Aktualitet

​Islanda në pritje të një shpërthimi vullkanik pas lëvizjeve të magmës

Toka nën gadishullin Reykjanes po dridhet pandërprerë.

Published

on

Një shpërthim i ri vullkanik pritet në ishullin e Atlantikut Verior të Islandës për shkak të një serie të re tërmetesh.

Imazhet e reja satelitore të gadishullit Reykjanes, në jugperëndim të Reykjavikut, treguan lëvizje të qarta të magmës nën sipërfaqen e tokës midis maleve vullkanike Fagradalsfjall dhe Keilir. Prandaj, gjeoshkencëtarët besojnë se ka shumë të ngjarë që një shpërthim të fillojë në gadishull në ditët ose javët e ardhshme.

Sipas Autoritetit Meteorologjik Islandez, fluksi i magmës nën Fagradalsfjall është rreth dy herë më i shpejtë se sa ishte gjatë shpërthimit në pranverën e vitit 2021. Në atë kohë, llava kishte dalë prej muajsh nga toka në zonë, pasi më parë ishte paralajmëruar nga një sërë tërmetesh.

Edhe këtë herë, toka nën gadishullin Reykjanes po dridhet pandërprerë. Mijëra lëkundje janë regjistruar nga autoritetet që nga fundjava, duke përfshirë një tjetër me magnitudë mbi katër, sot në mëngjes./ ATSH/

Lajmet

Kaq kushton nafta sot në Kosovë

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për 24 orët e ardhshme.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimi maksimal i lejuar për naftë është 1.68 euro për litër, për benzinë 1.49 euro, ndërsa për gaz 0.82 cent.

Kjo rritje e çmimeve vjen si pasojë e tensioneve të fundit në Lindjen e Mesme dhe pasigurisë në tregjet globale.

Edhe pse javë më parë u shënua një rënie e lehtë, situata gjeopolitike mes SHBA-së dhe Iranit ka bërë që çmimet e naftës të shënojnë përsëri trend rritës.

 

Continue Reading

Lajmet

Raportohet e zhdukur një grua në Prizren

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës njoftohet për zhdukjen e një gruaje në Prizren.

Sipas raportimit të familjarëve, viktima është larguar nga shtëpia që nga pasditja e së dielës dhe nuk është kthyer më.

Njësitet policore kanë nisur hetimet për gjetjen e saj dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Shtetasi i Serbisë godet me veturë një këmbësor në Mitrovicën e Veriut

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës njoftohet për një aksident trafiku me lëndime në Mitrovicën e Veriut, ku një shtetas i Serbisë ka goditur një këmbësor kosovar.

Sipas informacioneve të para, aksidenti dyshohet se ka ndodhur nga pakujdesia e drejtuesit të mjetit.

Viktima është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës së Veriut. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, me vendimin e të cilit procesi ka kaluar në procedurë të rregullt hetimore.

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Prishtinë për ngacmim seksual

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se është arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin për veprën penale të ngacmimit seksual.

Sipas Policisë, i dyshuari ka ngacmuar seksualisht viktimën, ndërsa detajet e mëtejshme rreth rrethanave të ngjarjes nuk janë bërë të ditura.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore.

Continue Reading

Të kërkuara