Lajmet

​Ish deputeti i LDK-së i reagon Mustafës: Kur nuk ke çka flet, më mirë është të mos flasësh fare

Published

on

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Naser Rugova ka reaguar ndaj shkrimit të kryetarit të dorëhequr të kësaj partie, Isa Mustafa, për rezultatin e LDK-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt.

Rugova shkrimin e Mustafës e sheh si një pendim të Mustafës për dorëheqjen e tij dhënë një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve. Ai nëpërmjet një shkrimi tha se më mirë të mos flitet kur nuk ke çfarë të thuash.

“E lexova reagimin e Kryetarit të dorëhequr. Mua mu duk sikur ishte penduar që kishte dhënë dorëheqje. Shumë keq! Kur nuk ke çka flet, më mirë është të mos flasësh fare, sepse vetëm sa i demotivon njerëzit edhe më shumë. Aman, na kurseni prej apologjive tuaja. Koha e përrallave dhe e riciklimit të figurave të harxhuara ka marr fund. Ne do të ecim përpara, por pa ju”, ka shkruar Rugova. 

Mustafa në Facebook mes tjerash u shpreh se nuk është fare pishman që LDK-ja e prishi raportin me Vetëvendosjen, meqë sipas tij njëjtë do të vepronte edhe sot.

Lajmet

Protesta në Shkup: Prindërit e viktimave në Koçan kërkojnë përgjigje

Published

on

By

Një marshim proteste po mbahet në Shkup nga familjet e viktimave të zjarrit në diskoteken Puls në Koçani, në të cilin humbën jetën 62 persona dhe u plagosën pothuajse 200 të tjerë.

Familjet po kërkojnë përgjigje rreth ngjarjeve të asaj mbrëmjeje fatale më 16 mars dhe se si po zhvillohet hetimi.

Tubimi filloi para zyrës së prokurorit dhe demonstruesit do të kalojnë Sheshin Maqedonia për të arritur te Parlamenti.

Hetimi tregoi se në 13 vitet e funksionimit, diskoteka nuk i është nënshtruar inspektimit. Në këtë rast, dyshohen 59 persona, përfshirë 14 oficerë policie dhe tre persona juridikë.

Ky është marshimi i pestë i prindërve dhe të afërmve të viktimave, katër të mëparshëm u mbajtën në Koçan.

 

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e Japonisë i dhuron grant QKMF-së në Deçan

Published

on

By

Ambasada e Japonisë në Kosovë ka dhuruar një grant për Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan, në mbështetje të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore në këtë komunë.

Në ambientet e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Deçan u prezantuan pajisjet mjekësore që janë dhuruar nga Ambasada e Japonisë në Kosovë. Donacioni mbërrin vlerën rreth 46 mijë euro ku janë  dhuruar një ultrazë dhe një karrige gjinekologjikë.

Ambasadori i Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama, ndërsa kujtoi se kjo qendër e mjekësisë familjare është ndihmuar prej qeverisë japoneze qysh në vitin 2001 përmes Kryqit të Kuq, tha se ambasada dhe populli japonez është i gatshëm dhe i interesuar për të ndihmuar Komunën e Deçanit.

“Kjo qendra është e rregulluar është e ndihmuar prej qeverisë japoneze, prej Kryqit të Kuq në vitin 2001, dhe kjo është ndihma e parë që jepet Komunës së Deçanit në këtë aspekt drejtpërdrejt për qendrën dhe ambasada dhe populli japonez është i gatshëm dhe i interesuar për të ndihmuar edhe në të ardhmen komunës së Deçanit dhe popullit të Kosovës”, tha ai.

Ndërsa kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj falënderoi shtetin e Japonisë për ndihmën e dhënë në fushën e shëndetësisë për këtë komunë që nga mbarimi i luftës e deri më sot.

“Ky objekt është falë popullit japonez, qeverisë japoneze dhe Kryqit të Kuq që ka qenë lajm më i mirë për qytetarët në atë kohë ku ky qytet nuk ka ekzistu dhe kohë pas kohe kemi pas përkushtimin dhe përkujdesjen te ambasadës japoneze, të popullit japonez, qeverisë njëkohësisht dhe ka rezultuar me bashkëpunimin e fundit që e ka një kuptim tepër domethënës që kjo qendër të funksionojë me standardin çfarë po funksionon tash”, tha ai.

Continue Reading

Lajmet

Bajrami: E turpshme që s’u konstituua Kuvendi, VV-ja po i mban peng institucionet

Published

on

By

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se është e turpshme që as të martën s’u konstituua Kuvendi, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po i mban peng institucionet e Kosovës, duke shtuar se “kjo po iu kushton qytetarëve”.

Pengmarrja e institucioneve nga ana e  Vetëvendosjes po iu kushton qytetarëve. Ata përballen me probleme të ndryshme e ato si adreson askush. Na vjen keq që në bazë të rezultatit dhe vullnetit tonë jemi pjesë e Kuvendit, por pa dashje jemi pjesë e këtij teatri që tashmë po besoj është bërë mjaft për secilin qytetar të Kosovës”, tha Bajrami.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pasi dështoi të zgjidhet kryeparlamentare për të gjashtën herë: Shpresoj në reflektimin e opozitës

Published

on

By

Kandidatja e VV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, shpreson në reflektimin e opozitës, pasi dështoi të zgjidhet kryeparlamentare për të gjashtën herë.

Kuvendi duhet të konstituohet. Shpresoj në reflektimin e opozitës“, ka thënë Haxhiu shkurtimisht para gazetarëve.

Ndryshe sot për të tetën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta konstituojë legjislaturën e re. Kandidatja e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu nuk i ka siguruar votat e nevojshme, ku në votim e sotëm, 54 deputetë votuan në favor të Haxhiu, 44 ishin kundër dhe tre abstenuan, duke mos arritur kështu pragun e 61 votave të nevojshëm

Continue Reading

Të kërkuara