mundësi që të sigurojnë të ardhura të nevojshme për të mos pasur nevojën për skemën… Kjo realizohet në dy faza. Faza e parë përfshinë subvencionimin e 70 për qind të pagës së punëtorit për 6 muaj me radhë. Si mbështetje shtesë nëse punësimi vazhdon edhe për 6 muaj të tjerë punëdhënësi do të përfitojë gjithashtu një pagesë të njëhershme”, tha ai.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se përmes kësaj skeme synohet inkurajimi i punësimit të anëtarëve të familjeve përfituese të asistencës sociale. Ai dha edhe detaje sa do të jetë subvencionimi i pagës për një punëtor për gjashtë muaj, si dhe shuma e tjetër për gjashtëmujorin e dytë.
“Ne inkurajojmë punësimin dhe ky është hapi i dytë. Të gjitha familjet që janë përfituese të skemës së asistencës sociale përmes këtij projekti e kanë obligim që të regjistrohen si punëkërkues në Agjencinë e Punësimit të gjithë ata persona që janë të aftë për punë. Persona nga 18 deri 64 vjet duhet të regjistrohen si punëkërkues në mënyrë që këshilltarët që i kemi këtu do të bëjnë ndërmjetësimin e punësimit për këta persona… Secilit biznes që angazhon të punësuarit nga kjo skemë për 6 muajt e parë i paguhet 70 për qind e pagës apo deri 350 subvencionim apo deri 500 euro paga bruto nëse e marrim si pagë. Kurse për gjashtë muajt e dytë, nëse vazhdon punësimi më tutje, është paraparë që në fund të periudhës së gjashtëmujorit të dytë të jepet edhe një 20 për qind i të gjitha pagave të gjashtë mujorit të dytë”, deklaroi Murati.
Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci, tha se investimi në familjet me asistencë sociale nuk është vetëm një përgjegjësi morale, por edhe një strategji e qëndrueshme për secilin vend.
“Përmirësimi i cilësisë së jetës për njerëzit e Kosovës është një prioritet për Bankën Botërore. Parimet udhëzuese për të mbështetur Qeverinë e Kosovës dhe mbrojtjen e sistemit social është vendimtar për të arritur objektivat e përbashkëta. Ky program, i cili përfshin mbështetjen për familje me asistencë sociale dhe programet e punësimit, luan një rol esencial për të ndihmuar familjet kosovare që janë në krizë… Investime në sistemin e mbrojtjes sociale nuk është vetëm një përgjegjësi morale, por është një strategji e qëndrueshme dhe shëndetshme”, tha ai.
Nga Franca për Kosovën: Rektori i UBT-së nderohet me çmimin “European Quality Leader First Finalist” nga Organizata Evropiane për Cilësi
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës të adresohen në dialog
Jetëgjatësia, shtoni 9 vjet të jetën suaj me vetëm një lëvizje
Kuvendi me seancë të hënën, Osmani pritet tu adresohet deputetëve
Kurti: Qeveria është për familjen, synojmë barazinë dhe nxitjen e punësimit
Studentët e Media dhe Komunikimit në UBT vizitojnë bibliotekën, radion dhe shtypshkronjën e kampusit për praktikën gazetareske
Federata rumune u tregon tifozëve se si të sillen në ndeshjen me Kosovën
FFK ka një njoftim të rëndësishëm për tifozët para ndeshje Rumani-Kosovë
Qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut caktojnë ditën për mbledhjen e përbashkët
Të kërkuara
-
Bota2 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Lajmet3 months ago
Zgjedh Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT – Ferizaj dhe bëhuni liderët e së ardhmes
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë1 month ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman